Shkolla Fillore Abetarja-Softaj

Shkolla Fillore Abetarja-Softaj Primary Education

URIME 7 MARSI DITA E MËSUESIT.7 marsi njihet si dita kur për herë të parë u hap shkolla e parë shqipe në Korcë më 7 mars...
07/03/2025

URIME 7 MARSI DITA E MËSUESIT.

7 marsi njihet si dita kur për herë të parë u hap shkolla e parë shqipe në Korcë më 7 mars 1887.
Një popull apo një komb lartësohet me vlera të larta, vetëm atëherë kur ai popull është i përkushtuar për dije dhe arsimim.
Për këto vlera të dijes, rilindasit tanë përcaktuan rrugën e shkollës shqipe ,duke i rezistuar dhunës së Perandorisë Osmane, e cila kishte frikë nga kjo gjuhë hyjnore, që ishte aq e bukur dhe e bekuar.
Kështu që me hapjen e mësonjëtorës së parë në Korçë më 7 mars të vitit 1887, nga mësuesi i parë, atdhetari i shquar, Pandeli Sotiri,iu dha fund çdo dileme,se shqiptarët ishin të përcaktuar për dije dhe shkollim.
Qëllimi i tyre ishte që të përhapej dija, të hapen shkolla dhe t’i kthehet dinjiteti këtij populli të vjetër, që i dha shumë Evropës:trashëgiminë kulture ,dhe kulturën njerëzore në përgjithësi. Andaj me këtë edukatë e përkushtim patriotik trasuan rrugën për gjeneratat e ardhshme, që si porosi lanë ruajtjen dhe vlerën e shkollës shqipe ndër breza.
Prandaj, unë si drejtues i këtij institucioni u bëj thirrje të gjithë mësuesve ,që ta ndjekin rrugën e rilindasve tanë.
Urime edhe njëherë 7 marsin, ditën më të bekuar dhe më të veçant për popullin tonë.

Me respekt drejtori i shfmu abetarja Ismet Balaj.

8 Marsi – Dita e Nënës dhe e GruasPërgatitjet për festën e 8 Marsit në klasën e parë ishin plot ngjyra dhe emocion. Nxën...
07/03/2025

8 Marsi – Dita e Nënës dhe e Gruas

Përgatitjet për festën e 8 Marsit në klasën e parë ishin plot ngjyra dhe emocion. Nxënësit shënuan me shumë dashuri për nënat e tyre, duke vizatuar lule dhe duke shenuar mesazhe të ngrohta për nënat. Kartolinat u punuan me kujdes nga fëmijët me sindromë Down, dhe çdo detaj kishte një kuptim të veçantë. Le të shfrytëzojmë këtë ditë për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për nënat dhe gratë, duke i bërë të ndihen të vlerësuara, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit. Gëzuar 8 Marsin!
Klasa: I/2
Mësuese: Violetë Kurteshi

8 Marsi – Dita e Nënës dhe gruas.
07/03/2025

8 Marsi – Dita e Nënës dhe gruas.

Ka filluar faza e parë për rregullimin e parkingut të shkollës si dhe rrafshimi i parkut për rreth shkollës.Të nderuar b...
28/02/2025

Ka filluar faza e parë për rregullimin e parkingut të shkollës si dhe rrafshimi i parkut për rreth shkollës.Të nderuar bashkëvendas drejtoria e arsimit tashmë e ka miratuar kërkesën e drejtorit të shkollës abetarja për asfaltimin parkingut të shkollës me rreth 500 m2 , rregullimin e murit të betonit përsaj rrethojës së shkollës ku parkingu do të zgjerohet edhe 1.5 metra,duke i dhënë një pamje moderne infrastrukturore shkollës tonë.Faleminderit Komuna e Ferizajt ,faleminderit kryetar Agim Aliu për përkrahjen e vazhdueshme për shkollën Abetarja,Faleminderit Drejtor i drejtorisë për arsim Z.Afrim Llabjani.

Falenderim për prindin Hajrulla RamadaniTë nderuar prindër ,gjithmonë e kemi vlerësuar bashkëpunimin tuaj në rrugëtimin ...
19/02/2025

Falenderim për prindin Hajrulla Ramadani
Të nderuar prindër ,gjithmonë e kemi vlerësuar bashkëpunimin tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve tanë, ndaj dhe sot, duam të shprehim mirënjohjen tonë ndaj prindit Hajrulla Ramadani,i cili sot solli një donacion mjaftë të çmueshëm me vlerë prej 300€ për shkollën tonë.
Ky projektor do të na shërbej në edukimin e shumë brezave të shkollës tonë.
Çdo donacion i juaj ka vlerë të madhe për ne,andaj jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj të vazhdueshme ndaj shkollës.
Faleminderit shumë.
Me respekt Drejtori i shkollës Z. Ismet Balaj.

