Zona E Llapit - UQK

Zona E Llapit - UQK Zona Operative e Llapit

Katër vite pa te çmuarin Bajrush BehramiVepra e Balit do kujtohet gjithmonë me krenari, vepra e tij do shërbej si burim ...
18/07/2022

Katër vite pa te çmuarin Bajrush Behrami

Vepra e Balit do kujtohet gjithmonë me krenari, vepra e tij do shërbej si burim force dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

Dëshirën për liri nuk e venitën vitet e kaluar në burg e as persekutimet e pushtuesit, madje e forcuan edhe më shumë në idealin për liri. I shërbeu vendit si një patriot i vërtet në çdo hap të çlirimit dhe shtetndertimit.

Njeri me virtyte të larta, fjalë pak, modest dhe shumë i respektuar. Me një vedije të lart patriotike dhe i gatshëm për çdo sakrificë. Një artist i mirëfillt që shpreh më së miri shpirtin e tij të lirë dhe që nuk mund të robërohej në grilat nga burgut.

I përhershëm kujtimi për Bajrush Behramin.

09/07/2022

Gezuar festen madheshtore te Kurban Bajramit, nga thellesia e zemres ju urojme Vellezer dhe Motra lumturi te pafundme ne kete bote dhe boten tjeter! Amin o Zot. 🇦🇱

Heroi Ilir Konushevci, një nga themeluesit dhe kokat e furnizimit të UÇK-së me armë, do të mbushte sot 53 vjeç. Ai u vra...
22/06/2022

Heroi Ilir Konushevci, një nga themeluesit dhe kokat e furnizimit të UÇK-së me armë, do të mbushte sot 53 vjeç.

Ai u vra më 9 maj 1998. Lavdi!

Podujevë, urime Dita e Çlirimit! Lavdi gjithë dëshmorëve që kontibuan në etapa të ndryshme përgjatë historisë!
19/06/2022

Podujevë, urime Dita e Çlirimit!

Lavdi gjithë dëshmorëve që kontibuan në etapa të ndryshme përgjatë historisë!

LUFTA E MADHE PËR SHQIPËRI NATYRALE ZAHIR PAJAZITI 👉 Nga  Rudi Berisha👉 Që në fillimet e para të themelimit të një grupi...
08/05/2022

LUFTA E MADHE PËR SHQIPËRI NATYRALE

ZAHIR PAJAZITI

👉 Nga Rudi Berisha

👉 Që në fillimet e para të themelimit të një grupi gueril në Gollak-Llap, në krye të saj ishte i madhi Zahir Pajaziti. Por ky trim me ideale të kthyera në bindje, më fuqi në fitore, filloi aksionet bashkë më shokët e tij, për të sulmuar dhe luftuar kundër një forca të armatosur, pushtuese, kundër ish-Jugosllavisë respektivisht kundër Serbisë. Kundër shtetit kriminal dhe fashist që po mbante Kosovën e pushtuar.

👉 Zahir Pajaziti, kishte një pikënisje të saktë dhe pa gabime. Ai në radhë të parë filloi t’i largonte mbetjet ose bashkëpunëtoret e armiqve (me një fjalë, i largoi nga faqja e dheut tradhtarët e kombit). Vetëm duke i goditur tradhtarët e kombit, atëherë do sigurosh udhën e pastër dhe me të sigurt në aksionet tua kundër armiqve. Zahir Pajaziti i madh, vërtetë ishte duke qëndruar, vepruar dhe goditur korbat e zi nën hije, por hija me pas ju bë dritë, drita e përfshi e gjithë popullin e Kosovës nga të bëmat e të madhit Zahir Pajaziti.

👉 Ideali dhe bindjet e tij, që nga mësimi për te, me kanë lënë përshtypje, me kanë pëlqyer dhe me kanë frymëzuar që të mundohem të jem një laps i mprehtë, për të shkruar në shërbim të dëshmorëve, në dobi të popullit, në fuqizim të kombit me mundësi dhe kapacitetin tim që kam prej një shqiptari tepër-tepër të vogël në tokën shqiptare të madhe dhe madhështore e të lame me gjak.

