Këshilli i Bashkësisë Islame - Istog

Këshilli i Bashkësisë Islame - Istog Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli i Bashkësisë Islame - Istog, Media, 2 Korriku, nr-69, Istog.

03/05/2023

Fadil Ferati(ish Kryetari i Istogut ,rahmet past)ka ndertu Xhami sa ishte kryetarë ndersa djali i tij Iliri rrezon rrethojat e xhamisë,Allahu ua dhasht hakun .

05/10/2022
Takim pune me Kforin Sloven
17/05/2022

Takim pune me Kforin Sloven

26/03/2022

Njoftim!

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta para (Llogaritja e kohës verore +1orë), andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

🕒 Kohët e namazit për neser, e diele – 27.03.2022

🌙 Imsaku: 4:46
☀️Lindja e Diellit: 6:20
☀️Dreka: 12:45
☀️Ikindia: 16:15
🌔Akshami: 19:04
🌑Jacia: 20:36

Takim me Kforin Slloven
31/01/2022

Takim me Kforin Slloven

Takim i frytshëm me Imamin dhe Këshillin e Xhamisë se Fshatit Dubrushë.
25/01/2022

Takim i frytshëm me Imamin dhe Këshillin e Xhamisë se Fshatit Dubrushë.

Allahu ua pranoftë
18/01/2022

Allahu ua pranoftë

Sot, për nder të festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Këshillit të Bashkesisë Islame ne Istog Tahir Bekaj priti në taki...
20/07/2021

Sot, për nder të festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Këshillit të Bashkesisë Islame ne Istog Tahir Bekaj priti në takim urimi me rastin e kesaj feste :
1.Kryetarin VV-s Agron Avdijaj me bashkëpunëtor,
2.Kryetarin e AAK-s Bekë Berisha me bashkëpunëtorë.

Në këtē takim uruan që të mbizotroj solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin.

 Kurban - Bajrami të martën më 20 korrik 2021Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog njofton besimtarët dhe opinion e gjer...
19/07/2021



Kurban - Bajrami të martën më 20 korrik 2021

Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është ditën e martë, më 20 korrik 2021.

Namazi i sabahut falet në orën 4:40.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:51.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 20 korrik 2021, Këshilli i Bashkësisë Islame Istog, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Këshillit nga ora 9:00-11:00.
Këshilli i Bashkësisë Islame-Istog të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!

Kryetari i KBI-Istog :Tahir ef.Bekaj priti sot ne takim Kryeimamin E BIRK-ut : Vedat ef. Sahiti.
16/07/2021

Kryetari i KBI-Istog :Tahir ef.Bekaj priti sot ne takim Kryeimamin E BIRK-ut : Vedat ef. Sahiti.

14/07/2021

NJOFTIM NË LIDHJE ME KURBANIN

Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog bën me dije qytetarët istogasë se institucioni përgjegjës dhe i vetëm për jetën fetare dhe organizimin e saj është Bashkësia Islame e Kosovës me degët e saj në komunat e vendit.
Qytetarët luten që pagesën e Kurbanit ta bëjnë në zyren e Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog.

Gjithashtu bëjmë të ditur se organizata të tjera që po mbledhin të holla për Kurban, nuk janë pjesë e Bashkësisë Islame dhe nuk kanë juridiksion për organizim të tillë.
Luten qytetatët që të mos bien pre e asnjë organizimi të kësaj natyre.

Me mirëkuptim

KBI-ISTOG

Vizitë nga Imami i Xhamisë së fshatit Dobrushë
21/06/2021

Vizitë nga Imami i Xhamisë së fshatit Dobrushë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog,Tahir ef. Bekaj,priti në takim një delegacion nga Kfori Slloven në kr...
15/06/2021

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog,Tahir ef. Bekaj,priti në takim një delegacion nga Kfori Slloven në krye me z.Sebastian Sezha.

Kryetari Bekaj,mysafirët i njoftoj për së afermi me organizimin e jetës fetare në Istog,duke deshmuar se KBI-Istog luan një rol shumë të rendesishëm në komunen e Istogut.
Ai po ashtu falendëroi shtetin Slloven që është pjesë e NATOS,e me theks të veçantë Kforin Slloven për ndihmen e vazhdueshme që i ka ofruar shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij,kryesuesi i delegacionit të Kforit Slloven i shprehi falënderime për pritje të ngrohtë nga ana e kryetarit Bekaj,ku u dakorduan për takime tjera në të mirën e vendit.

