Tirona jonĕ

Tirona jonĕ Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Tirona jonĕ, Newspaper, .

15/01/2025

Klevis Balliu, drejtues i organizimit të Partisë Demokratike për Tiranën ka ngritur akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe qeverisë, duke kritikuar trajtimin e privilegjuar të zyrtarëve të Partisë Socialiste, të cilët ai i quajti “të paprekshëm”.

14/01/2025

Belind Këlliçi: Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës vazhdojnë, drejtorët e 5D-së po bëjnë burg në vend të Erion Veliajt

LEXO LAJMIN NË KOMENT

12/01/2025

Para shtesë për hekurudhën?!
Do të duhen, as më shumë e as më pak, se 40 milionë euro të tjera kredi për linjën Tiranë - Durrës.
Asnjë habi!
Çdo projekt i Rama & CO mbetet gjithmonë në mes të rrugës, pasi sa hap e mbyll sytë, i rriten kostot.
Të jenë bërë gabim llogaritë?!
Deri kur të përfundojë dhe nuk dihet se kur, kostot do të vazhdojnë të rriten pambarisht, duke u kthyer në borxhe për shqiptarët që prej vitesh presin të rikthehen udhëtimet me tren.
Deri më tani në fund të tunelit nuk ka dritë!

12/01/2025

Aq para sa bën 1-lekshi energjisë që Rama tallet me shqiptarët, një drejtor i tij i vjedh me një dorë në OSSH - 30mln euro!

Deklaratë e sotme për mediat:

Të nderuar qytetarë,

Mëngjesin e sotëm, të së dielës së bekuar, fatkeqësisht e nisët me piskamat e një fjalimi patetik, mbushur me viktimizim qesharak të narko kryeministrit të parë të Europës. Ashtu siç 3 rezolutat e miratuara nga mbi 150 parti të djathta të botës, përfshi Partinë Popullore Europiane, Partinë Republikane Amerikane dhe Partinë Konservatore Britanike e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.

Rama sot u sforcua gjatë për tu justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Fabul, që e kemi diskretituar në çdo rast, por që kryeministri i dëshpëruar e përsërit si të vetmen mbrojtje që i ka mbetur: mëshira për një viktimë.

Por sot jemi para jush, siç gjithmonë kemi bërë e do bëjmë për të demaskuar me fakte çdo përpjekje të Edi Ramës për të larë duart nga korrupsioni i pashoq i qeverisjes së tij 12 vjeçare. Po ju rikthejmë në vëmendje rastin më të fundit dhe flagrant, në të cilin hajduti i rradhës, vjedh mu para syve të Edi Ramës dhe jo pas shpinës së tij.

Tre ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.

Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale ABNID, ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionsh shqiptarë të dashur.

Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, 5D, të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brënda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.

Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës.

I bëj thirrje sot, Drejtuesit të SPAK Altin Dumani dhe Strukturës së Posaçme të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit flagrant, pasi këto vjedhje nuk do mund të amnistohen dot kurrë.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen më nga qurravitjet e Edi Ramës dhe as nga bamirësitë elektorale me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek, shumë e cila barazohet me paratë që vjedh vetëm 1 drejtor i kësaj qeverie.

Shqipëria ka vendosur të ndahet një herë e mirë nga hajdutëritë e babëzia e kësaj mazhorance, që e ka kthyer vendin tonë në më të varfrin e Europës, ndaj data 11 Maj, do të jetë çasti vendimtar për sovranin, t’i japë fund masakrës së një lukunie të pangjashme korrupsioni e shpopullimi.

Bashkë do i’a dalim.

Ju faleminderit.

10/01/2025

Belind Këlliçi: Altin Dumani të gjejë inceneratorin e Tiranës, janë dhënë 132 mln euro, hajduti Erion Veliaj të shkojë para ligjit

LEXO LAJMIN NË KOMENT

08/01/2025

Vullneti i Big Market del në fushatë 😔.

08/01/2025

FOTO-VIDEO/ Fadromat e oligarkëve të ndërtimit shkatërrojnë Kurorën e Gjelbër të Tiranës

Lajmin e plotë klikoje tek komenti i parë 👇

07/01/2025

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tirona jonĕ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share