Në 17 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, u jemi mirënjohjes gjithë brezave të cilët punuan, luftuan dhe sakrifikuan për l...
17/02/2025

Në 17 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, u jemi mirënjohjes gjithë brezave të cilët punuan, luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e popullit tonë,në Veçanti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me lirinë tonë.
Për këto 17 vite, kemi kaluar një etapë tjetër të shtetndertimit , për një të ardhme më të mirë ,me shpresë që të kemi një shtet sa më funksional e jo ti mbajmë shpresat tek migrimi i popullsisë drejt evropës ,
Kërkoj nga institucionet tona shtetërore që të merren me këtë problematikë dhe ta trajtojnë këtë qështje me prioritet të lart shtetëror dhe të bëjnë një zgjidhje sa më të shpejt për të,e cila është determinuse për të ardhmen e shtetit tonë.

Urime 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës.Lavdi dëshmorëve të Kombit.

Festa e 17 shkurtit vazhdoi edhe sot me parafillorët.
14/02/2025

Festa e 17 shkurtit vazhdoi edhe sot me parafillorët.

14/02/2025
“…Nëpër shekuj - ligjërime, gur mbi gur sot u bë kala…” 🇽🇰👐🏻Ardhmëria e vendit po feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kos...
14/02/2025

“…Nëpër shekuj - ligjërime, gur mbi gur sot u bë kala…” 🇽🇰👐🏻

Ardhmëria e vendit po feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Le të jetë çdo ditë e çdo vit arsye për të festuar për atdheun tonë të lirë e të pavarur!
Urime Kosovë!

Paralelja e ndarë - Pojatë.

13/02/2025
Sot nxenesit e klaseve te uleta te shkolles “Abetarja” vizituan kazermen “ Adem Jashari”Kjo vizite qe nje mundesi e mire...
13/02/2025

Sot nxenesit e klaseve te uleta te shkolles “Abetarja” vizituan kazermen “ Adem Jashari”Kjo vizite qe nje mundesi e mire per te nderuar kujtimin dhe sakrificat e heronjve te Kosoves si dhe per te vleresuar punen e ushtareve dhe forcave te sigurise qe kontribuojne per mbrojtjen e shtetit dhe ruajtjes se paqes. Uroj qe te vegjelit tane te jene ata te cilet do t’i zevendesojne dinjitetshem ushtaret qe vizituan sot dhe do ta mbajne uniformen me krenarine me te madhe qe eksizton. Respekt te pafund per çdo individual qe punon per te miren e ketij vendi!

Urime 17 shkurti nga klasa I-1 Softaj.
13/02/2025

Urime 17 shkurti nga klasa I-1 Softaj.

Klasa e II-1 Softaj në aktivitete jashtëmësimore për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
13/02/2025

Klasa e II-1 Softaj në aktivitete jashtëmësimore për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në prag të 17 shkurtit dhe njëherit 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,shkolla jonë po feston më ndryshe.Sot nxënësit t...
13/02/2025

Në prag të 17 shkurtit dhe njëherit 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,shkolla jonë po feston më ndryshe.Sot nxënësit tanë të klasëve 1-5 vizituan kazermën kryesore Adem Jashari në Prishtinë.

Aktivitete jashtëmësimore nga nxënësit e ciklit të ulët Pojatë.Sot nxënësit e shkollës tonë të shoqëruar edhe me mësuese...
07/02/2025

Aktivitete jashtëmësimore nga nxënësit e ciklit të ulët Pojatë.Sot nxënësit e shkollës tonë të shoqëruar edhe me mësueset e tyre,vizituan teatrin e qytetit si dhe muzeun e qytetit të Ferizajt.

Bashkëpunime i shkollës Abetarja me komunitet tashmë është bërë traditë,sot pranova një fotele me vlerë prej 200€ nga is...
07/02/2025

Bashkëpunime i shkollës Abetarja me komunitet tashmë është bërë traditë,sot pranova një fotele me vlerë prej 200€ nga ish nxënësi ynë Shqiprim Sahiti njëherit edhe pronar i Mobilerisë “Adi Furniture” nga Fsh.Pojatë ,i cili këtë donacion e dedikoi për zyrën e drejtorit.Fjalët e Shqiprimit ishin :I nderuari drejtor duke parë donacionet e ndryshme që po bëhen kohëve të fundit nga bashkëvendasit e mi për shkollën tonë ,me kënaqësi e punova këtë fotele si dhuratë modeste për ju.Faleminderit Shqiprim Sahiti,të shkoftë puna e mbarë me biznesin e ri.Suksese.

Address

Ismajl Sahiti
Ferizaj

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Telephone

+38349926485

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore Abetarja-Softaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shkolla Fillore Abetarja-Softaj:

Videos

Share