Dodë Smajli Gjeloshaj

Dodë Smajli Gjeloshaj Fshati Nikmarash-Triesh !!! Për fshatin Nikmarash ku ka lindur Doda kanë shkruar shumë autorë shqiptarë dhe të huaj. Ajo ishte gjithmonë e mërzitur.

Në vendlindjen time pas Luftës së Dytë Botërore është folur më shumë për rënien tragjike të Dodë Smajlit se për asnjë ngjarje tjetër. Disa nga ato shkrime janë botuar në revistën “Leka” dhe “Hylli i Dritës”. Qëndresa anti serbo-malazeze e Nikmarash*t para dhe pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është e njohur në histori. Në Triesh flitej vazhdimisht për varrezat e ushtarëve sllavë në Nikmarash. At

o varre ishin dëshmi e qëndresës heroike të kësaj treve. Gurët e atyre varreve nuk u prekën për shumë kohë. Në fund të shekullit XIX Mark Milani kërkoi largimin e tyre, jo në shenjë nderimi, por për faktin se ushtria serbo-malazeze kishte pësuar rëndë në atë luftë. Pas Kongresit të Berlinit, Trieshi ra nën pushtimin e Malit të Zi. Knjaz Nikolla emëroi Marash Markun kryekapedan të Triesh*t. Vëllazëria e tij Gjeloshaj ishte një ndër familjet më të nderuara të vendit. Dodë Smajli lindi e jetoi në kullën e Marash Markut. Babai i Dodës –Smajl Prëçeta, ishte ndër burrat më të respektuar të kësaj treve. Ata kishin udhëhequr Trieshin për pothuajse një shekull. Marash Marku pavarsisht se sundonte me dorë të hekurt, kërkoi nga Knjaz Nikolla liri të plotë fetare dhe të drejta kombëtare. Marash Marku i ka thënë juristit të famshëm malazez, Valltezar Bogishiqit se në Triesh sundojnë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe betohen për armët e Skënderbeut. Atë shtëpi historike dhe tragjike që gjendet në krahun e majtë të rrugës kryesore të asaj treve e kam parë qindra herë. Dera e kesaj shtëpie në kohën time ishte pothuajse gjithmonë e mbyllur.Aty jetonte vetëm një grua e moshuar. Atë plakë e quanin Prëti i Dodë Smajlit.Tragjedia familjare dhe varfëria ia kishin zi jetën. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, djali i Dodë Smajlit-Nikollë Doda u thirr për shërbim ushtarak në Armatën jugosllave. Filloi shërbimin pavarësisht se për shqiptarë shërbimi ushtarak ishte tepër i vështirë. Disa oficerë jugosllavë ishin shovinistë dhe barbarë. Shërbimi ushtarak për shqiptarë ishte torturë sidomos për ata që nuk flisnin serbisht.Shumë herë oficerët shovinistë jugosllavë i shanin dhe i rrahnin ushtarët shqiptarë. Kështu ndodhi edhe me Nikollë Dodën. Një ditë prej ditësh, ndërsa qëndronte gatitu në radhë me ushtarët e tjerë, kapiteni jugosllav i kishte rënë shuplakë dhe e kishte sharë. Nikolla kishte dëgjuar nga të parët e tij se rrahja për burra është e ndaluar. Shuplakët dhe sharja e prekën rëndë nderin dhe dinjitetin e këtij djali shqiptar, dhe aty për aty e vrau kapitenin shovinist jugosllav. E arrestuan në vend dhe e futën në burg. Kaluan javë e muaj dhe familja nuk mori letër as lajm për djalin e vet. Më vonë, autoritetet shtetërore e njoftuan Dodë Smajlin për aktin e djalit.Natyrisht se prindërit u trishtuan kur dëgjuan se çka kishte ndodhur, pasi qe jua merrte mendja për gjëndjen e rëndë dhe për torturat barbare që ushtronin kundër tij. Dodë Smajli vuri në veprim të gjitha miqësitë dhe lidhjet për shpëtimin e djalit nga ferri i atij burgu . Bile kërkoi ndihmë nga një personalitet i shquar i Malit të Zi,gjenerali Gjoko Mirasheviq,origjina e të cilit ishte nga fisi i Dodë Smajlit. Gjoko Mirasheviqi dhe Dodë Smajli shkuan në Beorgrad disa herë dhe u takuan me autoritete të larta politike dhe ushtarake. Dodë Smajli ishte shum i zgjuar. Ua shpjegoi se në traditën shqiptare sharja publike dhe rrahja e burrit janë të papranueshme. Shpjegimet dhe interpretimet e Dodës u morën parasysh. Më në fund Nikollë Doda u lirua.Ky rast ishte shembull për ndalimin e dhunës në Armatën e Jugosllavisë. Nikollë Doda u kthye në vendlindje i rraskapitur. E kishin “çmendur” torturat e burgut. Nuk ishte më ai Nikollë Doda i mëparshëm. Pas lirimit nga burgu nuk jetoi shumë dhe vdiq në moshën 25 vjeçare. E qajtën dhe e vajtuan më shumë se asnjë djal tjetër. Babai i tij, Dodë Smajli, ishte njëri prej vajtorëve më të përmendur të Malësisë