Formimi Intelektual

Formimi Intelektual Perhapje dijesh per inovacion projekte, formimin intelektual ne fushat e ekonomise, filozofise dhe s

Vetëmohimi i Nënës(Baladë)(I kushtohet nënës Heroinë në Bosnjë Hercegovinë, që shpëtoi vajzën e vet në përmbytjet apokal...
07/10/2024

Vetëmohimi i Nënës
(Baladë)
(I kushtohet nënës Heroinë në Bosnjë Hercegovinë, që shpëtoi vajzën e vet në përmbytjet apokaliptike të tetorit të këtij viti (2024), duke u hedhur në përroin e rrëmbyeshëm që shpërtheu nga shirat intensive, dhe duke notuar me guxim mbi 3 kilometër nëpër shtjellat e rrezikshme të valëve të tërbuara të ujit)

Ah, moj gjëmë, e madhja gjëmë,
Si na e shkunde gjithë dhenë,
Tokë e Qiell seç i bashkove,
Përmbi dhe njerëzit harrove.

Bubullima mbi vetima,
Ç’po shfren Qielli mbi kodrina,
Dheun ua tjerr përmbi lëndina.

Shkumëzojnë përrenjtë e tundet malet,
Vrull’ i shiut s’ka mend të ndalet,
Ç’ po shket dheu nga faqja e malit,
Uji ngrihet mbi shpinë të kalit.

Gjithandej turr dhe stuhi,
Gjithçka uji shpi për shpi,
Ka rrëmbyer e përpi,
Veç rrallë duket ndonjë çati.

Rrëmben vajzën që nuk jepet,
Fort pas pragut ajo qepet,
Ah, parmaku se ç’po shkepet.

Ai parmak, mu tek ai cak,
Që më parë kish qenë sokak,
Iu kthye vajzës n’ fyt si lak.

Naaanë! Thërret zanin pa da,
Porse nanën nuk e ka pa,
Gjithandej humb e shpërnda.

Se ç’ka rënë në atë prrua të rrëmbyer,
Kokën prapa p***a kthyer,
Porse nana nuk e sheh ma,
N’ tym e mjegull, ndjek veç atë za.

Kokën prroi ia ka dëmtuar,
Mes vetimash përvëluar,
Gjama e malit nuk ka të shuar.

Vika zëri me jehonë,
Midis valësh nëna jonë.
Ah sa lart e ngreka pashin,
Shkulma rrënjësh ç’e godasin.

Një lis bie e valët shkumëzon,
Për nëntë nana i kalon,
Vrik mbi shkëmb, por nuk ndalon.

Zana mali mbi yzengji,
I kalojnë nanës përmbi,
Duan vrullin t’ia ndalojnë,
Duan jetën t’ia shpëtojnë.

Porse nana nëpër tmerr,
Nuk pranon dhe zërin çjerr,
Porsi prroi që fuqi merr,
Në rrëpirë dhe nëpër terr,

Njashtu nana merr prap fuqi,
Vërshon para me furi,
Fluturon porsi zanë mali,
S’ka asgjë, rrugën t’i ndali.

Pas i shkon vigmës së saj,
Që i vika vale-valë.

Një uturimë afër dëgjohet,
Një theqafje po afrohet,
Zhurmë e vaut, fort po dëgjohet.

Aty qeka një ujvarë,
Nanë e bij dashka me marrë.
E njeh nëna mirë nga gjëma,
Por më lart pashin ngre nëna.

Dhe zgjat dorën, mbi vajzë që zhytet,
Jo, kuurr jo, nuk e lë t’ mbytet.
Errësirë tjetër ç’e mbulon,
S’di më nëna se nga shkon.

Thërret Hënë që të dalë,
Që të dalë mbi atë majë,
Mrekullisht Hëna dëgjon,
Një të çarë reje drita përshkon.
Shpresë e jetë ajo ofron.

Nënë e bijë në atë çast afrohen,
Ah, sa fort që përqafohen,
Dhe te bregu shpejt afrohen.

Mu n’atë breg ka zbritë dhe Hëna,
Mu n’atë breg po del dhe nëna,
Bashkë me vajzën në krahëror,
Mbi një prag, të egër shkëmbor.

Aty pranë te një Dafinë,
Vajzë, Nënë dhe Hënë po rrinë,
Retë fillojnë të largohen,
Zogjëve të malit u gëzohen,
Cicërima nuk kanë të reshtur,
Ç’lumturi shpirti ka veshur.

Ditë e re prap po agon.

Sadedin Limani,
Shkodër, ora: 02 e mëngjesit, dt. 07/10/2024

Shënim: Nuk kishte sesi të mos më vinte mua ma të parit frymëzimi, për këtë nënë sokolesh mali, që kapërceu mitet e kohërave me sakrificën e saj sublime nëpër transcendencën e një nate makabër, teksa kalonte pa iu dridhë qerpiku, me një guxim të rrallë dhe besim të patundur, të shpëtojë të bijën, dhe ia del.
Ja, kjo ishte edhe balada ime për të, për ta përçuar mundësisht nëpër hullit e shekujve të ardhshëm.

