09/01/2026
Poertret: Florant Vreto– një histori që frymëzon besim dhe shpresë për të ardhmen
Në komunitetin e Librazhdit dhe Përrenjasit, dhe fshatrat rreth e qark, emri i Florant Vretos, përmendet me respekt dhe vlerësimin mëntë mirë,një djalë nga Sopoti iI arsimuar në fushën e Ekonomisë–Financës dhe i angazhuar prej vitesh në Drejtorinë e Transportit Rrugor, i mirëvlerësuar ai ka ndërtuar jetën dhe profilin me punë dhe përkushtim një profil profesional të qëndrueshëm, duke fituar besimin e qytetarëve dhe kolegëve edhe në biznesin e rij privat,duke shkuar tregjeve deri në fshatrat më të thella,ku njerëzit e duan dhe e respektojnë.
Florant Vteto njihet si një ekonomist i aftë, korrekt dhe i përkushtuar, por mbi të gjitha si një njeri i thjeshtë, i sjellshëm dhe i afërt me komunitetin. Respekti që gëzon në qytete dhe në fshatrat e zonës nuk vjen rastësisht, por është fryt i një qëndrimi njerëzor, komunikimi të sinqertë dhe ndershmërisë në çdo detyrë që ka ushtruar.
Përtej angazhimit profesional, historia e tij merr edhe më shumë dritë përmes familjes. Dy fëmijët e Florant Vtetomit janë një krenari jo vetëm për prindërit, por edhe për komunitetin, duke u dalluar për rezultate të shkëlqyera në mësime dhe për arritje të larta në auditorët e universitetit. Vlerësimi i tyre me medalje nderi është dëshmi e punës, disiplinës dhe dashurisë për dijen – vlera që kanë marrë nga familja,që e ka lindur edukuar dhe shkolluar .
Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për modele pozitive, figura të tilla japin shpresë dhe pritshmëri të mira për të ardhmen. Historia e Florant Vtetos është një mesazh i qartë se puna e ndershme, arsimi dhe vlerat familjare mbeten themelet më t.ë forta për ndërtimin e një komuniteti më të mirë..