Për ata që duan të ndihmojnë, mund të kontaktojnë familjarët e Elidës në numrin e telefonit: +355 69 678 9788. Gjithashtu, mund të kontribuoni përmes llogarisë bankare:
Banka: Reiffeisen Bank
Emri: Albion Omeri
IBAN: AL24 2023 1011 0000 0000 2148 2170
Apeli i familjes është një thirrje e thellë dhe prekëse që i drejtohet zemrave të shqiptarëve. Elida Saliu, një nënë e dy fëmijëve të mitur, është në një luftë të pamëshirshme për jetën. Para tre vitesh ajo u diagnostikua me leucemi akute, dhe ndërsa koha ka kaluar, sëmundja ka përshkallëzuar gjendjen e saj, duke përfshirë çdo pjesë të trupit të saj. Tani, Elida është në një gjendje kritike dhe ndodhet e shtruar në pavijonin e hematologjisë në QSUT, ku mjekët kanë shpallur se vetëm jashtë vendit mund të gjejë shpresë për jetën.
Nëna e saj, e vetmja që është pranë saj në këto ditë të trishtueshme, është e shkatërruar nga dhimbja dhe me lot në sy kërkon ndihmën e shqiptarëve. Ajo ka nevojë për mbështetje financiare për të mundësuar shërimin e Elidës jashtë vendit. Dy fëmijët e vegjël të Elidës janë në pritje të nënës së tyre, dhe kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë të ndihmojnë për t'i dhënë asaj mundësinë për të luftuar për jetën dhe për të qenë sërish pranë fëmijëve të saj.
Çdo ndihmë është e çmuar dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e Elidës dhe të fëmijëve të saj. Bashkohuni në këtë apel dhe ndihmoni që Elida të mund të vazhdojë luftën për jetën dhe të kthehet pranë fëmijëve të saj.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Nzérékoré, në Guine, ku të paktën 56 persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje gjatë një ndeshjeje futbolli. Sipas raporteve, përplasja ka shpërthyer pas një vendimi të diskutueshëm nga arbitri, i cili përjashtoi dy lojtarë të ekipit vizitor, Labé, dhe dha një goditje dënimi që shkaktoi zemërim te tifozët. Në tensionin e ngritur, mbështetësit e Labé hodhën gurë dhe u përpoqën të hynë në fushë, duke shkaktuar një kaos të madh. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Pas ngjarjes, shumë të lënduar janë dërguar në spital, ndërsa morgu ishte i mbushur plot me viktima. Një mjek i cili nuk dëshironte të identifikohej tha se kishte trupa të shtrirë në çdo cep të spitalit dhe disa ishin edhe të shtrirë në korridore. Dëshmitarët e pranishëm treguan për skena të kaotike jashtë stadiumit, ku turma të mëdha tentonin të ngjiteshin mbi mure dhe shiheshin trupa të shumtë të shtrirë pa shenja jete. Kryeministri i Guinesë, Oury Bah, ka deklaruar se një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar përgjegjësit e kësaj tragjedie.
Çudira nga Korça, rrugën e paraplegjikëve e zë babagjyshi!
Në pamje duket bashkia e Korçës dhe rampa që shërben për hyrjen në institucion të personave paraplegjikë që lëvizin me karrocë me rrota.
Mbi kangjëllat anësore të rampës është instaluar ky zbukurim, ‘Slita e babagjysh*t’, duke bllokuar rrugën për të gjithë personat me aftësi të veçanta që kanë nevojë të futen në institucion. Në rast se ata nuk janë të shoqëruar nga një i afërm, nuk mund të futen brenda bashkisë.
Me sa duket për kryebashkiakun Sotiraq Filo dhe ekipin e tij të dekorit, më e rëndësishme është vendosja e kësaj slite se sa qytetarët që do të mbeten pa shërbim deri në përfundim të festave, kur ky zbukurim do të hiqet.
Ky rast sjell nevojën e menjëhershme për zhvendosjen e dekorit në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që të gjithë qytetarët të marrin shërbim të barabartë dhe të papenguar.
Gëzuar 28-29 nëntorin dhe përqafime për të gjithë shqiptarët, nga Lionel Velaj.
Festat e nëntorit kanë sjellë një atmosferë të ngrohtë, veçanërisht për fëmijët që janë protagonistët e këtyre festave. Në inboxin tonë ka mbërritur një tjetër viedo e një vogëlushi që reciton një vjershë për flamurin, simbolin tonë kombëtar.
Më 25 shtator te vitit 2018 Këshilltari i Mendimit të Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Mustaf Lici në një deklaratë për mediat akuzonte gazetarin Artan Hoxha për në me persona të botës së krimit. Ai me anë të kësaj deklarate u bëri të ditur gazetarëve të pranishëm se
“Të gjithë shkodranët i njohin shumë mirë vrasësit e tyre”
Ai i bëri thirrje edhe prokurorisë qe para gjashtë vitesh që të kontrollonte tabulatet e telefonit të Artan Hoxhës për të zbuluar marrëdhëniet e tij me krimin.
Lici tha se gazetari nuk mund ta mashtrojë ose të manipulojë qytetarët e Shkodrës, pasi ata janë të mençur, të vëmendshëm dhe nuk i lejojnë të bëjnë gabime të tilla, por këtë mund ta lejojnë në qytetin e Elbasanit.
Ti mund "të tretësh çokun" në Elbasan, por jo në Shkodër, se shkodranët janë të zgjuar!
Vogëlushi reciton një poezi kushtuar flamurit, duke e nderuar simbolin e pavarësisë dhe të krenarisë kombëtare.
Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mustafa Kemal Ataturku” në Zall-Herr po përballet me kushte të rrezikshme, që kërcënojnë sigurinë e nxënësve dhe stafit.
Çatia e shkollës është në gjendje të dëmtuar, me tjegulla që duken sikur mund të bien nga çasti në çast, ndërsa ndërtesa është e vetmja që mbulon disa fshatra të Komunës Zall-Herr.
Kjo situatë kërkon një vëmendje urgjente dhe veprime të shpejta për të siguruar një mjedis të sigurt për ata që frekuentojnë shkollën. A mund t’i ktheni sytë nga Zall-Herri para se të bie çatia?
Policia Bashkiake e Tiranës ka shkaktuar një incident të papritur sot, duke konfiskuar mallin e një gruaje që po shiste lule në rrugë. Sipas dëshmive të qytetarëve që ishin të pranishëm, policët i morën mallin, ndërsa zonja, e cila ishte dukshëm e shqetësuar, kërkonte të merrte malli pas sekuestrimit të tij. Ajo insistonte që të hapnin automjetin e policisë.
Qytetarët e rastësishëm ndjenë keqardhje dhe dëgjohet se i thonë policëve që t’ia kthejë. Zonja filloi të qante duke shpjeguar se ishte e varfër dhe jetonte me qira.
Sipas saj, ajo mbështetej plotësisht te kjo punë për të siguruar jetesën e saj dhe se ky mall ishte "buka e gojës" për të mbijetuar. Situata ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët dhe ka ngritur pyetje mbi ndjeshmërinë dhe metodat e përdorura nga forcat e rendit në trajtimin e sh*tësve të rrugës.