👉 Edhe pse Zahir Pajaziti, çdo herë kishte pasur shumë kujdes, nuk i besonte çdo kujt, nuk rrinte me çdo kënd. Zahiri, mundohej që aksionet e tij të jenë vërtetë të fuqishme, të dridhinë Serbinë fashiste, pushtuese që po qëndronte në Kosovë. Çdo aksion i tij ka tmerruar armiqtë, besa dhe ca lidhje të armiqve, ju patë shti frikën në palcë. Lidhjet e armiqve, Zahiri i madh, i ka goditur pa mëshirë, me dorën e tij, a po të shokëve të tij, por të gjitha goditjet ishin të sakta dhe sot ato goditje që kanë qenë mbi koka të korbave të zi, janë të padiskutuara dhe janë goditje të merituara.

👉 Zahiri Pajaziti, e ka dashur Shqipërinë, atje është stërvitur që në grupin e parë. Por dora armike dhe bashkëpunëtoret e armiqve dhe atje në Shqipëri kishin arritur. Zahiri i madh, nuk u dorëzua kurrë, ai aksionet e tij i kishte nisur me besim dhe bindje të madhe që Kosova do çlirohet dhe me pas do i bashkohet Shqipërisë. Zahiri, kishte dhe plane për çlirim të trojeve tjera shqiptare. -Vërtetë Zahiri i madh, ka pasur plane të mëdha dhe të zgjeruara. Ka pasur qëllime ashtu siç ishte vërtetë njeri guximtar dhe me qëllim të qartë. Zahiri, kishte përgjigjeje se çka do nga të gjitha aksionet që po i bënte. Zahiri e kishte ditur përfundimin e të gjitha të bëmave të tij në dobi të kombit, atdheut, ai dhe kishte thënë: ‘’ Që Kosova, atdheu, do çlirohet, do e fitoi lirinë’’.

👉 Zahir i ndritur dhe i ditur, që në nisjen e tij guerile, ai e kishte ditur që Kosova do çlirohet. Vërtetë në atë kohë të kishe bindje të tilla, vërtetë është dashur të ishe një kokë e ndritur, por dhe një trup e mendje guximtare. Zahiri i madh, i kishte të dyja: Kishte kokë të ndritur dhe trup e mendje të guximshme. Ndërsa ca koka që thirreshin “ Si koka të ndritura dhe mendje frikacake’’, ata mendoni që Kosova nuk do çlirohet kurrë, ata thoni se: “ Serbia është e fuqishme, ka artileri të madhe për pak ditë do na fshi nga faqja e dheut ’’. Kështu kurrë nuk mendoi Zahiri i madh, ai mendoi që me guxim, shpirt, ideal, luftë do mundet Serbia përgjithmonë, kështu dhe ndodhi, siç tha Zahiri i madh. Zahiri ishte frymëzuar dhe nga Adem Demaçi i vogël me trup, por me një shpirt-guxim të madh dhe të pashoq. Nga Ademi i burgjeve ose Ademi që jetën, rinin e kaloi në burgje të ish Jugosllavisë, Serbisë, për të ndritur rrugët e popullit, siç thotë dhe ai vet

‘’ Unë isha një njeri i cili duhet të digjesha, që të tjerëve të shishin ma mirë, ta shishin njeri-tjetrin dhe në atë errësirë të robërisë, të kishin një orientim. Sepse le të jetë errësira sado e madhe, por vetëm një qiri të jetë diku, njerëzit orientohen andej. Po të mungonte ai qiri, atëherë orientimi bëhet i vështirë. Si mos të del Zahiri i madh, kur ka pasur frymëzim një njeri të guximshëm dhe të madh, të ndritur e të ditur siç ishte Simboli i çështjes sonë kombëtare, Adem Demaçi.

👉 Zahir Pajaziti, ishte një trim idealist, nacionalist dhe një shqiptar i madh. Ai gjithë jetën sa qëndroi në tokën tonë, ne shpirt dhe në mendje kishte çështje kombëtare, kishte ngulitur në kokën e tij strategjinë e themelimit të një ushtrie, por duke filluar vet të jetë ushtari i parë i kësaj njësie guerile dhe duke qenë vet i pari luftëtar për të realizuar me veprime atë që kishte të ngulitura në kokë. Këtë e dëshmoi në aksionet e tij. Por Zahir Papajziti, u bë dhe dëshmor prej të parëve për çlirim, liri të Kosovës, për çlirim të Kosovës që me pas t’i bashkohet Shqipërisë.