së Madhe.Vajtimet e Dodë Smajlit përmenden sot e kësaj dite. Ishte gojtar dhe shumë objektiv. Përveç tjerash Dodë Smajli ishte humorist i njohur. Edhe sot flitet për humorin e Dodë Smajlit dhe Gjo Mixhit. Tragjedia në këtë familje nuk mori fund me vdekjen e Nikollës. Kjo dhimbje e madhe la derën hapur edhe për tragjedi të tjera, që ishin pasojë e ndryshimeve politike në atë vend. Në vitin 1948, Jugosllavia braktisi Bashkimin Sovjetik dhe Joseph Stalinin.Ky qëndrim shkaktoi çrregullime të mëdha në shoqërinë komuniste jugosllave.Besnikët e Stalinit filluan fushatën kundër forcave politike të moderuara. Por ata pësuan rëndë,sepse shumica përfunduan në burgun famkeq të Goli Otokut. Radomir Mirasheviqi, që ishte djali i vëllaut të Gjoko Mirasheviqit, ishte bolshevik dhe stalinist,edhe pse kishte gradën major në Ushtrinë jugosllave. Forcat e sigurimit e kërkuan për një kohë të gjatë,por nuk e kapën dot. Më në fund kërkoi strehim dhe shpëtim tek Dodë Smajli. Natyrisht se xhaxhai i tij Gjoko Mirasheviqi e kishte udhëzuar të shkonte te Doda. Shum djem shqiptarë të këtij fshati mbështeten ideologjinë staliniste dhe si pasojë shumë nga ata u burgosën,disa të tjerë u arratisën në Shqipëri, bile dy-tre prej tyre janë vrarë në atë kohë. Doda nuk është përzier kurrë në çështje politike dhe nuk ishte aspak i privilegjuar. Qëndrimet e tij politike i bënte të qarta në fjalime publike.Edhe sot përmendet vargu i tij poetik shum domethënës në vdekjen e një burri në Hot: “Do të kisha folë hakun,por kam frikë dajakun”. Sigurimi jugosllav kishte informata të sigurta për lidhjet e Dodës me Gjoko Mirasheviqin dhe mbështetjen që i kishte dhënë për lirimin e djalit. Sigurimi nuk kishte nevojë për shumë informata sepse i kishin të qarta lidhjet e tyre të mëparshme. Me 11 janar të vitit 1951 në orët e vona të natës forcat ushtarake dhe policore jugosllave rrethuan shtëpinë e Dodë Smajlit. Mons.Simon Filipaj që në atë kohë ishte meshtar në Triesh thotë edhe këto për tragjedinë e Dodë Smajlit në veprën e tij: “Një Jetëshkrim i Shkurtër”. Isha në shtëpinë e Preç Marash*t Gjonlekaj dhe dëgjova të shtënat e mitrolozëve dhe bombave. Ky prelat i mirënjohur shqiptar që më vonë ka përkthyer “BIBLËN” në gjuhën shqipe shkruan: “Jehonin majet e maleve përreth, e tregoj të vërteten, në trup e shpirt,sprovova një farë dridhjeje,sepse ishte diçka që nuk e kisha pritur e nuk e dija se çfarë do të kishte ndodhur e çka do të na gjente”ë Mons . Filipaj shkruan se këtë ngjarje e kishin parë me sytë e tyre dy djemtë e Mark Pjetrit–Gjergji dhe Zefi–sepse kishin kaluar atë natë përpara shtëpisë së Dodës. Preç Marashi i pyeti se çka ndodhi. Nuk e dimë ishin përgjegjur ata,por e dimë që shtëpinë e Dodë Smajlit e kishte rrethuar ushtria. Ushtria kërkoi që të largohemi sa më parë.Gjergj Marku dhe Zef Marku janë djemtë e axhës tim. Kemi jetuar në një shtëpi për pothuajse 20 vjet por kurrë nuk i kam dëgjuar duke folur për këtë çështje. Nuk e di pseë Ndoshta ishin të porositur nga sigurimi! Javën e kaluar bisedova në telefon për këtë çështje me Martinin e Dodë Smajlit. Ai jeton në Tiranë.Është në moshën 86-vjeçare. Martin Doda Gjeloshaj është i vetmi dëshmitar i gjallë i kësaj ngjarje. Ai kishte ndodhur në shtëpi atë natë tragjike dhe historike. Ai e pa me sy rrethimin e shtëpisë. Martini tregon se kishte parë qindra ushtarë e policë jugosllavë. Dëgjoi thirrjet e tyre për dorëzim. Nëna dhe motrat u dorëzuan, thote Martini. Ndërsa, Radomiri, Doda dhe Unë, nuk u dorëzuam. Martini tregon se Radomirit i vinte keq për mua. Në ato çaste tragjike i tha babait: “Kujdes të mos vritet djali”. Unë e çava rrethimin tregon Martini,ndërsa ata u vranë në vend. Martini ishte plagosur rëndë.Pavarësisht se trupi më kullonte gjak, ashtu i plagosur arrita në shtëpine e Nikollë Mirit në kufi më Shqipërinë. Nëna dhe motra e Nikollë Mirit më shpëtuan. Ato më strehuan, më lidhën plagët dhe më kaluan në Shqipëri. Qëndrova në spitalin e Shkodrës disa muaj dhe u vendosa në Shqipëri përgjithmonë.U ktheva në vendlindjen time për herë të parë në fillim të viteve ’90, pas 40 vjetësh për të rivarrosur

