FOLonline

FOLonline FOLonline: Portal i pavarur informativ. Pjesë e mediumit është edhe platforma televizive FOL Tv d
(1)

01/11/2024

Tragjedia e Novi Sadit
Sot është ditë zie
02.11.2024

Lutfiu: Po bëhemi gati për protestën në MedvegjëKryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka shpërndarë son...
01/11/2024

Lutfiu: Po bëhemi gati për protestën në Medvegjë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka shpërndarë sonte një fotografi me një grup shqiptarësh nga Medvegja duke theksuar se takimi ishte në vazhdën e përgatitjes së protestës për ditën e diel në këtë qytet.

Postimi i Lutfiut:

Sonte takova Medvegjasit, të dielën bashkë protestojmë.
Të dielën mblidhemi për të dëshmuar se shqiptarët e Medvegjës nuk do të harrohen dhe se shpopullimi i tyre përmes pasivizimit masiv të adresave nuk do të tolerohet.

Sindikalistët e Kosovës në Bujanoc, i pret Pajaziti me bashkëpunëtorëNë Bujanoc, kanë qëndruar sot Prof. Dr. Atdhe Hykol...
31/10/2024

Sindikalistët e Kosovës në Bujanoc, i pret Pajaziti me bashkëpunëtorë

Në Bujanoc, kanë qëndruar sot Prof. Dr. Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Ymer Ymeri, koordinator i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK).

Ata u pritën nga drejtuesit e komunës, në krye me kryetarin Arbër Pajaziti.

"Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bujanocit në fushën e arsimit dhe kulturës, me theks të veçantë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përkrahjen e aktiviteteve kulturore në këtë rajon multi-etnik", u shpreh Pajaziti.

"Takimi synoi të krijojë ura të reja të komunikimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave sindikale, duke adresuar sfidat me të cilat përballen mësuesit dhe profesionistët e kulturës dhe duke identifikuar strategji për përmirësimin e kushteve të punës dhe të zhvillimit profesional", tha ndër të tjera kryetari i Bujanocit.

Ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit, pjesëmarrës edhe PajazitiNë Bujanoc, sot ështê organizuar altiviteti i titullu...
31/10/2024

Ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit, pjesëmarrës edhe Pajaziti

Në Bujanoc, sot ështê organizuar altiviteti i titulluar "Ec për shnet", me qëllim të ndërgjegjësimit nê parandalimin e kancerit të gjirit.

Pjesëmarrë ishte edhe kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.

Postimi i tij:

Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësim lidhur me kancerin e gjirit, sot ishim prezent në organizimin e titulluar “ Ec për shnet”.

Së bashku me Parlamentin e Nnënësve në kuadër të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, mësimëdhënësve, organizatave të shoqërisë civile dhe të sferave tjera shoqërore, dëshirojmë të inkurarojmë çdo femër që është prekur nga kjo sëmundje se me përkushtim dhe trajtim adekuat do ta zhdukin atë.

Poashtu, thirrja jonë shkon edhe për vetëdijësimin në aspektin e ndërmarrjes së hapave preventive, si një metodë parandaluese për një jetë të shëndetshme.
Gjithmonë pranë jush dhe me ju!

Mustafi: Ja çka ka pikatur raporti i Progresit për Serbinë kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës 👇👇Kryetari i Degës së...
31/10/2024

Mustafi: Ja çka ka pikatur raporti i Progresit për Serbinë kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës 👇👇

Kryetari i Degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i cili është edhe këshilltar politik i zv/kryeministrit kosovar, Besnik Bislimi, ka zbardhur sot disa pjesë të Raportit të Progresit të BE-së për këtë vit për Serbinë.

Sipas Mustafit, në raport shprehen mangësitë në rrespektimin e të drejtave të shqiptarëve, sidomos në mospërfshirje në institucione por edhe të drejtat civile, siç është çështja e pasivizimit.

Ndër të tjera, Mustafi ka veçuar edhe moszbatimin e Planeve të Veprimit për minoritete por edhe ngecje në lëminë e arsimit.

Këshilltarit të Bislimit i ka bër përshtypje sidomos faqja e 43-të e Raportit të Progresit për të cilën thekson se është hartuar sikur të kishte një autor shqiptar.