👉 Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet (dikush i tradhtoi dhe i qiti në prit) nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë me një veturë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në altarin e lirisë, bien duke luftuar me forcat milicore serbo-sllave e pushtuese.

👉 Zahir Pajazitit i ndodhi ajo qe ai çdo herë kishte pasur kujdes, kujdes t’ju besonte njerëzve, ra në prit, luftoi dhe nuk u dorëzua, luftoi deri në rënien e tij heroike, luftoi ballë për ballë me armiqtë e kombit. Zahiri i madh i mbylli sytë, i mbylli sytë Zahiri i madh, që të zgjohet dhe me i madh bashkë me rrezet e diellit. Rënia e tij bëri jehonë të madhe, rënia e tij u bë zgji për te dhe për gjithë popullin shqiptarë.

👉 Zahiri i madh, sot akoma me i madh, na bënë roje dhe dritë, është figurë qe duhet marr shembull dhe duhet frymëzuar ne nga personaliteti, guximi, dija dhe strategjia e tij. Vërtetë Zahiri ishte i madh, por dhe i madh mbeti, për tanë shqiptarët anë e kënd trojeve shqiptare dhe në mbarë botën. Zahiri, u shkri në shtatore të lirisë, atje buzë malit, afër kullës së madhe në fshatin Orllan, por dhe i ngritur në shtatore në qytetin e Besianës (Podujevë). Zahiri, po ashtu madhështor qëndron në shtatore e ballë lart dhe në Kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ky ishte dhe është Zahiri i madhe, ky është dhe do jetë Zahir Pajaziti.

“ Çdo goditje e ti mbi koka të tradhtarëve, goditje e padiskutuar, goditje e saktë, e qëlluar dhe mirë-menduar ’’

👉 Nderime veprës tuaj Zahiri im. Nderime për ty përjetësisht!

🎬 (Realizimi i fotografisë '' @ k3nart)

rudi@berisha
Dardani antike, 07 maj 2022

Urime Fitër Bajramin.Me dëshirë për shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Paçi gzime e lumturi gjithmonë e jeta...
02/05/2022

Urime Fitër Bajramin.

Me dëshirë për shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Paçi gzime e lumturi gjithmonë e jeta.

Zoti ua pranoftë Adhurimet dhe veprat e mira.

Vajza nga Podujeva: Lorela Durmishi eshte diagnostifikuar me Tumor ne tru , babai i saj kerkon ndihmë vetem edhe 72h kan...
19/04/2022

Vajza nga Podujeva: Lorela Durmishi eshte diagnostifikuar me Tumor ne tru , babai i saj kerkon ndihmë vetem edhe 72h kanë mbetur për dërgimin e saj jashtë vendi.
044-522-657
048-376-239
Nr: i xhirollogaris 2035000186942090

23 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë, e heroit nga Podujeva, Isuf Pollomi!
15/04/2022

23 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë, e heroit nga Podujeva, Isuf Pollomi!

Përvjetori i rënies heroike të dy dëshmorëve nga Podujeva
15/04/2022

Përvjetori i rënies heroike të dy dëshmorëve nga Podujeva

Sot 23 Vite Heroikisht Ra Deshmore Per Mos Te Vdekur Kurr Sami Plakolli L A V D I 🇦🇱
11/04/2022

Sot 23 Vite Heroikisht Ra Deshmore Per Mos Te Vdekur Kurr Sami Plakolli
L A V D I 🇦🇱

-Komandant ZAHIR PAJAZITI dhe Avni Ajeti ne Krujë Viti 1995 Lavdi 🇦🇱
31/03/2022

-Komandant ZAHIR PAJAZITI dhe Avni Ajeti ne Krujë Viti 1995
Lavdi 🇦🇱

Heroi i Kombit Bedri Ahmeti Komandant-Bedi me 24 mars 1999 ra në fushëbetejë në një pozicion shumë të rëndësishëm taktik...
25/03/2022

