Indigo Fun

Indigo Fun Trajnime per multi-media. Info

20/12/2024
20/12/2024

Pamje të rënda: Momenti kur vetura godet turmën në Gjermani dhe lë të vdekur 11 persona

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi është përplasur në turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve, duke shkaktuar viktima të shumta.
Gazeta Bild raporton se të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportime të tjera nga mediat, duke iu referuar burimeve zyrtare, tregojnë se deri më tani janë konfirmuar dy viktima.
Michael Reif, zëdhënësi i qytetit të Magderburgut, ka konfirmuar se incidenti po trajtohet si sulm terrorist dhe jo si aksident, shkruan thetelegraph.
“Imazhet janë të tmerrshme. Informacioni im është se një veturë ka hyrë mes vizitorëve të tregut të Krishtlindjeve, por ende nuk mund të them nga cila drejtim dhe sa larg ka shkuar”, tha ai.

Matthias Schuppe, zëdhënës i qeverisë rajonale, gjithashtu konfirmoi vlerësimin e Reifit.
“Kemi arrestuar autorin. Ai është një burrë nga Arabia Saudite… mjek që ndodhet në Gjermani që nga viti 2006”, tha para gazetarëve në vendngjarje Reiner Haseloff, kryeministri i landit Saksoni-Anhalt.
“Nga ato që dimë deri tani, ai ka vepruar i vetëm, kështu që nuk mendojmë se ka ndonjë rrezik të mëtejshëm për qytetin”, shtoi ai.
Magdeburg, një qytet me 240 mijë banorë dhe kryeqyteti i provincës së Saksisë-Anhalt, ndodhet në perëndim të Berlinit.
Ky incident tragjik ka lënë gjurmë të thella në qytetin që zakonisht karakterizohet nga atmosfera festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

20/12/2024
🔴 Edi Rama në kuvendin e Kosovës: 𝐄 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐧𝐣ë𝐣𝐭ë 𝐩𝐚 𝐇𝐚𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐓𝐡𝐚ç𝐢𝐧.
20/12/2024

🔴 Edi Rama në kuvendin e Kosovës: 𝐄 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐞 𝐧𝐣ë𝐣𝐭ë 𝐩𝐚 𝐇𝐚𝐬𝐡𝐢𝐦 𝐓𝐡𝐚ç𝐢𝐧.

20/12/2024

20/12/2024

Kolla gjatë natës mund të frenohet nëpërmjet medikamenteve, ndryshimeve në stilin e jetesës dhe disa kurave natyrale.

20/12/2024

Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin

Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Kosova ka humbur 200 mijë banorë.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në katër vitet e fundit, siç u shpreh ai, nën Albin Kurtin.

“Humbja më e madhe është, dolën edhe të dhënat sot gjatë ditës së regjistrimit të popullatës, do të thotë në katër vitet e fundit ne i kemi humbur diku 200 mijë banorë minimumi, nën Albin Kurtin”, u shpreh tutje Buzhala

20/12/2024

Disa diplomatë të Shteteve të Bashkuara ndodhen në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ku planifikojnë që të takohen me përfaqësues të grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi që tani e ka pushtetin atje, por që ende ndodhet në listën e organizatave të cilat Uashingtoni i cilëson terroriste.
Vizita e amerikanëve vjen pas disa delegacioneve të tjera ditëve të fundit nga Kombet e Bashkuara dhe shtete të tjera, përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, raporton BBC.
Kjo është paraqitja e parë diplomatike formale e Shteteve të Bashkuara në Damask për më shumë se një dekadë.
Në mesin e zyrtarëve të lartë të delegacionit amerikan që pritet të marrin pjesë në takimin në Damask janë asistentja e sekretarit të Shtetit, Barbara Leaf, emisari i presidentit Joe Biden për pengje, Roger Carstens, dhe këshilltari i lartë në Byronë e Çështjeve të Lindjes së Afërt, Daniel Rubinstein.
“Ata do të jenë duke u angazhuar drejtpërdrejt me popullin sirian, përfshirë anëtarë të shoqërisë civile, aktivistë, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme dhe zëra të tjerë sirianë për vizionin e tyre për të ardhmen e vendit të tyre dhe për atë se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë mbështetjen e tyre”, tha në një deklaratë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ata planifikojnë që të takojnë përfaqësues të HTS-së, si shenjë gatishmërie për t’u marrë me grupin që ShBA-ja ende e cilëson organizatë terroriste, por duke i bërë presion që ta kryejë tranzicionin drejt një qeverie gjithëpërfshirëse dhe josektariane.

20/12/2024

Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, dhe thotë se kjo është darka e shtruar sonte për ushtarët e FSK-së në Istog.
“Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinj të bëjnë punën e kuzhinierit”.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Keshtu u servua dreka sot në Kazermen e FSK-së në Istog.

Nuk ka as kuzhinier, as organizim, as kushte. I detyrojnë ushtarët e rinjë të bëjnë punën e kuzhinierit.
ende je Ministër dhe për një post po bëhësh pjesë e turpit.

20/12/2024

Analisti Ilir Deda, ka kritikuar slloganin e partisë në pushtet për fushatën zgjedhore.
Ai tha se me slloganin 500 mijë vota për Lëvizjen Vetëvendosje, Kurti po kërkon diktaturë.
Ai tutje ka përmendur se si Kurtit po i pengojnë mediat, diskutimet e kritikat.
”Gjithkush po i pengon, po i pengon brenda në Kosovë. VV po e mbyll debatin publik. Edhe 100% të votave, jepja s’mundet me ndërru kushtetutën”, shprehej ndër tjera Deda. Po i pengojnë mediat, diskutimet, kritikat – çka do me bo ai me këta?”, tha Dedaj në Rubikon në Klan Kosova.

20/12/2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur trajtimin e rastit për çështjen e pronave në Badovc, që u zbulua pas një bisede mes asamblistëve të VV-së, gjatë një seance të tensionuar në kuvendin komunal në Prishtinë.
Nga PTH kanë bërë ditur se rasti është në fazën fillestare të procedurës.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se prokurori i shtetit është duke e trajtuar rastin dhe është në fazën fillestare të procedurës, andaj për momentin më shumë informata lidhur me këtë nuk mund të jepen!”.
Në pamjet që ka publikuar Sinjali më 9 dhjetor, Berat Lahu i kërkon sqarime Egzon Azemit për çështjen e Badovcit, ku dëgjohet duke thënë se “në emër të Kurtit janë vjedhë 50 milionë”.
“Albin Kurti thirrke njerëz në telefon – çone dorën. Qito situata na e kanë q* nanën”, dëgjohet tek thotë ai.

20/12/2024

Një sërë pretendimesh shqetësuese janë denoncuar për Spitalin e Pejës. Sinjalizues që i kanë shkruar Ministrisë së Shëndetësisë vënë në dyshim menaxhimin dhe përputhshmërinë e tij me standardet ligjore dhe profesionale. Gazeta Insajderi ka siguruar një kopje të këtyre denoncimeve. Spitali drejtohet nga mjekë që publikisht i ishin bashkangjitur partisë së Kryeministrit Kurti.

Address

Pejë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Indigo Fun posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Indigo Fun:

Videos

Share