Diaspora Today

Diaspora Today Informacionet më të rëndësishme nga mërgata dhe vendlindja!
(3)

Lajm i mirë: Republika e Kosovës futet në bankat gjermane Ambasada e Kosovës në Berlin njofton se pas ndërhyrjeve të tyr...
14/11/2024

Lajm i mirë: Republika e Kosovës futet në bankat gjermane

Ambasada e Kosovës në Berlin njofton se pas ndërhyrjeve të tyre është korrigjuar edhe një gabim i madh. Pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, tani edhe në 697 banka që funksionojnë në kuadër të Volksbanken Raiffeisenbanken është futur zyrtariht emri Republika e Kosovës si shtet i pavarur.
Ambasadori Faruk Ajeti njofton se kjo është bërë pas kërkesave të qytetarëve dhe angazhimit të përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës në Berlin. Në platformat e Volksbanken Raiffeisenbanken, Kosova ka qenë gabimisht e lidhur me Serbinë ose nuk ka ekzistuar fare në mesin e shteteve të tjera.
Nëse keni vërjetur edhe ndonjë intitucion tjetër në Gjermani ku shkruan Kosova si pjesë e Serbisë na njoftoni këtu në komente ose i shkruani drejt ambasadës së Kosovës në e-mailin: [email protected]
Nëse na shkruani neve, ne do të njoftojmë ambsadën dhe ambasadorin, por ju mund të shkruani edhe vetë atje.
Me rëndësi është të rregullohen gabimet e deritanishme, ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Të dhëna shqetësuese për dhunën në familje në Kosovë  Nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti janë r...
14/11/2024

Të dhëna shqetësuese për dhunën në familje në Kosovë

Nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti janë raportuar rreth tre mijë raste të dhunës në familje në Kosovë. 79 për qind e viktimave janë gra, ndërsa të tjerët meshkuj, thuhet në raportin “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024” nga GLPS.
Gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2.635 aktakuza për veprat e dhunës në familje.
“Gjatë periudhës korrik 2023 deri në qershor 2024 janë raportuar 2.856 raste të dhunës në familje. 79 për qind e viktimave janë gra, që tregon për sistemit patriarkal në shoqërinë kosovare”, thonë autorët e studimit.
Por autorërt dhe shumë ekspertë dyshojnë se numri i rasteve të dhunës është shumëfish më i lartë, por rastet nuk paraqiten kurrë - për shkak të frikës, turpit apo dhe gjërave të tjera.

Edukata seksuale në shkollaGjermania është një prej vendeve më liberalë në shkolla. Është shumë e vërtetë që në Gjermani...
14/11/2024

Edukata seksuale në shkolla

Gjermania është një prej vendeve më liberalë në shkolla. Është shumë e vërtetë që në Gjermani fëmijët i mësojnë të jenë shumë më liberalë ndaj gjinive dhe orientimeve të tjera seksuale. Fëmijët i mësojnë që në shkolla se mund të martohen edhe burrat apo gratë mes vete, e po flitet madje edhe për futjen e praktikave që fëmijëve të mos u drejtohesh me fjalët si ky djali apo ajo çika, sepse fëmija ndoshta nuk e ndjen veten si të tillë... Ka pra shumë gjëra, me të cilat mund të jemi dakord apo edhe jo, por ky farë rregulli nga Kosova që t'i nxjerrësh fëmijët përapra, tua mbyllësh sytë pesë minuta dhe çuni apo goca të prekë tjetrin për të kuptuar se si duket kjo farë ndjenje - kjo nuk është futur në Gjermani akoma!
Për ata që eventualisht nuk e kanë përcjellë debatin: Në Kosovë qenka miratuar një doracak për edukatën seksuale, ku ndër tjerash parashikohet që fëmijëve t'ua mbyllin sytë dhe për pesë minuta fëmija mashkull ka të drejtë të prekë fëmijën femër dhe anasjelltas, për të kuptuar se çfarë ka fëmija tjetër dhe se çfarë ndjenjash po zhvillohen gjatë prekjes...