Heroi i Kombit Bedri Ahmeti Komandant-Bedi me 24 mars 1999 ra në fushëbetejë në një pozicion shumë të rëndësishëm taktik e opercional për ZOLL të UÇK-së.
Komandant Bedi ishte shumë i afërt e shumë i mirë me ushtarët dhe eprorët e tij, por shumë i ashpër gjatë luftimeve ndaj armiqve shekullorë. Bedi dallohej e shquhej me një trimëri të madhe përgjatë luftës. Bashkëluftëtarët e Bedit kemi qenë shumë me fat që kemi luftuar krah tij. Bedri Ahmeti me kujton Dëshmorin Bedri Shala me të cilin kishin ngjashmëri në qëllimin dhe vullnetin e tyre që luftën e bënë dasmë, ishin gjithmonë të buzëqeshur.
Për Komandantë Bedin nuk mjafton një përkujtim, emër rrugëve, shkolle apo lapidare. Ai do të lartësohet vetëm me realizimin e qëllimit të tij e bashkëluftëtarëve.
Me 5 mars 1998 u mobilizua populli për Liri, e me 24 mars 1999 u pa Liria në qiellin e Kosovës nga NATO.
Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Kombit
Lavdi veprës së çdo luftëtari të UÇK-së e jo vetëm.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Zoti e bekoftë popullin Shqiptar

Tash e njëzet e dy vjet më parë, në 1999, NATO-ja ndërhyri, për të shpëtuar Kosovën, për të ndaluar krimet që ndodhnin m...
19/03/2022

Tash e njëzet e dy vjet më parë, në 1999, NATO-ja ndërhyri, për të shpëtuar Kosovën, për të ndaluar krimet që ndodhnin mbi civilë, për të ndaluar masakrat që po ndodhnin mbi një popull të pafajshëm, të etur për liri. Nderhyri për shpëtimin e një populli, i cili rrezikohej të zhbëhej, jo vetëm nga vrasjet e masakrat, por, edhe nga spastrimi entik. Kjo ndërhyrje, ishte një ndërhyrje e domosdoshme, humanitare, e cila krijoi një realitet të veçantë, dhe që ndryshoi gjeopolitiken!

Populli i Kosovës, i është mirënjohës perjetësisht NATO-s, dhe miqëve të saj ndërkombëtarë edhe sot e kësaj dite, për shërbimin e vazhdueshëm, tash e 22 vite në partneritet të ngushtë me agjencionet e sigurisë së Republikës së KOSOVËS!

Rënia heroike në vijat e frontit të Dëshmorit të kombit, SHABAN. B. AVDIU nga fshati Bellopojë!Shabani ishte trim e atëd...
18/03/2022

Rënia heroike në vijat e frontit të Dëshmorit të kombit, SHABAN. B. AVDIU nga fshati Bellopojë!
Shabani ishte trim e atëdhetar i madh, luftes së UÇK-së, iu bashkua me bindjen se jeta në robëri nuk ishte jetë dhe për çlirim duhej dhënë gjithçka edhe jetën.

Lavdi e respekt për dëshmorët tanë.
LAVDI! 🇦🇱

07/03/2022
Dëshmorët e Llapit gjatë luftës 1997-1999Dëshmorët e Llapit gjatë luftës 1997-1999"Kjo është një monografi e cila ndërth...
03/03/2022

Dëshmorët e Llapit gjatë luftës 1997-1999
Dëshmorët e Llapit gjatë luftës 1997-1999

"Kjo është një monografi e cila ndërthen pothuajse të gjithë dëshmorët e Llapit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë monografi ju mund t'i gjeni figurat ushtarake e kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Llapit (ZOLL). Në hartimin e kësaj monografie të gjerë (për të cilën nuk mund të themi që është tërësisht e plotë) jemi bazuar në librin "Feniksët e Lirisë", ku janë të paraqitur të gjithë dëshmorët e Kosovës gjatë luftës së fundit (1997-1999). Pra, nuk kemi të bëjmë me dëshmorët si: Shaban Shala, Ali Ajeti, Hasan Ramadani, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Mehmet Ejupi, etj për të cilët gjatë kohës që kanë luftuar për atdhe nevojitet një artikull i veçantë. Këtë ta keni parasysh. Këtu mund të mungojnë disa emra, por jo në masë të madhe që pa më të voglin qëllim ndoshta nuk gjenden në libër. Mund të ketë edhe ndonjë gabim, qoftë në emër a mbiemër , në vite apo edhe në vendin e lindjes dhe të rënies. Andaj shumë prej jush do të mund t'i njihni këta dëshmorë dhe nëse vëreni ndonjë gabim secili prej jush me qetësi , pa polemika, pa nervozizëm na korigjoni dhe na tregoni se si duhet të jetë në të vërtetë."

