Radio Emigranti

Radio Emigranti Paris, France & New York City. 100% Shqip http://www.radioemigranti.com:8000/radio.m3u Vazhdimi i këtij projekti ka nevojë për ndihmën tuaj.

Radio Emigranti është një web-radio shqip që është mundësuar nga një bashkëpunim midis Vlorenj.Com dhe RadioEmigranti.Com. Kjo radio mund të dëgjohet me një kompjuter që përmban një program që "lexon" formatin mp3 si Windows Media Player, Real Player, iTunes dhe shumë të tjerë. Të gjithë ne që jemi në emigracion kemi mallin për vendin tonë, për të afërmit tanë, madje edhe për gurët e vendlindjes.

Kur dëgjojmë një këngë apo valle shqip na duket sikur çmallemi pak me vendin tonë, sikur jemi atje dhe sikur i harrojmë pak problemet e ditës dhe mbushemi me energji të reja për të ecur përpara. Pikërisht këtë synon të bëjë RadioEmigranti : të krijojë disa momente çlodhëse për emigrantët shqiptarë kudo që janë. RadioEmigranti shpreson të jetë pranë jush në jetën e përditshme por edhe në momente gëzimi. Repertori i RadioEmigrantit është mjaft i gjerë dhe përmban këngë popullore dhe valle nga të gjitha krahinat dhe trevat shqiptare, muzikë të lehtë, muzikë nga nostalgjia, moderne, remikse nga DJ të njohur dhe me talent. Projekti i RadioEmigrantit është mundësuar nga përparimet e teknologjive të internetit. Ndihma juaj mund të konsistonte në disa aspekte:


bërja e njohur e kësaj radioje
sugjerimet dhe vërejtjet për këtë projekt
pjesëmarrja në pjesën interaktive të këtij projekti
mund të na dërgoni krijimet tuaja muzikore
RadioEmigranti iu ofron mundësinë artistëve t'iu bëjnë publicitet falas CD-ve dhe krijimeve të tyre. Në këtë rast ju lutemi të na dërgoni me email publicitetin tuaj (mundësisht në formatin mp3) në adresën: [email protected]

RadioEmigranti iu ofron mundësinë biznesmenëve të reklamojnë biznesin e tyre tek RadioEmigranti duke dërguar me email publicitetin e tyre (mundësisht në formatin mp3) në adresën : [email protected]

RadioEmigranti shpreson të plotësojë diçka që ka munguar për një kohë të gjatë për emigrantët shqiptarë. Nëse dëshironi të kontaktoni me RadioEmigrantin ju lutemi të na shkruani në adresën : [email protected]

Ju urojmë të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e RadioEmigrantit.

https://www.youtube.com/watch?v=5pGPd_HejL8
01/01/2025

https://www.youtube.com/watch?v=5pGPd_HejL8

Ervis Behari & Deivis Myslymi - Kshu me merzit mua (Official Video 4K)...🎹 Music: Adrian Hila✍️ Lyrics: Adrian Hila, Romir Llanaj🖥Dop & Colorgrading: Ar Vi...

28/11/2024

Listen now - Sinan Hoxha - Shqipe me dy krenaMake sure to subscribe to ArkivaShqip official channel: / Follow Sinan Hoxha:►Instagram: https...

09/06/2024

- http://smarturl.it/ONIMAFifi & Young Zerka - Te duaMusic: Alandy , Fifi & Young Zerka Lyrics : FifiProduced by : Alandy Synth : Ermal PepaVideo: Max...

04/05/2024

Listen now Mariola & Jurgen Kacani - Te dua per koken tende (Official Video 4K)Make sure to subscribe to Mariola - Jurgen Kacani official channel:https://www...

🥰🥰
30/03/2024

🥰🥰

Official Video for "Ata Puthen" by Marsela CibukajListen "Ata Puthen" from Petale EP on all platforms: h...

GEZUAR KOSOVE ❤️
17/02/2024

GEZUAR KOSOVE ❤️

Adresse

Paris

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Radio Emigranti publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Radio Emigranti:

Partager