babain tim. Ushtarët jugosllavë pasi i kishin pushkatuar i kishin qitur të dy trupat e tyre të pa jetë në një grop pas shtëpie. Ajo gropë ishte varri më misterioz i Malësisë. Familjarët dhe vëllazëria e Radomir Mirasheviqit i morën eshtrat e djalit të tyre. Populli tregoi respekt dhe i përcolli me nderime të mëdha. Ata morën pjesë në varrimin e babait tonë. Edhe ne morëm pjesë në varrimin e djalit të tyre. Radomir Mirasheviqi ishte vrarë në moshën 28-vjeçare. Gjoko Mirasheviqi dhe familja ishin njëra prej familjeve më fisnike në Mal të Zi. Ata e vlerësuan sakrificën e Dodë Smajlit. Nikollë Doda kishte pësuar mundime të mëdha për çështje nderi dhe dinjiteti,ashtu siç kishte pësuar edhe babai i tij Dodë Smajli. Ata u flijuan në altarin shqiptar të nderit. Dodë Smajli është legjendë e Malësisë. Është e drejtë që shtëpia ku lindi dhe u vra Dodë Smajli të shndërrohet në muze. Dhe në oborrin e asaj shtëpie legjendare të ndërtohet një monument. Kjo tragjedi është e ngjajshme me ato të koheve antike. Ata dhanë jetën për mik, për nder dhe për dinjitet. Kjo tragjedi mund të jetë frymëzim për poetë, shkrimtarë dhe artistë. Shpresojmë që një ditë Qeveria e Malit te Zi të hapë arkivin dhe dosjet e kësaj tragjedie për historianët e ardhshëm. Për më shumë se 40 vjet në mërgim e kujtoj me dashuri e dhimbje vendlindjen time dhe tragjedinë e Dodë Smajlit.

Address

Dodë Smajli (1886 – 1951)
Tuzi
81000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dodë Smajli Gjeloshaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other News & Media Websites in Tuzi

Show All