10/05/2021

Me rastin e festës së Fitër-Bajramit e cila do të jetë më datën 13 maj 2021 (e enjte), duke marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, si dhe në kuadër të marrjes së masave preventive për mospërshkallëzim të mëtutjeshëm të situatës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës të Kosovës nxjerr këtë:

N J O F T I M

Namazi i sabahut në ditën e Fitër-Bajramit do të falet nëpër shtëpi;
Organizimi i faljes së Fitër Bajramit do të bëhet në objektin e xhamisë dhe hapësirën përreth saj, por jo edhe në sheshe apo ambiente tjera të ngjashme publike;
Falja e namazit të Fitër-Bajramit do të bëhet në orën 05:53 min.;
Xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit të Fitër-Bajramit;
Gjatë kësaj kohe do të merrren tekbire, të lexohen pjesë nga Kurani dhe do të këndohen ilahi dhe salavate;
Ligjërata (hutbeja) e Fitër-Bajramit nuk duhet ta tejkalojë limitin kohor prej 10 minutash;
Pjesmarrësit në xhami duhet të vazhdojnë t’u përmbahen me përpikëri masave anticovid të marra nga Qeveria e Kosovës si dhe rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, si:
Pastrimi dhe dezinfektimi i duarve,
Bartja e maskës,
Mbajtja e distancës fizike (brenda dhe jashtë xhamisë),
Posedimi i sexhadeve personale (jo domosdoshmërisht),
Mosprezenca në xhami e personave me sëmundje kronike, si dhe e atyre që kanë simptoma të virusit,
Mosshtrëngimi i duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes apo me rastin e shprehjes së urimit për festën e bajramit,
Moskrijimi i turmave të njerëzve dhe shpërndarja e menjëhershme e xhematit pas ceremonisë fetare të Bajramit në xhami.
Nuk do të organizohet pritje për nder te festës së Fitër Bajramit në Kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e Këshillave lokal.

K R Y E T A R I,

Myftiu Naim TËRNAVA

Nata e madhe e KADRIT,Kjo natë është e bekuar dhe ka vlerë shumë të madhe,Është më me vlerë se një mijë muaj,Me vite i b...
08/05/2021

Nata e madhe e KADRIT,
Kjo natë është e bekuar dhe ka vlerë shumë të madhe,
Është më me vlerë se një mijë muaj,
Me vite i bije më shumë se 83 vite,
Thuajse sa një jetë e jona,

Allahu i madhëruar ua pranoftë agjërimin dhe veprat e mira në këtë muaj të bekuar!

"Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar. Vërtet, Ne gjithmonë kemi qenë paralajmërues".

(Kur'an,surja Duhaan;3)

ZEKATI DHE SADAKATUL FITRI 2021Të nderuar besimtarë islamë, qytetarë të Komunës së Istogut!Pejgamberi, paqja e mëshira e...
28/04/2021

ZEKATI DHE SADAKATUL FITRI 2021

Të nderuar besimtarë islamë, qytetarë të Komunës së Istogut!

Pejgamberi, paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi, do të mbetet pezull në mes tokës e qiellit, derisa besimtari ta japë Sadakatul Fitrin.

Tani, kur e kemi kaluar gjysmën e Ramazanit, ju ftojmë që obligimin e ZEKATIT DHE SADAKATUL FITRIT ta bëni sa më parë, e deri para faljes së Fitër Bajramit!

Pagesat, mund t’i kryeni:
- Në zyren e KBI-Istog, çdo ditë, prej orës 09-13;
- Te imami i secilës xhami, në kohën e çdo namazi;
- Në xhirollogarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, e prezentuar në afish;

Çdo kontribut i juaji, prej sadakatu-l fitrit, zeqatit, anëtarësisë apo bamirësive të tjera, do të shkojë në vendin e duhur dhe, mbi të gjitha në zhvillimin e jetës fetare!

Bashkësia Islame është organi i vetëm kompetent në vend, që kujdeset me përgjegjësi për punët e fesë. Ajo, është e juaja dhe ka qenë e tillë, ndër shekuj!

