
12/05/2024
Operacioni Fshesa 2.0!
Mbaj mend kur isha femije 7 vjec, krejt papritur ne ekranin e TVSH-se u shfaqen turma shqiptaresh qe ktheheshin ne Kapshtice dhe Kakavie. Dy toponime qe ngjasonin si emra laboratoresh njerezore ne te cilat shperfaqej e gjithe beteja e nje populli per mbijetese (shqiptaret) dhe paranoja e nje populli tjeter te ciles politika ia merrte krahun e punes afendikojve sa nga plantacionet sa nga platite dhe i shporrnin andej prej nga kishin ardhur. Per vite te tera ndjesite e mia antigreke me shume gjase kane qene te kultivuara nga ato pamje apokaliptike dhe historite qe tregonin te afemit e mi per "asfaline" dhe "astinomine" greke qe ne mendjen time ishin pikturuar si montra "civile" dhe me "uniforme" prej narratives se te dhunuarve. Ajo qe nuk kuptoja dhe me dukej akoma me absurde ishte kembengulja e po te njejteve "emigranteve per definicion" qe serish tentonin si rrugezgjidhje jete te njejtin vend "monstrash". Pastaj dalengadale arrita te kuptoj se ne Greqi pervec "astinomise" dhe "asfalise" kishte dhe njerez ne kuptimin e plote te fjales qe nese i kerkoje "nero" dhe "psumi" pasi kishte rrugetuar per 5-6 dite maleve te Gramozit per te kaptuar klonin dhe piramidat mund, te strehonin, te vishnin e madje edhe te punesonin. Operacionet "fshesa" ishte kunderpergjigja e politikes greke sa here ajo e Tiranes i levizte para syve "me apo pa kapele"! Ecejaket e e emigranteve ne Greqi pas disa vitesh zune te normalizoheshin ne vetem rradhe te gjate ne Kakavie e Kapshtice ne pritje te meshires se doganierve greke te cilet nuk e kishin me "fshesen" ne dore! Sot pas 33 vitesh, gjerat kane ndryshuar! Shqiptaret qe shkuan ne Greqi jane te pakte ata qe e moren mundimin te ktheheshin ne vendlindje, se "eladha" i kurre nuk i tradhetoi pritshmerite dhe kerkesat e tyre. Nga ana tjeter Shqiperia kurre nuk i dha atyre nje mundesi qe te ndryshonin mendje! Fundja ndoshta me mire keshtu! Ata, emigrantet duket se e shohin me qarte ate qe ndodh ketu ndersa torollaket" jemi ne besojme ende se ferra nuk ka marre uraten! Sepse ne krye, shqiptaret qe shesin votet dhe e kane ate njesoj te barabar me timen, kane zgjedhur nje njeri qe per hir te nevojes per karshillik personal kerkon te ndeze konflikt me nje vend qe ata nuk i trajton me si emigrante, por si te taksapagues. Edi Rama dhe emigrantet ne Greqi kane nje te perbashket! Ne 1991-shin kur ata kaptonin malin, Edi Rama shkonte me pasaporte ne Korfuz per qejf. Sot po te njejtet qe mbijetuan atebote, duhet te degjonin dokrrat e nipit te daje Pilos qe dikur u vendosi tollonin, qe ua thau barkun, e pikerisht ai tu fliste per Shqiperine e 2030-es!
p.s...a nuk iu dhimbset vetja?