Revista Republika

Revista Republika Për Shqiptarinë e Pavarur dhe të Bashkuar Numri i parë i revistës shqiptare Republika ka dalë në Lubjanë më 5 korrik 1990.

Botues dhe themelues i saj ka qenë Salih Kabashi. Salih Kabashi ka qenë kryeredaktor edhe i revistër së famshme ALTERNATIVA, botim i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni" të Lubjanës (Slloveni). Shoqata ishte themeluar me nismën e Naim Malokut, Fadil Demirit dhe Salih Kabash*t. Revista Alternativa ka qenë shtypi i parë i lirë shqiptar në kohë të komunizmit. Platforma e saj politike e kulturore ka

qenë Kosova Republikë, bashkimi i shqiptarëve në një shtet dhe rikthimi e funksionimi natyrshëm i hapësirës së përbashkët kulturore shqiptare në Ballkan. Më 23 qershor 1990, në njëvjetorin e ShKSh Migjeni dhe të revistës Alternativa është mbajtur në Lubjanë dhe Bled manifestimi më i madh i deriatëhershëm politik-kulturor . Aty paten ardhur shqiptarë nga të gjitha anët e Atdheut dhe nga Diaspora shqiptare e Evropës, Amerikës dhe Australisë, pa dallim përkatëse dhe bindjesh politike. Fillimisht shkrimet e angazhimet e Alternativës kanë qenë burim frymëzimi dhe inkurajim organizimi demokratik e atdhetar i të gjithë shqiptarëve nga hapësirat e tyre kombëtare. Me aktivitetet e dhe shtrirjen e revistës Alternativa, shqiptarët kaluan përfundimisht në një etapë tjetër të veprimtarisë atdhetare e demokratike - nga veprimtaria ilegale në atë legale. Nga ana tjetër, për pasojë edhe të mbylljes nga ana e regjimit pushtues serb e jugosllav e të gjitha mediumeve në gjuhën shqipe, revista Alternativa ka qenë tribuna ku kanë dhënë kontributet e tyre intelektualë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, nga Mali i Zi si dhe nga mbarë Diaspora jonë në Amerikë, Evropër, Arabi, Australi... Në Alternativa, më vonë edhe në revistën Republika kanë shkruar pena të njohura, demokratë e proshqiptarë nga mbarë hapësira e ish-Jugosllavisë si sllovenë, serbë, kroatë, malazez.

Adresse

Orléans

Site Web

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Revista Republika publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Partager

Type


Autres Magazine à Orléans

Voir Toutes