Portali i islamistikës dhe traditës shqiptare

Portali i islamistikës dhe traditës shqiptare █ 5.ooo √██ 1o.ooo ███15.ooo████ 2o.ooo█████ 25.oo Për BR-në e kaluara është sikurse një dritare për ta ndjerë jetën dhe botën më për së afërmi.

“Breziiri.com” (BR) është vebfaqe islamo-shqiptare që jeton me kohën dhe realitetin, pa u ndarë nga e kaluara. Kjo nuk do të thotë se BR-ja është e vjetër, por ai si brez i ri e ruan edhe më tej “bunarin e vjetër”, mirëpo nuk rri duarkryq edhe ndaj “puseve të reja”, që paraqiten si sfidë për të. Nuk mund të hapërrosh përpara, drejt perspektivave të reja, e njëkohësisht të përbuzësh të kaluarën, qo

ftë ajo e lakmueshme apo e hidhur. BR e përvetëson të mirën dhe të bukurën që ia ofron e kaluara, ndërsa aty ku has në hendeqe të saj, ai me një seriozitet të madh i kapërcen ato dhe nuk bie në grackë.
..

Çfarë pa dhe çfarë mori Pejgamberi a.s. në Mi’raxh?
28/01/2025

Çfarë pa dhe çfarë mori Pejgamberi a.s. në Mi’raxh?

Nise ditën me Allahun xh.sh.
25/01/2025

Nise ditën me Allahun xh.sh.

25/01/2025

ISRAJA DHE MIRAXHI, SI T’I KUPTOJMË SOT?

Israja dhe Mi’raxhi ishte një dhuratë e madhe dhe e këndshme për Muhammedin a.s. Mirëpo, vallë, a thua ishte kjo si ekskluzivitet vetëm për të apo ishte edhe për besimtarët që e ndiqnin, respektivisht për ummetin e tij?

Unë mendoj se, jo vetëm Israja dhe Mi’raxhi, por vetë Muhammedi a.s. është dhuratë për besimtarët dhe për tërë njerëzimin. Në dritën e kësaj duhet të shikohen edhe ngjarjet që kanë ndodhur me vetë Muhammedin a.s. Gati të gjitha ato i dedikohen njerëzimit.

Roli i Mi’raxhit te besimtarët ishte që t’i fuqizojë shpirtërisht dhe njëkohësisht t’i përgatis fizikisht për një ngjarje tjetër madhore, brenda një kohe të shkurtër pasuese, siç ishte Hixhreti. Përmes Mi’raxhit dhe syve të Pejgamberit a.s., besimtarët panë botë dhe vlera të tjera të larta, shumë më të çmueshme dhe më të pasura, se sa ato që u dashtë t’i lënë në Mekë me rastin e shpërnguljes në Medine.

Sot, Mi’raxhi është e njëjta dhuratë për besimtarët, me çka do të mund të ndryçonin shumë aspekte të jetës dhe të botëve që i rrethojnë.

Kush është miraxhi ynë njerëzor? Çfarë kuptimi ka miraxhi në kohën tonë?

Miraxhin tonë duhet ta kuptojmë si një mundësi përparimi për tek afërsia dhe kënaqësia e All-llahut xh.sh. Këtë mund të arrijmë duke respektuar me disiplinë abdesin, namazin, dhirkin, tesbihin dhe duatë. Ky është miraxhi ynë ruhani (shpirtëror).

Natën e Miraxhit mund ta kalojmë duke lexuar nga faqet e bardha e të bekuara të Kur’anit fisnik; duke falur ndonjë namaz nafile, e shoqëruar me dhikre, istigfare pendimi e madhërimi dhe vazhduar me lutje të sinqerta drejtuar më të Madhit, më të Fuqishmit dhe Mbrojtësit e Krijuesit tonë, All-llahut të Lartë.

Pasur parasysh se në Natën e Israsë dhe të Miraxhit u caktua falja e pesë kohëve të namazit nga ana e muslimanëve, mendojmë se është momenti më i rëndësishëm që të rishqyrtojmë lidhjen dhe raportin tonë me namazin, shtyllën e fesë sonë dhe ibadetin që na mbron nga të këqijat, të ligat dhe të shëmtuarat. Pra, namazi le të jetë ilaçi i sëmundjeve tona, i brengave tona dhe i çlirimit tonë, shpirtëror e fizik nga gjithçka e keqe që na rrethon.

Për fund, porosi e kohës do të ishte: besimtarë, ju që mendoni se u janë mbyllur kufijtë, botët dhe mundësitë, mos harroni se Zoti ynë është po Ai që robit të tij, Muhammedit a.s., në momentet më kritike të jetës së tij, ia hapi horizontet dhe rrugët e reja, ia shpalosi botët dhe mundësitë e tjera. Është koha dhe momenti të reflektojmë dhe të bëjmë një kthim të sinqertë nga Zoti i botëve, të dukshme dhe të padukshme që janë.

