Blerina's Writing

Blerina's Writing Creative

04/01/2024

E zbritëm, po, edhe hënën në tokë,
dhe yjet, ama ende sja dimë vlerën.
E zbritëm si jo, me foto pa fund.

Po Diellin s'mundeni kurrkund.. ta arrini..
ta prekni.. shkelqimin ngapak vetëm ja rrekni...
Por jo me sy të lirë... nën hijen e pëllëmbës..
Nën lenten e nje syri...

Përball tij dhe secondi ju duket shume.. shekullarizohet...
Andaj dhe vleren e gravitetin e kohes vleresoni.

Elementet te tera si njihni.. si njohim..
Mundoheni ti rrekni... ti prekim...
Radhen ende nuk ja dini..
dhe pse mund te dini ca nga numerimi...
Me numrat keq luani...
Dhe jeten tirrni keqazi...
E keqazi bluani...

Sajuat shum, sisteme.. shum Festa e nderime..
Por se dini vleren qe ka nje therrime..
Nje thermije per ju e padukshme..
Nje therrmije per ju e pakonsiderueshme..
Por qe po ti dihej intensiteti...
Ndoshta do tundej mbare mileti..
Perball Hiçit qe eshte Forme...
Shume mbetet forma dhe pa hiçin...
me permbajtje pa kuptim.. pa vlere...
Se as nga punet e hicit nuk merrni ere...

E ulem.. ! E ulem dhe henet e yjet ne t**e..
Ende sja dini kuptimin..
po ja humbisni edhe shkelqimin...
Shkelqimin nga Dielli marre hua...
Pa driten e te cilet sdo rritej gjithkça...

03/22/2024

Kambalet e tij ishin të rënda, të bukura, arome burri, plot histori. Plot rrugëtime të heshtura suksesi. Plot modesti hidhte këmbët.., pa e vrarë tokën, baltën, pa tronditur, kalldrëmin, pa i'u rënduar asfaltit. Në rrugëtimin e kësaj jete, graviteti s'ishte aspak problem për të!

Pakëz baltëz sakrifice, eksperience, si copëza historie ngjitur për lekurë e aroma miksohej e jepte shijen, pamjen më të mirë të një guximtari të heshtur, plot krenari, modest në kompleksin e tij teksa të tjerët si gurë tutje i shtynte me kambalet e tij. Kambalet e forcës, burrërisë, aksionit, fisnikerisë, që dhe sfidat e jetës, rrugë pa rrugë, nuk ia shuan shkëlqimin e lëkurës, dritën e shpirtit dhe embëlsine mashkullore!

Kish parë shumë dordoleca, të fryheshin atje këtu, dhe fshehur nën stomak qeshte. Ndonjëherë i reflektohej dhe ndër buzë, tundte kokën, dhe kambalen përplaste me trokun e kalit të shenjtë.
Flluska! Flluska shihte rrotull! S'mund ta konkuronin, dhe kjo e bënte të ndërronte rrugë, ose ti plaste në kerkim të një sfide më të madhe..,
Ata të tjerët..?! Ah.. "ata" sfidën e shihnin vetëm ne terma gjuhësore, si gjinia femërore, dhe kambalet s'dinin nga visheshin, si visheshin dhe përse përdoreshin, si duhej ecur me to.. në luftrat Frënge.., ku thoshin se sebepi i sherrit ish femra..!

Ai qeshte, sepse fati i kish dhene ca te Mira që sherrxhinjtë të ishin për të sa një llokmë e shollës së një kambaleje. Ndërsa ato të tijat (f).. dinin ta rrotullonin sherrxhiun për dreq..!
Si s'pamë një luftë si ato të xhuxhmaxhuxhëve.., tha!
- Ska ç'na duhen luftërat..! Kambalet, po! Si nderrojmë me asgjë, sepse jane njëshi i këmbës tonë... Ecim?! Kemi shumë rrugë, punë e qëllime për të arritur..
-Ok, mbarojmë dhe këtë cigare.., e ecim...!

01/08/2024

Blerina LLALLA Lermeni ne mes te shkretetires, eshte vendi im, sepse di ta gjej ujin, ja ndjej gurgullimen, melodine, aromen dhe freskin, e gjurmoj dhe me te etjen shuaj. Lermeni ne mes te akullnajes, eshte vendi im sepse di ta gjej zjarrin, ia di ngjyren, ia njoh flaken, e kam nen hunde aromen e dr...

01/08/2024

Të miat! E imja është hëna, Plot të pathëna. I imi është dielli, në atë kupë qielli. E imja është drita, agimet zgjuar prita. Edhe yjet të miat janë, me galaltikat që sillen pranë. Dhe Universi i imi është, Çdo gjë që ekziston, është, ç’është. Pranë kupës qiellore Atje...

01/08/2024

Shoh malin dhe retë. Shoh detin dhe qiellin. Largoj retë, sjell diellin. Në jetën e çdokujt Të keqiat kam blujt, Për të nxjerre të mirat T'u lahen të nxirat. Retë qeshin e lodrojnë. Mëkatet e njerëzve pastrojnë Kur tëposhtë kullojnë Dhe veten shkatërrojnë. Ja cikli natyrës, Ja l...

01/08/2024

Dashuritë intelektuale.. kan kleçka e Valle... Kan stile, por ka dhe nga ato që kan hile.. Patjetër, patjetër, por çdo gjë zbrazë në letër... Shumica e dashurive ngrihen në vargje Strofa, poezi prozë e romane... Dhe kështu jetojnë aty... Në thonjëzat e ati konteksti... Zëre se jetua...

Address

Jacksonville, FL
32257

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blerina's Writing posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Blerina's Writing:

Share

Category

Nearby media companies