14/11/2022
Përjashtohen 112 të punësuar në !
Protestë e ish të punësuarve në “Higjienën komunale”
Ish të punësuarit në ndërmarrjen “Higjiena Komunale” protestuan kundër drejtoreshës Kosana Mazneva, e cila në fillim të muajit ndërpreu kontratat për punë për 112 të punësuar. Ish të punësuarit akuzojnë se largimi i tyre është bërë në baza etnike, fetare dhe partiake. Ish-ndihmës drejtori Milaim Aliu thotë se me arsyetimin e drejtoreshës “Nuk më duheni”, nga puna janë larguar punonjës që kanë përvojë pune më shumë se pesë vite. Aliu akuzon drejtoreshën Mazeva se i ka bërë largimet me qëllim që të punësoje njerëz të vet. Sipas tij, prej më 31 shtator janë bërë 41 punësime të reja.
“Në mesin e të përjashtuarve ka mbi 90% shqiptarë. Në mesin e të përjashtuarve e keni gruan e vetme me mbulesë në Higjienën komunale. Është përjashtuar kolegu ynë jurist bashkë me bashkëshorten e tij. Bashkëshortes së tij i është ndërprerë kontrata pas 5 viteve punë në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale-Shkup. Është përjashtuar edhe kolegu ynë i cili me rrogën e tij, krahas familjes së vetë, mban edhe fëmijët e vëllait të tij, i cili vdiq para tre muajsh në moshën 35 vjeçare. Është përjashtuar njeriut i cili 8 vite punon larës i kamionëve nën qiell të hapur verë e dimër”, tha Milaim Aliu, ish i punësuar.
Të punësuarit thonë se pas viteve të tëra punë e mund, largohen pa asnjë arsye.
“Pesë vite e pesë muaj kam punuar tek lavazhi edhe dy vite tek Qyteti i Shkupit kam qenë në qendër kam punuar dhe kam fshirë. Përmbytjet në Tetovë kur kanë qenë kam qenë atje në aksion dy javë, në përmbytjet në Hasanbeg kam qenë aty, as nuk kam vendim puna asnjë gjë… Me fëmijë jam, me kreditë si të gjithë shqiptarët, nga t’ia mbaj, a mban përgjegjësi dikush, askush hiç?”, u shpreh Tasim Laçi, ish i punësuar.