Linku i raportit të Progresit për Serbinë në gjuhën angleze:

https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/serbia-report-2024_en

Postimi i Mustafit:

📢 EU Progres :Raporti i Serbisë 2024 dhe të Drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës .
Raporti i publikuar dje i Komisionit Evropian për Serbinë në vitin 2024 thekson sfidat e vazhdueshme në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, përfshirë komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ndonëse ka një kornizë ligjore në përputhje me standardet evropiane, zbatimi i saj mbetet larg pritshmërive.
📌 Disa nga çështjet kryesore të ngritura përfshijnë:
⏳ Vonimi i planit të veprimit për të drejtat e minoriteteve – Vonesë e papranueshme që kërkon përfshirjen e rekomandimeve të Këshillit të Evropës dhe zbatimin e tyre pa vonesë.
🚨 Kontrollet policore dhe “pasivizimi” i adresave – Shqiptarët e Luginës janë përballur me procedura të paqarta dhe mungesë transparence nga autoritetet.
🤝 Mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Zbatimi i planit të veprimit për përmirësimin e përfaqësimit tonë është thelbësor për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
📚 Përmirësimi i qasjes në arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe mësimi i gjuhës serbe si gjuhë shtesë mbeten të pamjaftueshme.
✨ Etj. 🇦🇱🤝🇪🇺
P. S. Faqen 43 të raportit e kishin shkruar si me i shkru naj shqiptar 😉 që lobojke.

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale
30/10/2024

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës po kanë qasje ende vetëm si pacientë në shëndetësinë e nivelit sekondar dhe terciar në Republikën e Serbisë. Përpos meje që jam i angazhuar në Spitalin Special të Surdulicës me dy ditë pune në javë, nuk ka shqiptarë nga Presheva, ...

4 milion për Luginën për vitin 2025 nga Kosova, Sinani: Kjo erdhi pas shkresës sonëQeveria e Kosovës ka miratuar sot pro...
30/10/2024

4 milion për Luginën për vitin 2025 nga Kosova, Sinani: Kjo erdhi pas shkresës sonë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projekt buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 3.6 miliardë euro. Mes tjerash, parashihet një fond prej 4 milion euro për Luginën.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është shprehur se kjo u bë e mundur fal letrës së saj dërguar ekzekutivit kosovar ditë më parë.

Postimi i Sinanit:

Një hap i madh për Luginën e Preshevës!
Sot, pas shkresës që iu drejtova Kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke rritur mbështetjen me 4 milionë euro për vitin 2025! Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë.
Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka!

Rash*ti: Kush po flet në emër të bizneseve të Luginës?REAGIMËshtë për keqardhje kur disa individë të vetëshpallur avokat...
29/10/2024

Rash*ti: Kush po flet në emër të bizneseve të Luginës?

REAGIM

Është për keqardhje kur disa individë të vetëshpallur avokatë të bizneseve, derdhin lot krokodili në emër të bizneseve të Luginës, siç është rasti me Unionin e Bizneseve PMB Vizioni, kinse Oda Ekonomike e Serbisë nuk p***a bërë asgjë për bizneset e Luginës.

- E para, që duhet ta dimë të gjithë ne, ky individ pa asnjë konsistencë në qëndrime, biznesmen i dështuar në Preshevë, pa asnjë adresë biznesi, ku po e merr të drejtën morale e profesionale të flet në emër të bizneseve të Luginës, shto edhe dështimin politik, si donzhuan partiak (PVD, PD, PDSH, etj.), me çfarë të drejte flet për një institucion që merret me komplet problematikën ekonomike të gjithë komunitetit biznesit në Serbi?!