17/09/2024

Pushteti në duart e të paaftit është si pushka në duart e fëmijës. Të vret por nuk e di që të ka vrarë.
"Napolon Bonaparti"

Kështu vriten Pensionistët

23/08/2024

Po parqes edhe video mbi eskursionin ne Drisht per ilustrim.

Ekskursion në DrishtDiten e Diele, më 18/08/2024, ekipi ynë i përbërë nga katër veta, sipas alfabetit: 1. Astrit Dervish...
23/08/2024

Ekskursion në Drisht
Diten e Diele, më 18/08/2024, ekipi ynë i përbërë nga katër veta, sipas alfabetit:
1. Astrit Dervishi,
2. Bajram Ara,
3. Musa Bajraktari
4. Sadedin Limani
morëm një inkursion jo të zakonshëm për të shkuar në Postrribë e për të vizituar në atë Krahinë historike në këmbë të Maranai dhe të Cukalit, aty ku kryqëzohen rrugët që të çojnë në Dukagjinin e famshëm shqiptar. Qëllimi, Kalaja e ish qytetit të lashtë të Drishtit, i njohur edhe si qytetërimi i Drishtit. Na prinin Bajram Ara bash prej qytetit historik të Drishtit dhe Musa Bajraktari, nga Boks Dragoçi. (aktualisht hyrja e Urës së Mesit). Surpiza të jashtëzakonshme na prisnin. Unë për vete nuk kisha qenë që nga koha e Kampit Pionerve në Shirokë, një eksursion shkollor më pas mjaft i hershëm si edhe në kohën e demokracisë, sapo kishte hyrë, kur shoqërova si përkthyes një grup studjuesish francez. Ata kërkonin Kishën e Maries, të cilën e identifikuam me ndihmën e një ish specialist investimesh mirëmbajtëse nga ky fshat. Që atëherë nuk kisha shkelur kurrë. Por kujtimet më të hollësishme më vinin nga koha e kampit të pionierëve, kur aty u ndalëm dhe hëngrëm drekën e marrë me vete mu te Saranxha e Ujit, që përdorej ende nga fshati për uj të pijshëm. Pikërisht aty shkuam më së pari. Ende kishte ujë, ende ishte në gjendje përdorimi, por fshati ishte tashmë pothuajse i boshatisur dhe i përhumbur. Kjo nuk na dekurajoi aspak sepse ne vazhduam dhe bëmë një vrojtim të hollësishëm si për qëllime historike ashtu edhe për qëllime turistike. Pasuritë historike, monumentet historike dhe natyrore, bukuritë e mahnitshme përbënin në këtë fshat në zhdukje një potencial të paimagjinueshëm historik, kulturor dhe turistik. Siç e shikoni me fotot dhe videon për aty nuk kishte kurrfarë gjurme që të dëshmonte se kishte një potencial kaq të famshëm në cilësitë e përmendura, vetëm 7 -10 km nga qendra e Shkodrës. Asnjë tabelë dhe asnjë shteg të cilësuar për të drejtuar nga ai fshat në abandonim e sipër.
Po ju paraqes disa foto nga muri rrethues i kalasë që përshkon tre maje kodrash, porten e Kalasë, ndërtesa të hershme të qytetërimit Drishtas, shtegun që lidh rrugën kryesore me rrugën automobilistike përgjat lumit piktoresk Kir, end eplot me ujë, por pa asnjë turist vetëm disa qytetarë aty brenda. Në fund zbuluam befasishëm edhe Z. Hilmi Buhaj, nga fshati Drisht, që kishte në pronësi toka në atë fshat piktoresk dhe që me dëshirën e tij të madhe rrekej të krijonte një qendër panoramike turistike bri Lumit Kir. Por më kot. I mungonin vetëm 200 ml kabëll për të sjellur energjinë elektrike aty. Një mrekulli e vërtetë, e bërë nga një njeri i vetëm, në faqe të malit që binte gati thik mbi Kir, kishte ndërtuar tre sheshe (taraca) me një gjelbërim fantastik dhe me pemë dekorative e frutore gjithashtu. Një barakë sa për të future kokën dhe një kuzhinë për vete, gjatë kohës që punonte për pesë vite me radhë aty. Sheshet ishin mbushur me tavolina fikse, dhe me stola gjatësor gjithashtu, të kuruar perfekt, të pastër dhe të llakosur. Posht tyre një plazh natyror me disa qytetar që shriheshin buzë lumit, si specie të rralla, në një vend fantazëm. Gjithçka free.
