Ersekë/ Policia ndihmoi 13 shtetas që mbetën në aksin rrugor Korçë-Esekë si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Ersekë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Leskovik, dhe shërbimin Zjarfikës Ersekë, u shkuan në ndihmë disa qytetarëve që kishin mbetur në rrugën e vjetër "Korçë-Ersekë", pasi automjetet me të cilat qarkullonin nuk mund të vijonin lëvizjen për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe se automjetet e tyre ishin të pa pajisur me zinxhirë .
Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 shtetasve që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy shtetasve që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.
Qytetarët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Borëpastrueset po vijojnë punën për pastrimin e rrugës.
Pogradec: Pas 24 orësh në errësirë totale, rikthehet energjia elektrike në 12 fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht.
Qarku Korçë/ Izolimi nga dëbora dhe problemet me energjinë elektrike në juglindje…
Reshjet e dendura të dëborës në juglindje të vendit kanë shkaktuar izolimin e disa fshatrave në Bashkinë Kolonjë dhe zona përreth. Në Njësinë Administrative Çlirim të Kolonjës, fshatrat Kurtës, Selenicë, Pishës, Qesarakë, Kaltanj, Blush, Psar i Zi dhe Orgockë mbeten të bllokuara për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.
Gjithashtu, probleme me furnizimin me energji elektrike raportohen në fshatrat Radanj, Gërmenj, Vrepskë, Sotirë dhe Podë në zonën e Leskovikut, si dhe në fshatin Mbreshtan pranë Ersekës.
Shërbimet e Bashkisë Kolonjë kanë qenë vazhdimisht në terren, duke punuar për hapjen e rrugëve dhe ndihmën ndaj banorëve të prekur, përfshirë edhe disa udhëtarë që u bllokuan nga dëbora.
Situata paraqitet e rënduar edhe në Bashkinë Pogradec, ku fshatrat e Njësive Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë dhe Proptisht janë të izoluara. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 40 centimetra. Probleme me rrugët dhe energjinë elektrike raportohen edhe në fshatrat e Njësive Administrative Lekas dhe Vithkuq, si dhe në Devollin e Sipërm.
Autoritetet lokale dhe ekipet emergjente vijojnë punën për zgjidhjen e problemeve dhe rikthimin e normalitetit në këto zona të prekura nga moti i ftohtë.
Ndaj dhe për këtë autoritetet ju bejnë me dije se rruget drejt qendrave administrative janë të kalueshme me vështirësi me zinxhirë.
Dëbora/ Gjendja e rrugëve dhe energjisë elektrike në bashkinë Pogradec
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës e shoqëruar me erë ka pasur problematika më së shumti në njësitë administrative, për të cilat është punuar gjatë gjithë ditës për zgjidhjen e tyre.
Është punuar dhe hapur tashmë rruga kryesore Golik-Vërri-Proptisht
Është punuar dhe hapur tashmë aksi Proptisht-Slabinjë-Velçan
Është punuar dhe hapur aksi Pogradec-Varret e Grekut-Trebinjë
Vijon edhe në këto momente puna në aksin Qafë-Plloçë-Dardhas për hapjen totale të rrugës kryesore, ndërsa po punohet edhe në aksin Kakaç-Grunjas.
Theksojmë se duhet treguar kujdes i shtuar dhe lëvizja e mjeteve duhet të bëhet me zinxhirë në akset e sipër përmendura.
Përgjatë ditës është punuar për hapjen dhe kriposjen rrugëve kryesore në njësitë Buçimas, Udënisht, Çerravë do vijohet edhe nesër me rrugët dytësore.
Po ashtu ditën e nesërme puna do të vijojë me akset dytësore që lidhin fshatrat me njësitë qendrat e njësive administrative kryesisht në Proptisht, Trebinjë, Velçan dhe Dardhas.
Për momentin kalimi është i vështirë në rrugët
Dardhas-Osnat-Niçë-Prenisht
Velçan-Bishnicë-Jollë
Si pasojë e defekteve 12 fshatra të njësisë administrative vijojnë prej 12 orësh të jenë pa energji, theksojmë se furnizimi i tyre bëhet nga fidri i Prrenjasit, sipas komunikimeve na është konfirmuar se vijojnë të jenë në terren grupet e OSHEE për zgjidhjen e problemit.
Ndërsa në të gjitha njësitë e tjera të Pogradecit ka furnzim normal me energji.
Gjatë ditës së sotme është punuar edhe në qytet në kriposjen e rrugëve të brendshme, pastrimin dhe kriposjen e trotuarëve, puna do të vijojë edhe nesër, pra është punë në proces.
Dogana Kapshticë/ Grushtohen doganierët!
Reagimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social JOQ, ku shfaqet një oficer policie duke u konfliktuar me një punonjës të doganës, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se:
Ngjarja ka ndodhur më datën 06.01.2025, dhe menjëherë pas ngjarjes, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A, është pezulluar tre ditë nga detyra dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimin disiplinor.
Për të kryer një hetim sa më të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e menjëhershëm të këtij punonjësi nga Pika e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kapshticë.
Sqarojmë se shtetasi L.M (doganier) me të cilin u konfliktua Shefi i Stacionit A.A, nuk ka pranuar të bëjë kallzim.
Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Pogradec/ Dëborë dhe zjarr në oxhak!
Po kur dimër/del behari
S’ka si zjarri!
Pogradec/ Makina rrëshqet në dëborë!
Informohu me Pogradec, City!
Qendra e Pogradecit nën bardhësinë e dëborës!
Pogradec: dëborë 12 janar, 2025
Pogradec/ Lagjja e Burimave mbulohet nga dëbora!
Vijon dëbora në Pogradec!