- E dyta, në organizatën e tij personale “Unioni, Vizioni PMB”, i vetëshpalluri kryetar, kush e formoi këtë organizatë, kush është bordi i kësaj organizate (kusherirët, dajallarët apo dikush tjetër), kush e emëroi atë kryetar të kësaj organizate, në të cilën thirret ai?!
Apo ndoshta ka nuhatur mjetet e Kosovës për Luginën, dhe se do mundohet ndonjë profit tjetër të radhës në subvencione?!
Është mirë të sqarojmë këto gjëra për popullatën e Luginës:

PIT:
Oda Ekonomike ka adresë, dhe atë në Bujanoc, e cila nën ombrellën e vet ka organogramin dhe mbi 500 veta si staf, e të cilët merren me të gjitha hallet e biznesit, për dijeni po i përmendim vetëm disa:
1. Të gjitha dokumentet që shoqërojnë mallrat gjatë eksportit ose importit.
2. Datashman - është një marrëveshje sipas së cilës kompanitë nga territori i Serbisë mund të punësojnë punëtorët e tyre në ndërtim, montim, izolim dhe punë të ngjashme në kantieret e ndërtimit në RF të Gjermanisë.
3. Përfaqësimi i interesave dhe pozitave të anëtarëve përmes pjesëmarrjes në hartimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera të rëndësishme për komunitetin e biznesit.
4. Përfaqësimi i interesave të anëtarëve të odës para organeve dhe institucioneve qeveritare.
5. Lidhja e kompanive të biznesit në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
6. Lëshimi i dokumenteve të biznesit dhe sigurimi i informacionit me cilësi të lartë.
7. Mbështetja e procesit të dixhitalizimit dhe edukimit të ekonomisë.
8. Promovimi i ekonomisë brenda dhe jashtë vendit.
9. Shpërndarja e informacionit të biznesit tek anëtarët tanë.
10. Shërbime konsulence.
11. Nxitja e praktikave të mira të biznesit dhe etikës së biznesit.
12. Puna e Gjykatave dhe Arbitrazhit të organizuar nga CCIS.

Është mirë që reagimet nga kryetari i vetëshpallur, para se të luajë rolin e kazanovës së dështuar me transfere tẽ njëpasnjëshme nëpër parti, të vjen në Luginë, e jo të shesë përralla prej Bazelit të Zvicrës. Eja ballafaqohu me fakte dhe me kontributin e pashoq për bizneset nẽ Luginë, nga ne me ekipin e mrekullueshëm. Të lehta janë postimet me një sustë, e sa sfiduese janë investimet e mbrojtja e bizneseve qẽ e bëjmë ne. Të lehta postimet, por jo edhe investimet.

Me nderime,
Prof. Ass. Dr. Lulzim Rash*ti

Pajaziti në shënimin e përvjetorit të Turqisë moderne, përveç nikoqirëve takohet edhe me ambasadorin e Amerikës dhe të S...
29/10/2024

Pajaziti në shënimin e përvjetorit të Turqisë moderne, përveç nikoqirëve takohet edhe me ambasadorin e Amerikës dhe të Shqipërisë

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka qenë prezent sonte nê shënimin e përvjetorit të themelimit të Turqisë moderne.

Pêrveç nikoqirit, Ambasdorit turk, Hami Aksoy, Pajaziti ka shkëmbyer biseda edhe me Ambasadorin e SHBA, Chrsistopher Hill dhe atë të Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Postimi i Pajazitit:

Me ftesë të Ambasadorit të Turqisë në Serbi, shkëlqësisë së Tij, Hami Aksoy, sonte në Beograd, mora pjesë në shënimin e 101 vjetorit të themelimit të Turqisë moderne.
Ambasadorin e përgëzova për festën e madhe shtetërore por në të njejtën kohë i shpeha ngushëllime për aktin terrorist të para ca ditësh në Ankara.
Theksova rëndësinë e bashkëpunimit me komunën tonë duke shprehur edhe falenderime për angazhimin e deritanishëm të Ambasadës por edhe organizatave tjera nga populli mik, turkë.
Në eventin e sontëm pata rastin të bashkëbisedoj edhe shumë diplomatë tjerë, në mesin e të cilëve edhe me Ambasadorin e Sh.B.A., Shkëlqësinë e Tij, Christopher R.Hill.
E Njoftova për rrjedhat aktuale në Bujanoc, duke e ftuar edhe për një vizitë tek ne.
I pashmangshëm ishte edhe bashkëbisedimi me vëllaun tonë, Shkëlqësinë e Tij, Ambasadorin e Shqipërisë, Bardhyl Canaj.
Prekëm temat që janë intëresi ynë i përbashkët dhe që kërkojnë një agjendë të qartë me qëllim të arritjes së synimeve tona.