Le të kujtojmë ajetin e parë së sures El-Isra, sidomos përfundimi i ajetit është një mesazh për të gjithë ne:

“I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë Aksa, (të Jerusalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (Isra, 1)

Imam Mehas Alija
25.01.2025, e shtunë

14/01/2025

JETA E MIRË

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.“ (Nahl: 97)

Koment:

Disa njerëz mund të mendojnë se me jetën e mirë, të përmendur në ajet, mendohet jeta në të cilën nuk ka fukarallëk, sëmundje, sprova, etj. Nuk është kështu! Jeta e mirë dhe e bukur është ajo kur njeriu posedon një zemër të pastër e të mirë dhe është i kënaqur me caktimin e Zotit: kur i ndodh ndonjë gjë e bukur, ai e falënderon Allahun dhe kjo është mirësi për të, por edhe kur i ndodh ndonjë fatkeqësi, ai duron dhe kjo për të, përsëri, është mirësi. Ja kjo është ajo jetë e mirë.

14.01.2025, e martë
St.Gallen

05/12/2024

A më fal All-llahu xh.sh. pasi nuk jam falë deri më tani?

Sigurisht që të fal!

All-llahu xh.sh. është falës dhe vetëm Ai mund të fal.
Ai është El-Gafur (Falësi).

Për t’iu kthyer pyetjes, themi se për namazin ka llogari, por All-llahu xh.sh. si Falës që është, ka mundësi ta fal edhe atë që nuk e ka falur namaz. Mirëpo, ka kushte. Kusht është që të fillohet me faljen e namazit, të kërkohet falje për mos faljen e namazit dhe mundësisht të kompensohen namazet e lëshuara, nëse jemi në fillim të jetës, kurse nëse kjo ndodh në një moshë të shtyer, atëherë mjafton pendimi dhe fillimi me faljen e rregullt të namazeve obligative.

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thërret: "Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Zumer, 53).

05.11.2024, e enjte
MA

21/11/2024

“Dikur më herët na ishin dy gjëra të shenjta: DIN-i (feja) dhe AR-i (fytyra), siç e thonë këtë turqit. Dalë nga dalë, me kohë, këto të dyja u afruan dhe u bashkuan: DIN-AR, DIN-AR, dhe tani e kemi gjënë e vetme të shenjtë: DINARIN. Tash njerëzit janë në gjendje të japin gjithçka për dinarin. Janë në gjendje të humbin edhe fenë edhe fytyrën për këtë dinar të mallkuar. Mos lejoni që këto të dyja të bashkohen, sepse, nëse bëhen bashkë, nuk ka për të funksionuar. Nuk keni për të pasur rrugëdalje as në këtë botë e as në botën tjetër.”

- Ismet Spahiq, zëvendës Reis i Bashkësisë Islame të Bosnjës.

22/10/2024

“Ekzistojnë dy lloje autoritetesh: Autoritet sipas pozitës dhe autoritet sipas kualitetit. Ai që posedon autoritet vetëm duke u mbështetur te pozita, e humbë atë po sa të largohet nga pozita që ka, ndërsa ai që gëzon autoritet në bazë të vlerave, gjegjësisht kualiteteve të tij, reputacioni i tij nuk varet aspak nga pozicioni në të cilin gjendet.”

M***i Muhamer Zukorlic

17/10/2024
16/10/2024

FRYTET E PENDIMIT (TEUBES)

Të pendohesh do të thotë të mënjanosh pengesat në rrugën drejt Allahut Famëlartë.

Janë një shumësi e madhe e dobive dhe fryteve të pendimit në këtë botë dhe në botën tjetër. Ja disa më të rëndësishmet prej tyre:

1. Dashuria e Allahut: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.” (El-Bekare, 222)
2. Zëvendësimi i veprave të këqija me vepra të mira: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (El-Furkan, 70)
3. Falja e mëkateve dhe fshirja e punëve të këqija: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha, 82)
4. Suksesi në këtë botë dhe në Ahiret: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu me pendim, që të arrini sukses (shpëtim)!” En-Nur, 31)
5. Shpërblimi me xhennet: “… përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’ju bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem, 30).

Siç shihet nga këto ajete kur’anore, pendimi apo teubeja paraqet një rëndësi të veçantë në jetën praktike të besimtarëve. Pendimi jo vetëm që sjell dashurinë e Allahut, por gjithashtu ofron mundësinë për të kthyer mëkatet në vepra të mira dhe për të arritur falje. Ai është një rrugë e hapur për të fituar suksesin në këtë jetë dhe në botën tjetër, duke garantuar shpërblimin e Xhennetit për ata që e praktikojnë me sinqeritet. Andaj, pendimi është një akt i fuqishëm, që jo vetëm pastron shpirtin, por gjithashtu ndihmon individët të rrisin moralin e tyre dhe të ndjekin një jetë të përkushtuar ndaj vlerave të larta. Kështu, teubeja bëhet një burim shprese dhe riparimi, që na inkurajon të kthehemi te Allahu dhe të përmirësohemi vazhdimisht.