Uashington: Takohen Biden dhe TrumpPresidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e ...
13/11/2024

Uashington: Takohen Biden dhe Trump

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka pritur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e zgjedhur, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën në janar të vitit 2025.
Joe Biden ka thënë se pret një “tranzicion të qetë” në janar, ndërsa Trump në fjalën e tij ka theksuar se tranzicioni do të jetë tepër i qetë.

Miku i shqiptarëve, John Ratcliffe – drejtori i ri i CIA-sPresidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur ta kom...
13/11/2024

Miku i shqiptarëve, John Ratcliffe – drejtori i ri i CIA-s

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur ta kompletojë administratën dhe pozitat e rëndësishme shtetërore.Ai bëri të ditur edhe emrin e drejtorit të ri të shërbimit sekreta amerikan, CIA. Ky është John Ratcliffe, për të cilin Trump thotë se ka qenë gjithmonë një luftëtar për të vërtetën dhe ndershmërinë me publikun amerikan.
Mediat shkruajnë se John Ratcliffe është nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.

Dyseldorf: Performim i suksesshëm i sopranos shqiptare, Marigona QerkeziSopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Marig...
13/11/2024

Dyseldorf: Performim i suksesshëm i sopranos shqiptare, Marigona Qerkezi

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, ka performuar me sukses në Dyseldorf, ku mori komentet më të mira të artdashësve. Ajo u prezantua në Deutsche Oper am Rhein me rolin e Abigaille në operën e Giuseppe Verdi “Nabucco”.
“Faleminderit Düsseldorf, për një mbrëmje të paharrueshme në debutimin e shtëpisë sime me Deutsche Oper am Rhein, si ‘Abigaille’ në “Nabucco”. Bravi tutti në ekipin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë skenës”, shkruan Marigona Qerkezi.

13/11/2024

Rritja e rrogave në industri, informon Bahri Cani

Germin: “Ndikimi i diasporës në Kosovë është shumë i madh“Lirim Krasniqi, bashkëdrejtor ekzekutiv në Germin, tha se ndik...
12/11/2024

Germin: “Ndikimi i diasporës në Kosovë është shumë i madh“

Lirim Krasniqi, bashkëdrejtor ekzekutiv në Germin, tha se ndikimi i diasporës në Kosovë është shumë i madh.
Ai tha se për këto vjet diaspora ka dërguar shuma të mëdha parash dhe se ka një trend të rritjes së remitancave.Krasniqi sot në RTK ka folur për ndikimin që mërgimtarët tanë kanë në Kosovë.
“Është e vërtetë që ndikimi i diasporës në shumë fusha është shumë i madh në Kosovë, ne kemi fatin që kemi pasur një trend të rritjes së remitancave, por edhe të investimeve që vijnë nga jashtë në këtë rast edhe nga diaspora”, u shpreh Krasniqi.
Sipas tij, shqetësimet e biznesmenëve nga diaspora janë për disa arsye, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, si dhe problemet burokratike.
"Ne e kemi realizuar në fund të vitit të kaluar një anketë me mbi 540 biznese nga diaspora, të cilat i kemi intervistuar drejtpërdrejt. Shumica prej tyre i shohin problemet burokratike dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë si shqetësim kryesor. Kjo çështje nuk është vetëm problem i diasporës; këtë problem e kemi edhe ne. Nuk kemi arritur të krijojmë një sistem të drejtësisë funksional, i cili i zgjidh çështjet në një kohë të arsyeshme. Nuk është se problemet nuk zgjidhen, por kërkojnë shumë kohë dhe kjo nuk u përshtatet biznesmenëve," tha Krasniqi.