Lutfiu lidhur me konkursin për bujqit: Kur të shpallet lista preliminare, nëse hasni ndokë që nuk merret me bujqësi, laj...
29/10/2024

Lutfiu lidhur me konkursin për bujqit: Kur të shpallet lista preliminare, nëse hasni ndokë që nuk merret me bujqësi, lajmëroni rastin, do të refuzohet

"Sot i kam telefonuar një nga një kryetarët e Bashkëvise Lokale(disa nuk patën qasje në telefon) nga të cilët kam kërkuar që vërtetimët t'i jepen vetëm atyre që me të vërtetë merren me bujqësi.

Pas publikimit të listës preliminare, do t'i bëj ftesë qytetarëve për bashkëpunim, në rast se shohin në listë se kanë kaluar persona që nuk merren me bujqësi, atëherë t'i paraqesin, ata do të verifikohen dhe do të refuzohen".

Nevzad Lutfiu-kryetar i KKSH

Doli konkursi për bujqit: Mund të aplikojnë ata që e punojnë tokën, blegtorët, bletarët, pemtarët...👇👇
29/10/2024

Doli konkursi për bujqit: Mund të aplikojnë ata që e punojnë tokën, blegtorët, bletarët, pemtarët...👇👇

Thirrje publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës 29 Tetor, 2024 by kksh_admin in Aktualitete, Komisionet, Ngjarje Ftohen të gjithë shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e që merren me kultivimin e kulturave bujqësore , të aplikojnë për ndih...

Konkurs për bursa për nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Bujanocit 👇👇
29/10/2024

Konkurs për bursa për nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Bujanocit 👇👇

БРОЈ КОРИСНИКА И УСЛОВИ КОНКУРСА/ NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT За ученике средњих школа на подручју општинe Бујановац, чији је оснивач Република Србија или јединица ло....

Pajaziti në përvjetorin e Agjencisë Kosovare të Bizneseve Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjes...
29/10/2024

Pajaziti në përvjetorin e Agjencisë Kosovare të Bizneseve

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka marrë pjesë mbrëmë në shënimin e 22 vjetorit të Agjencisë Kosovare të Bizneseve.

Postimi i Pajazitit lidhur me eventin në fjalë:

Mbrëmë mora pjesë në ceremoninë e 22 vjetorit të themelimit të Agjencisë Kosovare të Bizneseve, një institucion kyç në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përkrahjen e bizneseve vendore.

Krahas urimeve për këtë përvjetor të rëndësishëm, shfrytëzova rastin të kërkoj më shumë mbështetje për bizneset në Luginën e Preshevës.

Me përkrahje më të madhe për ndërmarrjet tona, mund të fuqizojmë ekonominë lokale, të krijojmë vende pune dhe të sigurojmë një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë.

Mustafi e pranon dështimin e qeverisjes, pjesë e të cilit ishte subjekti i tijKryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Rag...
28/10/2024

Mustafi e pranon dështimin e qeverisjes, pjesë e të cilit ishte subjekti i tij

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Ragmi Mustafi, e ka pranuar mos transparencën e pushtetit lokal në Bujanoc gjatë kohë që qeveriste edhe subjekti i tij.

Ai ka shpërndarë një tekst të portalit “Bujanovaçke” i cili flet për rradhitjen e komunave në Serbi për nga niveli i transparencës.

Megjithatë, pa u futur në detaje, Mustafi ka shmangur periudhën kur është bërë hulumtimi i indeksit të transparencës për këtë vit.

Poashtu, kryetari i degës së PVD-së, me apo pa dashje, nuk ka përmendur edhe vitet e fundit të pozitave të transparencës, ku për fat të keq, Bujanoci ishte përsëri në fund.

Në bazë të publikimeve të LTI “Transparenca në Serbi” ( shih foto) shihet se Bujanoci nuk ka lëvizur fare nga pozitat e fundit në katër vitet e fundit, dmth në periudhën kur partia e Mustafit ishte pjesë e qeverisjes lokale.