Vërejtje: Emrat e dëshmorëve janë të renditur sipas alfabetit të gjuhës shqipe. Andaj, ne të gjithë i dimë meritat e secilit dëshmor dhe nuk duam keqkuptime në renditjen e tyre. Nëse gjejmë ndonjë gabim, mundësi për modifikim apo edhe nëse gjejmë dikë që nuk është vënë në këtë listë ne do ta përmirësojmë herë pas here.

Emri dhe mbiemri Viti dhe vendi i lindjes Viti dhe vendi i rënies

Abdyl R. Nimani 1954 Reçicë 1999 Demahmet

Abit P. Sinani 1980 Murgullë 1999 Ahishtë

Adem F. Gashi 1961 Bajqinë 1999 Kolovicë

Adnan I. Maliqi 1979 Orllan 1999 Miradi

Afrim Rr. Krasniqi 1966 Sibofc 1999 Sibofc

Agim Jusufi 1968 Dumnicë 1999 Uglar

Agron M. Rrahmani 1971 Ballofc 1998 Prishtinë

Agron Sh. Gashi 1974 Sibofc 1999 Sibofc

Ahmet H. Shabani 1982 Demahmet 1999 Ahishtë

Afrim Maliqi 1968 Dobratin 1998 Prishtinë

Afrim Rr. Krasniqi 1970 Sibovc 1999 Sibovc

Avni Dudi 1975 Llaushë 1999 Prishtinë

Avni Selmani ? ? 1998 Llapashticë

Avni N. Ymeri 1975 Gllamnik 1998 Vendenis

Bajram A. Murati 1937 Llapashticë 1998 Llapashticë

Bajram H. Latifi 1962 Dumnicë 1999 Prishtinë

Bedri Ahmeti 1969 Llapashticë 1999 Llapashticë

Bedri Bajrami 1974 Shtedim 1999 Majac

Bedri I. Bislimi 1976 Ballofc 1999 Ballofc

Bedri Maloku 1956 Bradash 1999 Bradash

Behar Begolli 1978 Tërnavë 1999 Sharban

Behram S. Behrami 1954 Pollatë 1999 Pollatë

Bekim H. Mani 1973 Përpellac 1999 Përpellac

Bekim Lushaku 1978 Podujevë 1998 Dobratin

Bekim Maliqi 1976 Batllavë 1998 Kaqanoll

Driton Azemi 1979 Bradash 1999 Llapashticë

Ekrem S. Bajrami 1978 Gërdoc 1999 Dyz

Elfir Behrami 1977 Metehi 1999 Kaqanoll

Enver N. Maloku 1960 Batllavë 1998 Batllavë

Esat Berisha 1965 Godishnjak 1999 Dyz

Eset H. Ibrahimi 1967 Dumnicë 2000 Klinë

Eset I. Maloku 1957 Bradash 1999 Bradash

Emin P. Sinani 1949 Murgullë 1999 Murgullë

Fadil Sejdiu 1972 Bradash 1998 Kaqanoll

Fahri Bici 1979 Podujevë 1999 Prishtinë

Fatmir D. Selmani 1976 Gllamnik 1998 Llapashticë

Fatmir Sh. Selmani 1976 Repë 1999 Repë

Fazli Fetahu 1971 Podujevë 1999 Surdull

Ferat B. Aliu 1980 Përpellac 1999 Përpellac

Faton V. Shabani 1978 Gërdoc 1999 Dyz

Hajdin S. Haliti 1961 Orllan 1999 Orllan

Hakif S. Zejnullahu 1962 Lladofc 1997 Pestovë

Hamdi S. Sejdiu 1958 Repë 1999 Repë

Hasan S. Dema 1970 Pollatë 1999 Pollatë

Hyzri H. Talla 1963 Podujevë 1998 Prishtinë

Halim Rr. Statovci 1971 Batllavë 1999 Batllavë

Ilaz B.Hyseni 1915 Kaqanoll 1998 Kaqanoll

Ilaz Selimi 1958 Repë 1999 Repë

Ilir Durmishi 1978 Shajkovc 1998 Prishtinë

Ilir H. Konushefci 1969 Llugë 1998 Bajram Curr

Isa Havolli 1943 Llapashticë 1998 Llapashticë

Ismet Dërguti 1971 Brainë 1998 Llapashticë

Islam Rekaliu 1975 Dobratin 1998 Dobratin

Ismet Latifi 1978 Majac 2001 Mateç