Ne përshkuam rrugën nën drejtimin e Bajram Arës. Kjo rrugë sipas Bajramit ishte i vetmi shteg që lidhte kalanë me lumen Kir. Praj aty merreshin produktet jetësore dhe furnizmet e tregtitë e ndryshme. Por shërbente edhesi një shteg për qëllime ushtarake. Rruga ishte e kalldremosur dhe ende në një gjendje funksionale krejt normale, por që nuk kishte parë dorën e njeriut për tu mirëmbajtur qëkur kishte qenë përdorur në ato kohëra të vjetra. Kjo më bëri që të hulumtoj në bibliotekën time për historinë e Drishtit. Po të flasësh me specialistët e fushës apo edhe me professor të ndryshëm, do të dëgjosh që Drishti na paskësh qenë një qytetërim i vonë, madje edhe pas kohës së Skenderbeut. Por librat në gjermanisht të bibliotekës time, të dhuruar dikur nga Ambasada Austriake në Shkodër, ish Ambasadori Florian Raunig, fliskan ndryshe. Po i referohem vetëm njërit. Konstantin Jereçek Albanien in der Vergangenheit; Skutari und sein Gebiet im Mittelalter. (1854-1918). Themelues i Balkanologjisë Çeke. Baba i tij historian, gjuhëtar, gjyshi i tij nga nëna shkencëtar dhe themelues i sllavistikës në Sllovaki. Pra një familie me tradita të thella që vinin nga periudha e shekullit 18 dhe 19, por nuk shkova më përtej. Pra një shkencëtar i fushës, jo amator. Ja çfarë shkruan: Shkodra, Lezha dhe Dukagjini që të tre themeluar nga kohërat Iliro-Romake, aty pranë disa qytetet të vogla, të shkretuara për çudi nga shekulli i XV. Si Drishti, Sarda, Danja, Sapa etj. (faqe 40). Kalaja e Drishtit, me gjasa rrjedh nga periudha Iliro-Romake. (po aty, f. 41 shoqëruar me një foto të viti 2007 në libër).[Aty autori tregon edhe për gjurmë konkrete si gurë të skalitur të kullave të dikurshme romake]. Qyteti i Drishtit ka dy dyer (që të dyja janë edhe sot, nëpër to u përshkuam edhe ne). 60-80 metër më lart shtrihet Kalaja e Drishtit. Ajo është e rrethuar me mure sipas një poligoni jo të rregullt (kjo për shkak të terrenit tepër të thyer: shënim i mi). Për një kohë të gjatë Drishti i përkiste Bizantit, derisa u pushtua nga Nemanja bashkë me Shkodrën. Nën zotërimin Serb, Drishti ishte një vend i privilegjuar, mbretin e përfaqësonte një Comes (1251). Kur Tatarët dhe Hungarezët u tërhoqën përmes Dalmacisë 1242, për t’ua lënë Serbëve, Bullgarëve pas Rusisë, sipas bashkëkohësit Archidiakon Thomas von Spalato tregohet që qyteti u plaçkit dhe banorët u masakruan. Më 1393-1395 qyteti ishte nën zotërimin e Turqve, por iu rikthye Vendikut përsëri më 1396. Siç e përshkruan Barleti, qytetarët shpreheshin me krenari, se ishin pasardhës të romakëve (Romanorum colonus appellantes) Dhe me të vërtetë, vërtetohen disa emra familiesh me cilësime të pastra romake si: Palombo ose Colomba, Leporibus, Barbabiancha, Summa, Bello krahas emrave shqiptarë si Bariloth, Precalo, Scapuder, (ku për herë të parë shfaqet emri populli shqiptar, faqe 1386, shënim i vetë Jireçekut).
Në shekullin XVI Venecianët i cilësonin malet mbi Drisht si Malet e Spanëve. Dhe qyteti kishte madje edhe monedhën e vet. Aty gdhendej qyteti me Kulla dhe me një derë, si edhe një Zambak. Si mbishkrim shkruhej: “Civitas Drivasti”.
Gjatë rrethimit të Shkodrës turqit e pushtuan Drishtin, dhe për të frikësuar mbrojtësit e Kalasë së Shkodrës, u prenë kokat 300 robërve drishtas që ishin në kampin e tyre.
Shoku ynë i klasës, Bajram Ara, na tregoi si ishte marrë Drishti në atë kohë. Vendasit nuk kishin arritur të përfundonin fortifikimet dhe me shpresën që nuk do të pikaseshin muret e papërfunduara, i mbyllën hapësirat e pa fortifikuara me lëkurë bualli ku imitohej muri me anë të piktures. Por si gjithmonë të pabesët spijunuan dhe turqit sulmuan pikërisht në atë anë. Kështu përfundon edhe historia e Drishtit.
Sadedin Limani
22 gusht 2024

Address

Ali Demi 257/1
Tirana
1004

Telephone

+355697808147

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Formimi Intelektual posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Formimi Intelektual:

Share

Category