Hulumtimi për këtë vit është bërë në shtator, në kohën kur qeverisja e re kishte vetëm një muaj në detyrë, por kjo nuk e amniston aspak atë që nga viti i ardhshëm të përmirësojë rejtingun e kësaj komune në transparencë.

Dihet botërisht se një nga predispozitat e donatorëve për të mbështetur ndonjë projekt apo e investitorëve potencial ka të bëj në radhë të parë me transparencën.

Mustafi e di këtë fare mirë, ndërsa i përket edhe atij, duke qenë këshilltar në Kuvendin Komunal ( në mungesë të iniciativave eventuale nga pushteti) të propozojë politika që përkojnë me rritjen e transparencës.

Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuniKëshilli Kombëtar Shqiptar është në prag të shpalljes së konkur...
28/10/2024

Mjetet për bujqit: Përveç se KKSH-së mos u dezorientohuni

Këshilli Kombëtar Shqiptar është në prag të shpalljes së konkursit në mbështetje të bujqëve shqimtarë nga Lugina, me mjete të Qeverisë së Kosovës.

Para se konkursi të bëhet publik, kryetari i këtij institucioni, Nevzad Lutfiu, ka paraqitur disa sqarime për aplikuesit potemcial.

Lutfiu ka vënë në dukje lobimet eventuale të cilat i ka quajtur tê papranueshme.

Sqarimi i tij:

Sqarime shtesë rreth konkursit për bujqësi!

Afati për aplikim do të jetë 10 ditë, aplikimet që paraqiten pas afatit nuk do të merren parasysh.

Dokumentat dorëzohen vetëm në një vend, vetëm në zyrën e KKSH-së në Bujanoc, përveç aplikuesëve nga Medvegja që dokumentat mund t'i dorëzojnë në zyrën e KKSH-së, në Medvegjë.

Valon Rexhepi (agronom i diplomuar) do të angazhohet për t’i sqaruar rreth çdo paqartësie lidhur me dokumentat, detyrë e tij është t'i përgjigjet çdo personi që ka paqartësi rreth formularit.
Numri i tij kontaktues është +381 62 8903 830, në rast nevoje do të angazhojmë stafin shtesë.

Fillimisht do të publikohet lista preliminare, pastaj jepet afat për ankesa dhe pas shqyrtimit të ankesave do të publikohet lista përfundimtare.

Listat preliminare dhe përfundimtare para se të publikohen do të dërgohet në Qeveri për verifikim, ndërsa shuma përfundimtare e mjeteve do të përcaktohet nga ekspertët e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për të pasur sukses në këtë konkurs mos i kërkoni mbështetje askujt, sepse në rast se i plotësoni kushtet do të mbështeteni pa mëdyshje dhe e kundërta, nëse nuk i plotësoni kushtet nuk do të kaloni pavarësisht njohjeve që mund t'i keni.

Nëse dikush ju kërkon favore për të ju mbështetur, bëjeni publike dhe paraqiteni tek ne.

Djersa e bujkut duhet të vlerësohet, prandaj ZERO kompromis!

Na priftë e mbara!

FC Besa kërkon sponsor Njoftim i klubit:Duke mbështetur FC Besa, tregoni perkushtim ndaj qytetit te Bujanocit dhe banore...
28/10/2024

FC Besa kërkon sponsor

Njoftim i klubit:

Duke mbështetur FC Besa, tregoni perkushtim ndaj qytetit te Bujanocit dhe banoreve te
tij. Ky gjest rrit besimin dhe lojalitetin ndaj markes tuaj nga ana e klientëve lokalë.

Mbështetja e një ekipi sportiv
ju pozicionon si një kompani qe promovon
stilin e shendetshem te jetés dhe vlerat pozitive, te cilat jane vleresuar shumë ne syte e klientëve të sotëm.

Dalin në sh*tje biletat për ndeshjen Crvena Zvezda- BarcelonaSot kanë dalë në sh*tje biletat për ndeshjen e vlevshme për...
28/10/2024

Dalin në sh*tje biletat për ndeshjen Crvena Zvezda- Barcelona

Sot kanë dalë në sh*tje biletat për ndeshjen e vlevshme për xhiron e 4’ të Ligës së Kampionëve midis Crvena Zvezdës dhe Barcelonës.

