Shërbime Mjedisore - EPER / Environmental Services - EPER

Shërbime Mjedisore - EPER  /  Environmental Services - EPER EPER ofron shërbime në fushën e mjedisit. Shërbime Konsulence teknike-profesionale dhe juridike në fushën e mjedisit.

Hartimi i raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), përfshirë Raporte Paraprake dhe të Thelluar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Auditimi Mjedisor. Kryerja e ekspertizave të ndryshme në fushën e mjedisit, si dhe shërbime si ekspertë për të vlerësuar një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Ekspertizat mjedisore të hartuara. Hartimi i të gjithë dokumentacionit të nevojsh

ëm për aplikimet për VNM Paraprake dhe të Thelluar, si dhe për Leje Mjedisore të tipit A, B ose C. Aplikimi dhe ndjekja e të gjitha procedurave të nevojshme për një aplikim për miratim të VNM ose të një leje mjedisore, deri në miratimin dhe zbardhjen e dokumentit të lejes apo licencës. Në ndjekjen e procedurave për pajisje me Akt-Miratimi të VNM ose Lejeve Mjedisore përfshihen paraqitja e kërkesës për realizimin e procedurës së konsultimit me publikun, bashkërendimi dhe organizimi i konsultimit me publikun në përputhje me kërkesat ligjore, aplikimi pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe ndjekja e praktikës për plotësime informacioni të mundshme. Në perfundim printimi i licencës/lejes dhe dorëzimi i dosjes tek kërkuesi. Gjithashtu edhe hartimi i dokumentacionit dhe aplikimi për licenca profesionale në fushën e mjedisit, të tilla si Licenca të aktivitetit të menaxhimit të mbetjeve.

Address

Rr. Aleksandër Moisiu, Pall. 72/1, Ap. 3
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbime Mjedisore - EPER / Environmental Services - EPER posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other News & Media Websites in Tirana

Show All