Ismet M. Beqiri 1956 Peran 1999 Peran

Isuf Pollomi 1963 Herticë 1999 Herticë

Jetullah Kastrati 1978 Obrançë 1998 Obrançë

Jetullah M. Islami 1950 Dyz (Podujevë) 1999 Dyz

Jusuf H. Pollomi 1963 Herticë 1999 Herticë

Kadri Qerimi 1968 Katunishtë 1999 Pakashticë

Lulëzim J. Jashari 1975 Batllavë 1998 Batllavë

Lutfi L.Krasniqi 1963 Sibovc 1999 Sibovc

Mehdi A. Musliu 1961 Dumnicë 1999 Studime

Mehmet Sh.Visoka 1938 Sfeçël 1999 Sfeçël

Mentor I. Retkoceri 1978 Lupç 1999 Sylevicë

Mentor Isa Humolli 1976 Lupç 1999 Koshare

Miftar A. Zejnullahu 1974 Përpellac 1998 Obrançë

Milaim H. Qerimi 1955 Repë (Podujevë) 1999 Repë

Mirsad S. Gashi 1980 Dobërdol 1999 Surdull

Muhamet Xh. Sokoli 1969 Llugë 1999 Koliq

Muharrem F. Mehmeti 1981 Pakashticë 1999 Koshare

Murat M. Murati 1956 Llapashticë 1999 Konushefc

Musë R. Qerimi 1981 Repë (Podujevë) 1999 Repë

Musë S. Begu 1968 Kaqanoll 1998 Kaqanoll

Mustafë I. Llapashtica 1954 Dyz 1999 Dyz

Nazmi Xh. Zhegrova 1975 Llapashticë 1998 Kaqanoll

Nexhmedin Llumnica 1958 Barilevë 1999 Konushefc

Ragip Ademi 1982 Zhiti 1999 Pollatë

Raif R. Haliti 1954 Llapashticë 1999 Llapashticë

Ramadan S. Behrami 1940 Kaqanoll 1998 Kaqanoll

Remzi N. Demolli 1965 Obrançë 1998 Obrançë

Rifat Goxhufi 1969 Lluzhan 1999 Gollak

Rush*t R. Selmani 1979 Llapashticë 1999 Llapashticë

Sabit Rrahimi 1958 Dobratin 1999 Dobërdol

Salih Qerimi 1943 Katunishtë 1999 Dyz

Sami Plakolli 1970 Letanc 1999 Orllan

Selim S. Rekaliu 1976 Dobratin 1998 Dobratin

Shaban B. Avdiu 1971 Bellopojë 1999 Sharban

Shahin B. Krasniqi 1963 Majac 1998 Në kufi

Shahin I. Krasniqi 1965 Majac 1998 - ?

Shahin R. Gashi 1955 Dobërdol 1999 Kaqanoll

Shefki A. Kuleta 1970 Tërnavë 1999 Penuhë

Shemsi Jusufi 1968 Dumnicë 1999 Dumnicë

Skënder H. Gashi 1970 Dobërdol 1999 Pakashticë

Skënder Rr. Zejnullahu 1976 Podujevë 1998 Llapashticë

Sylejman Statofci 1965 Batllavë 1999 Batllavë

Zahir Q. Pajaziti 1962 Turuqicë 1997 Pestovë

"Ju jeni drita e lirisë, Ju jeni themeli i pavarësisë, Ju jeni arsyeja pse ne sot jetojmë të lirë, Ju jeni feniksët e këtij dheu, Ju o më të dashurit tonë jeni simbol i këtij atdheu".

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Llapit!

L A V D I 🇦🇱♥️
02/03/2022

L A V D I 🇦🇱♥️

Zahir Pajaziti, Sabit Zejnullahu dhe Floretë Zejnullahu, viti 1995. Baza e parë e UÇK-së, Lladoc.(Foto nga faqja 'Komple...
01/03/2022

Zahir Pajaziti, Sabit Zejnullahu dhe Floretë Zejnullahu, viti 1995.
Baza e parë e UÇK-së, Lladoc.

(Foto nga faqja 'Kompleksi Memorial "Baza e parë e UÇK-së"')

Address

Zahir Pajaziti
Podujevë
11000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zona E Llapit - UQK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share