Çmimet e biletave:

Jug dhe Veri 3500 din
Lindje 6000 din
Perëndim 7000 din

Ndeshja zhvillohet në Beograd më datë 6 nëntor prej orërs 21:00, në stadiumin „Rajko Mitiq“ i cili ka kapacitet prej 54.000 vendeve.

Linku pêr blerjen e biletave:

https://crvenazvezda.iticket.rs/scc/buy-step-1.html

Liga rajonale, xhiro 10Tërnoci-Pavllovac 1:0 (0:0)
27/10/2024

Liga rajonale, xhiro 10

Tërnoci-Pavllovac 1:0 (0:0)

Tribuna
25/10/2024

Tribuna

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, u mbajt tribuna me temë: “Forcimi i dialogut ndërkulturor përmes artit dhe edukimit”, projekt i Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, i mbështetur financiarisht nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medv...

Edhe një protestë e shqiptarëve, kësaj here në MedvegjëShqiptarët e Luginës sërish janë ftuar të protestojnë. Kêsaj here...
24/10/2024

Edhe një protestë e shqiptarëve, kësaj here në Medvegjë

Shqiptarët e Luginës sërish janë ftuar të protestojnë. Kêsaj here protesta do të mbahet në Medvegjë dhe i dedikohet kryesisht pasivizimit të adresave. Kështu njoftoi kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

"Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor.
Për mijëra qytetarë të pasivizuar!", u shpreh Lutfiu pêrmes Facebookut.

Kryetarja Sinani pret Grupin e Fëmijëve "Folea"Njoftim nga faqja zyrtare e kryetares Sinani:Përqafimi i fëmijëve është d...
24/10/2024

Kryetarja Sinani pret Grupin e Fëmijëve "Folea"

Njoftim nga faqja zyrtare e kryetares Sinani:

Përqafimi i fëmijëve është dashuria më e sinqertë 🤗❤️

Vizita e grupit të fëmijëve "Folea" me edukatoren e tyre të dashur Nerimane Destani më mbushi me energji pozitive dhe me plot dashuri 🌟.

Ishte kënaqësi të shihje se sa ambiciozë janë fëmijët tanë dhe kjo na kujton përgjegjësinë që kemi ndaj tyre 🙌.

Ne u detyrohemi atyre siguri, kushte më të mira në arsim 🎒📚, shëndetësi 🏥, hapësira rekreative-sportive 🏀⚽ dhe një perspektivë më të mirë për të ardhmen 🌍.

Fëmijët janë e ardhmja jonë, dhe ne duhet të investojmë çdo ditë për t'ua bërë të ndritur atë! 🌈💪

N.P. Komunalia: Krasitja e pemëve dhe pastrimi i qytetitNjoftim nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit:Çdo ditë punojm...
24/10/2024

N.P. Komunalia: Krasitja e pemëve dhe pastrimi i qytetit

Njoftim nga faqja zyrtare e komunës së Bujanocit:

Çdo ditë punojmë për të krijuar një ambient më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë qytetarët. Me përkushtim dhe dashuri, ekipi ynë kujdeset për çdo detaj, duke bërë ndryshime të vogla që sjellin rezultate të mëdha.

Nga krasitja e pemëve deri te pastrimi i rrugëve, çdo hap që ndërmarrim ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në qytetin tonë. Puna jonë nuk ndalet, sepse e dimë se çdo përpjekje, sado e vogël, ka një ndikim të madh në përditshmërinë e komunitetit.

Le të vazhdojmë së bashku për një qytet më të bukur dhe më të gjelbër!

,
🌿💚🍀

Pajaziti në takim me drejtorin e SimposKryetari i Bujanocit Arbër Pajaziti ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e fab...
23/10/2024

Pajaziti në takim me drejtorin e Simpos

Kryetari i Bujanocit Arbër Pajaziti ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e fabrikës "Simpo " në Vranjë.