(RTK)

Gjermani: Arrihet marrëveshja për rritjen e rrogave në industrinë e metaleveSindikata IG Metall kumtoi se ka arritur mar...
12/11/2024

Gjermani: Arrihet marrëveshja për rritjen e rrogave në industrinë e metaleve

Sindikata IG Metall kumtoi se ka arritur marrëveshjen me punëdhënësit për rritjen e rrogave të rreth 3,9 milionë të të punësuarve në industrinë e metaleve dhe në elektroindustri.
Siç bëhet e ditur, rrogat në këtë sektor do të rriten për 5,5% në një periudhë prej 25 muajsh, pra në dy vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë është evituar edhe vazhdimi i grevave të sindikatës, që kanë filluar javën e kaluar. Grevistët këkruan fillimisht një rritje të rrogave nga 7 për qind.
Mirëpo, Sindikata dhe punëdhënësit janë shprehur të kënaqur me marrëveshjen e arritur sot, sepse kështu pritet rritja e shpejtë e rrogave dhe vazhdon procesi i prodhimit në industrinë e metaleve.

Gjermani: Zgjedhjet e reja mbahen më 23 shkurt Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani do të mbahen më 23 shkurt 2025. Parti...
12/11/2024

Gjermani: Zgjedhjet e reja mbahen më 23 shkurt

Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani do të mbahen më 23 shkurt 2025.
Partitë në pushtet, SPD dhe të Gjelbërit, kanë rënë sot dakord me Kristiandemokratët në opozitë, që me këtë datë të mbahen zgjedhjet e reja në Gjermani.
Pas prishjes së koalicionit në pushtet, zgjidhja e vetme për krizën aktuale të pushtetit në Gjermani, ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas procedurës, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e merr vendimin përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve.

BQK vlerësohet lart nga Fondi Monetar NdërkombëtarBanka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka marrë vlerë...
12/11/2024

BQK vlerësohet lart nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka marrë vlerësim të lartë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të tretë Marrëveshjeve Stand-By Arrangement (SBA), Resilience and Sustainability Facility (RSF) dhe konsultimet për Artikullin IV, gjatë qëndrimit të Misionit të FMN-së në vendin tonë nga data 28 tetor deri më 11 nëntor.
Delegacioni i FMN-së i udhëhequr nga z. David Amaglobeli – Shef i Misionit për Kosovë, ka mirëpritur progresin e bërë nga BQK-ja në avancimin e kornizës ligjore dhe mbikëqyrëse dhe reformat e ndërmarra nga BQK në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar.
FMN ka theksuar përkushtimin e BQK-së për reformën ambicioze institucionale, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe strukturës institucionale të saj.

11/11/2024

Cilat kompani kanë më së shumti probleme në Gjermani? Informon Bahri Cani

Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMARita Ora ka bërë një hyrje të paharrueshme në skenën e MTV Europ...
11/11/2024

Rita Ora shkëlqen si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA

Rita Ora ka bërë një hyrje të paharrueshme në skenën e MTV European Music Awards (EMA) në Mançester, teksa po shkëlqen si prezantuese e ceremonisë, duke lënë pak vend për imagjinatën me stilin e saj të guximshëm.
Këngëtarja 33-vjeçare, e cila hyri në histori si personi i parë që prezantoi për të tretën herë këtë ngjarje të madhe, bëri një shfaqje mbresëlënëse në ndryshimin e saj të parë të veshjes.
Ajo u ngjit në skenë me një fustan argjendi dramatik, i cili kishte një pelerinë të madhe dhe elegante, duke e mbajtur një ekuilibër të shkëlqyer mes shkëlqimit dhe modestisë.

(Telegrafi)

Suspendohet për gjashtë muaj trajneri Valmir FetiuTrajneri i xhudos që goditi me shuplakë garuesen tetëvjeçare, vajzën s...
11/11/2024

Suspendohet për gjashtë muaj trajneri Valmir Fetiu

Trajneri i xhudos që goditi me shuplakë garuesen tetëvjeçare, vajzën së tij të mitur, pasi ajo u mposht nga një garuese serbe në Evropianin për fëmijë, është suspenduar për gjashtë muaj.
Trajneri nga Suhareka është suspenduar nga Federata Evropiane e Tekwondo, nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare. Fetiu është denuar për shkak se ishte “fizikisht agresiv” ndaj garueses së tij pas përfudimit të garës. Ai u pa duke i rënë shuplakë vajzës së tij. Më pas tha se këtë e ka bërë "për ta qetësuar ate". Por ndërkohë një koalicion i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka kërkuar edhe përgjegjësi penale për këtë trajner.

