Decreto flusi! sonilashala3 / TT
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm deklaroi se “peshku i madh” i inceneratorëve gjendet në telefonin e Monika Kryemadhit të sekuestruar nga SPAK.
Berisha deklaroi se Lefter Kokës i erdhën “dy pare mend”, duke deklaruar me përgjegjësi të plotë se “peshku i madh” i inceneratorëve është Edi Rama.
Ai i bëri thirrje Monika Kryemadhit që të informojë shqiptarët për “peshkun e madh”, e cila ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar Altin Dumanin që të fshijë të gjitha komunikimet me të. Gjithashtu, Berisha i bëri thirrje edhe Lefter Kokës që të bëhet i pandehur i drejtësisë.
Berisha: Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. Ndaj dhe këtu para jush, i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. ë informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre. Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, m
Albania
Benvenuti in Albania ❤️🇦🇱