Zoti ju shpërbleftë, për çdo kontribut që e jepni në rrugë të Zotit!

Këshilli i Bashkësisë Islame
Istog

Freski Ramazani dhe Iftar i përbashkët me hoxhallarët e komunës së Istogut.Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit Këshilli ...
26/04/2021

Freski Ramazani dhe Iftar i përbashkët me hoxhallarët e komunës së Istogut.

Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit Këshilli i Bashkësisë Islame në Istog në vazhden e aktiviteteve të saja të shumta,sonte me dt. 26.04.2021 organizoj iftar me imamët e saj.

Xhamia e fshatit Shushicë "Mehmet Akif Ersoj"Xhamia në Shushicë qe ndërtuar më 1861, ndërsa ishte djegur më 4 prill 1999...
26/04/2021

Xhamia e fshatit Shushicë "Mehmet Akif Ersoj"

Xhamia në Shushicë qe ndërtuar më 1861, ndërsa ishte djegur më 4 prill 1999.Xhamia është restauruar nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në vitin 2015.

Pjesë e inaugurimit ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që nëpërmjet një video lidhjeje direkte u pat uruar të gjithë popullit kosovar për këtë Xhami që e mban emrin e Mehmet Akif Ersojit.

Xhamia e bukur e fshatit Shushicë të Istogut që e mban emrin e poetit ,dijetarit,shkrimtarit dhe autorit të himnit shtetëror të Turqisë:"Mehmet Akif Ersoj".

Mehmet Akifi u lind në vitin 1873 në Stamboll, ndërroi jetë më 27 dhjetor 1936 në Stamboll, në moshën 63 vjeçare.

Mehmet Akifi ishte me origjinë nga Shushica e Istogut ,babai i tij ishte Tahir Efendiu, i cili u lind në Shushicë të istogut ,ai ishte një myderiz i njohur në Medresen e famshme “Fatih” të Stambollit.

Drilon efendi Maraj
Imam në Xhaminë "Mehmet Akif Ersoj".

"E juaja  është vetem ajo që e dhuroni""Nuk pakèsohet pasuria me dhënjen e sadakas"Xhamisë së Re në Istog i'u shtuan edh...
23/04/2021

"E juaja është vetem ajo që e dhuroni"

"Nuk pakèsohet pasuria me dhënjen e sadakas"

Xhamisë së Re në Istog i'u shtuan edhe dy projekte maxhepse,me të cilat u zbukura xhamia dhe Istogu.

1,Shadervani i cili do shërbej për marrjen e abdesit.
Ky shadervan është ndërtuar nga Besim Alush Alushaj me vllezër dhe axhallarë dhe i dedikohet shpirtit të Alush Alushaj(Haxhi Lushi).
Projekti ne fjal kap vlerën prej: 14.000€.

2,Rrethoja e pusit(bunarit).
Donator është : Rexhep Nekaj
Projekti ne fjal kap vleren prej 500€

Kèto projekte përfunduan ditën e enjete me datë: 22.04.2021

E lusim Allahun e Plotëfuqishem qe donatorët ti shpërblej në të dy botrat dhe t'ua pranoj si sadaka të përhershme.

Imami i Xhamisë së Re në Istog:Tahir Efendi Bekaj

11/04/2021
 Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të ...
11/04/2021



Agjërimi i Ramazanit fillon më 13 prill 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021.
Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog,Tahir efendi Bekaj mori pjesë në tryezën e radhës të organizuar nga O...
07/04/2021

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Istog,Tahir efendi Bekaj mori pjesë në tryezën e radhës të organizuar nga Organizata OSCE me mision në Kosovë.

Xhamia e re e Istogut,bukuroshja e këtij qyteti!Imami:Hoxhë Tahir efendi Bekaj.(Foto nga Hoxhë Abedin Haxhiaj)
05/04/2021

Xhamia e re e Istogut,bukuroshja e këtij qyteti!
Imami:Hoxhë Tahir efendi Bekaj.

(Foto nga Hoxhë Abedin Haxhiaj)

Address

2 Korriku, Nr-69
Istog
31000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkësisë Islame - Istog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category


Other Istog media companies

Show All