Postimi i Pajazitit:

Sot e vizitova fabrikën e mobiljeve Simpo në Vranjë, ku pata një diskutim produktiv me drejtorin e kësaj kompanie, z. Sllagjan Disiq.

Diskutuam edhe për hapjen e linjës së re për prodhim të dyshekëve në Bujanoc, e cila do të fillojë punën së shpejti dhe do të krijojë mundësi punësimi për rreth 50 punëtorë nga komuna jonë.

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Bajram SalihuNë orët e pasditës së sotme, ka ndêrruar jetë, Bajram Salihu, veteran i ar...
22/10/2024

Ndërroi jetë veterani i arsimit, Bajram Salihu

Në orët e pasditës së sotme, ka ndêrruar jetë, Bajram Salihu, veteran i arsimit në pension.

I ndjeri për katër dekada ishte arsimtar i Gjuhës shqipe në Sh.F. "Muharrem Kadriu", në vendlindjen e tij, në Tërrnoc.

Për një kohë ishte edhe drejtor i kësaj vatre arsimore.

Varrimi i tij bëhet nesër (e mërkurë), më 23.10, me Iqindi.

Turqit nga Osmangazi vizitojnë "Sezai Surroin"Njoftimi i Shkollës së Mesme "Sezai Surroi":Shkolla jonë pati nderin të mi...
22/10/2024

Turqit nga Osmangazi vizitojnë "Sezai Surroin"

Njoftimi i Shkollës së Mesme "Sezai Surroi":

Shkolla jonë pati nderin të mirëpresë një delegacion nga Bursa e Turqisë, i përbërë nga tetë anëtarë, përfshirë drejtues të lartë të arsimit dhe përfaqësues të shkollave binjak, edhe ate:
Drejtori rajonal i Arsimit në Bursa z.i Gürhan Çokgezer,
Drejtori komunal i Arsimit në Osmangazi, komunë e Bursas z. Mehmet Fejsal,
- Abdullah Dayioğlu, ndihmës drejtori i shkollës së mesme: “Şükrü Şenkaya Anadolu Lisesi”, nga Bursa, me të cilën shkolla jonë është binjakzuar....
- Oktay Güllü, drejtor i shkollës së mesme: “Hürriyet Endüstri Meslek Lisesi”,
- Abdurrahim Çiçek, drejtor i shkollës fillore: “Osmangazi Cavit Çağlar İlkokulu”,
- Ergül Akpınar, drejtor i shkollës fillore: “Sait Ete İlkokulu”,
- Zotri Recep Gündüz Koordinator i Arsimit dhe Kulturës së Kosovës në Bursa të Turqisë dhe përkthyesi Sead Ahmetaj.
Për shkak të mungesës së drejtorit, zotëri Admir Nazifi, delegacionin e prita unë, Bujar Mustafa, në shoqërinë e kolegëve tanë: profesorëve Zejni Fejzullahu, Hamdi Kamberi, Besart Jakupi, si dhe psikologëve Arta Hasani-Maksuti dhe Bukurije Boriçi.
Në fillim të takimit, shpreha mirënjohjen për mysafirët dhe vlerësova iniciativën e zotëri Recep Gündüz për këtë vizitë. U ofruam informacione mbi numrin e nxënësve, personelin arsimor, profilet arsimore dhe kushtet e shkollës. Profesori Zejni Fejzullahu foli për historikun e shkollës tonë, duke theksuar arritjet dhe sfidat.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm. Në përfundim, shkëmbyem dhurata simbolike dhe morëm një projektor dhe një laptop si donacion nga shkolla simotër.
Pas takimit, bëmë një vizitë në objektin e shkollës, ku profesor Mevlan Ramdani dhe nxënësi Durim Arifi demonstruan aktivitete nga MakeLab. Më pas, vizituam punitorinë e makinerisë, ku profesorët Agron Dalipi dhe Rexhep Fejzullahu prezantuan punimet e tyre.
U ndamë me shpresë që takimi i radhës të realizohet sa më shpejt. Një falënderim i veçantë për të gjithë punëtorët e shkollës që kontribuan për suksesin e kësaj vizite!

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when FOLonline posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to FOLonline:

Videos

Share