Kjo thënie e urtë është shumë inkurajuese: “Ai që pendohet është sikur të mos mëkatuar kurrë.”

16.10.2024, e mërkurë

15/10/2024

PESHA E INTERESIT KOLEKTIV

Ky opinion thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit brenda një shoqërie ose bashkësie. Nëse çdo individ do të vendoste interesin e tij personal mbi atë të tjerëve, mbi interesin e përgjithshëm, pasojat për shoqërinë do të ishin katastrofale. Ummeti, si një bashkësi kolektive, nuk do të kishte asnjë shans të bashkohej. Kjo do të çonte në fragmentim dhe përçarje, duke e bërë të pamundur ndërtimin e një xhemati të fortë dhe të unifikuar.

Kur secili individ i jep përparësi egoizmit dhe lakmisë, ndjenja e përbashkët humbet, dhe secili fillon të besojë se e vërteta është në anën e tij. Ky fenomen ndikon negativisht në marrëdhëniet mes njerëzve dhe e dëmton kohezionin social. Në një mjedis të tillë, ku çdo individ ndjek vetëm interesat e veta, bashkëpunimi dhe dialogu zëvendësohen me rivalitet dhe mosbesim.

Për ta arritur një shoqëri të shëndetshme dhe të qëndrueshme, është thelbësore që individët të mësojnë të balancojnë interesat personale me ato të grupit, respektivisht të xhematit. Vetëm nëpërmjet një angazhimi të përbashkët dhe të sinqertë për mirëqenien e të gjithëve, mund të krijohet një ambient ku harmonizimi, besimi dhe respekti ndihmojnë në ndërtimin e një bashkësie të fortë dhe kohezive. Kjo është një sfidë e madhe, por është e nevojshme për të siguruar një të ardhme të mirë për të gjithë.

“E bashkohuni dhe mos e ndani veten tuaj, dhe mbani lidhjet me Allahun.” (Kur’an: Ali Imran, 103)

“Muslimanët janë si një trup; kur një pjesë e tij dhemb, pjesët e tjera ndihen të shqetësuara.” (Hadith: Buhariu dhe Muslimi)

“Kushdo që dëshiron një vend në pjesën qendërore të Xhenetit, le t’i përmbahet xhematit, sepse shajtani është me atë që ndahet, me atë që vepron i vetëm dhe largohet prej atyre që janë dy e më shumë.” (Hadith: Imam Tirmidhiu)

“Një drurë që rritet vetëm është i vetmuar, por një pyll që rritet së bashku është i fortë.”

15.10.2024, e martë

Ajo, që e pengon botën sot nga Islami, janë vetë myslimanët"Islami triumfon dhe përhapet me shembullin e mirë, ku njerëz...
08/10/2024

Ajo, që e pengon botën sot nga Islami, janë vetë myslimanët

"Islami triumfon dhe përhapet me shembullin e mirë, ku njerëzit shohin një pamje islame të mishëruar tek një njeri; kështu që e duan atë dhe e duan Islamin për dashurinë e tij.

Kështu është përhapur Islami në fillimet e tij.

Perdja më e rëndë, që e pengon botën sot nga Islami, janë vetë myslimanët"
_________________
Dr. Jusuf El-Karadavi, nga libri "Vaxhib esh-shebab el-muslim el-jevm)

Address

Faqja Zyrtare E Portalit Www. Breziiri. Com
Tetovë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali i islamistikës dhe traditës shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Our Story

“Islampress.ch është vebfaqe islamo-shqiptare që jeton me kohën dhe realitetin, pa u ndarë nga e kaluara. Kjo nuk do të thotë se BR-ja është e vjetër, por ai si brez i ri e ruan edhe më tej “bunarin e vjetër”, mirëpo nuk rri duarkryq edhe ndaj “puseve të reja”, që paraqiten si sfidë për të. Për islampress-in e kaluara është sikurse një dritare për ta ndjerë jetën dhe botën më për së afërmi. Nuk mund të hapërrosh përpara, drejt perspektivave të reja, e njëkohësisht të përbuzësh të kaluarën, qoftë ajo e lakmueshme apo e hidhur. Islampress e përvetëson të mirën dhe të bukurën që ia ofron e kaluara, ndërsa aty ku has në hendeqe të saj, ai me një seriozitet të madh i kapërcen ato dhe nuk bie në grackë. ...