Skandal që kërkon edhe përgjegjësiNjë trajner i Kosovës godet me shuplakë një vogëlushe tetëvjeçare pas humbjes në final...
10/11/2024

Skandal që kërkon edhe përgjegjësi

Një trajner i Kosovës godet me shuplakë një vogëlushe tetëvjeçare pas humbjes në finale në kampionatin europian në Taekwondo për fëmijë. Vogëlushja nga Kosova pas një gare të mirë humbë finalen nga një garuese serbe, ndërsa trajneri fillimisht e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë vajzën e përlotur! Si e shihni ju këtë dhunë ndaj voglueshes? Për mendimin tonë ky trajner nuk ka vend në sport dhe duhet të prëgjigjet.

BE: Shtyhet aplikimi i sistemit të udhëtimeve ETIAS Sistemi ETIAS për udhëtimet e shtetasve të vendeve "të treta" në zon...
10/11/2024

BE: Shtyhet aplikimi i sistemit të udhëtimeve ETIAS

Sistemi ETIAS për udhëtimet e shtetasve të vendeve "të treta" në zonën Shengen nuk do të futet në fuqi sot me datën 10 nëntor, siç kishte planifikuar Drejtoria e Përgjithshme e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme të BE. Kjo Drejtori ka kumtuar nga fundi i shtatorit se sistemi ETIAS do të futet në fuqi me 10 nëntor. Por Gjermania, Hollanda dhe disa vende të tjera kanë bërë të ditur se akoma nuk janë të gatshme ta zbatojnë këtë sistem.
Tani flitet se sistemi ETIAS do të futet në fuqi në pranverën e vitit 2025, e më së shpeshti përmendet data 1 maj 2025. Sistemi ETIAS nënkupton që udhëtarët para udhëtimit në zonën Shengen duhet të regjistrohen në internet dhe të japin të dhënat e tyre personale.

Zgjedhjet në Kosovë 2025: Deri tani mbi 13 mijë të regjistruar nga diaspora Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror ...
10/11/2024

Zgjedhjet në Kosovë 2025: Deri tani mbi 13 mijë të regjistruar nga diaspora

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më 7 nëntor 2024, përmes platformës elektronike diaspora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar.
Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht vazhdon deri më 26 dhjetor 2024. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen me 9 shkurt 2025.

Bedri Hamza në Mynih dhe Shtutgart - prezatonin kandidatin e PDK për zgjedhje Isak NeziriKandidati i Partisë Demokratike...
10/11/2024

Bedri Hamza në Mynih dhe Shtutgart - prezatonin kandidatin e PDK për zgjedhje Isak Neziri

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza ka qëndruar për vizitë në Mynih ndërsa sot do të jetë edhe në Shtutgart. Bedri Hamza është takuar në Mynih fillimisht me qindra studentë, e më pas edhe me mërgimtarët. Njëkohësisht e ka prezantuar edhe kandidatin e PDK për deputet nga mërgata, Isak Neziri. Ai do të jetë në listën e PDK si kandidat nga mërgata për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Neziri përmes një statusi në Facebook ka thënë se do të jetë privilegj për të që t’i shërbejë vendit.
“I nderuar që kryeministri i ardhshëm i Kosovës më prezantoi si kandidat për deputet. Do të jetë nder dhe privilegj për mua t’i shërbej vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja. Bashkë me mërgatën, e bëjmë Kosovën më të mirë", thotë ai.
Isak Neziri është një nga afaristët e suksesshëm kosovarë në mërgatë, ku ka punësuar qindra punëtorë. Ndërkohë që bizneset i ka shtrirë edhe në Kosovë.
Në ditën kur Hamza paraqitet në Shtutgart, kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të takojë mërgatën në Frankfurt. Këtë takim e ka njoftuar edhe Konsullata e Kosovës në Frankfurt.

Adresse

Landgrafenstrasse

50931

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Diaspora Today erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Diaspora Today senden:

Videos

Teilen