Focus Focus

Focus Focus Në këtë faqe do keni mundësi që të gjeni: Lajme, Foto, Video etj kryesish Sport por jovetëm...

Tashmë në këtë Faqe do të keni mundësi që të shikoni disa nga Foto nga aktivitetet në të cilat do të jem prezent.

03/02/2025

🔴 Aksident në aksin “Lezhë-Shkodër”!

▶️Kamioni përplaset me barrierat dhe përmbyset në rrugë, shoferi përfundon në spital

03/02/2025

🔴 ITALI/ PËRMBYTJE NË SIÇILI, BLLOKOHEN RRUGËT, UJI ‘RRËMBEN’ AUTOMJETET

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën e ujit. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, kryesisht me mjete fryrëse, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve, në vetëm katër orë ra sasia e reshjeve që zakonisht bie për një muaj, duke e bërë sistemin e kullimit të paaftë të përballonte prurjet. Lumenjtë e dalë nga shtrati krijuan rrëke balte, duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makina të parkuara pranë ujërave.

Moti i keq ka prekur edhe Kalabrinë, ku kryetari i bashkisë së Catanzaros, Nicola Fiorita, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljen nga shtëpia për të garantuar sigurinë e tyre.

Autoritetet meteorologjike paralajmëruan me kohë për rrezikun, duke ndihmuar në shmangien e viktimave. Megjithatë, situata mbetet e rëndë dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme.

03/02/2025

⚫️ Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë’, ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është ndarë ngajeta ditën e sotme (3 shkurt) në moshën 58-vjeçare Violeta Lleshaj.
Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshkortes së tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta', shkruan ai.

02/02/2025

🔴 Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin sot në qytetin e Shkodrës. Të shoqëruar nga drejtues të degës së Partisë Demokratike vendore, parlmantarët britanik vizituan muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Deputeti britanikë, Andrew Rosindell (ministër në hije për Marrëdhëniet me Jashtë) tha se ky muze dëshmon krimet më të tmerrshme që ka parë në jetën e tij politike.

Deputetët konservatorë britanikë shprehën mbeshtetjen e tyre për Partinë Demokratike të Shqipërisë që, siç thanë , e shohin si aleatin më të afert të vijës tyre politike.

02/02/2025

🔴 Krimi në familje trondit Tiranën/ Babai v*au të birin me th*kë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë që ka marrë nga babai i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” ku në banesë, Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç.

Ky i fundit ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

02/02/2025

▶️ Hyn në fuqi “Kartoni jeshil”, 50 euro në vit - I vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare, vetëm në territorin e Malit të Zi

▶️Ka hyrë sot në fuqi vendimi i Byrosë Shqiptare të Sigurimit për reduktimin e tarifës së “Kartonit Jeshil” në vlerën 50 euro me afat 1-vjeçar, i vlefshëm për autoveturat me targa shqiptare.

02/02/2025

📍 Puka, Destinacion Turistik Gjatë Gjithë Vitit

Puka është kthyer në një destinacion turistik të preferuar, duke ofruar një kombinim të bukur të natyrës, historisë dhe gastronomisë së pasur. Dimri sjell vizitorë të shumtë për shkak të borës dhe terrenit malor, dhe këtë vit është shtuar edhe zip-line më i madh në Ballkan, me gjatësi 1.200 metra dhe shpejtësi deri në 100 km/orë, duke ofruar një eksperiencë unike për adhuruesit e aventurës. Në vitin 2024, 17,000 turistë vizituan Pukën.

Nënkryetari i Bashkisë Pukë, Ferid Ringaj, tha për këtë sukses:

"Situata me turizmin është përmirësuar ndjeshëm, falë investimeve në këtë fushë dhe aktiviteteve të shumta që zhvillohen në qytet, si Festivali i Instrumentistëve të Vegjël, Sofra Pukjane dhe Panairi Agro-Fest.
Nga informacionet dhe kontaktet me operatorët turistikë, pritet një rritje prej 15-20% të turistëve këtë vit. Bashkia ka projekte të mëdha për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të zhvilluar turizmin, si ndërtimi i resortit në Qafën e Qerretit dhe përmirësimi i rrugëve dhe shtigjeve malore."

Puka ka tërhequr gjithashtu shumë vizitorë nga atraksionet natyrore si Liqeni i Komanit, Maja e Murgës, Shpellat historike dhe Mali i Munellës, dhe është një pikë kalimi për të shkuar në Valbonë dhe Liqenin e Fierzës.

31/01/2025

🔴 GJENDEN 2 TURISTËT E HUMBUR NË MALIN E TARABOSH*T, BENET BECI: FALENDEROJ GRUPIN ALPIN TË FNSH

Dua të falënderoj sonte grupin alpin të FNSH-së Shkodër për gatishmërinë e treguar ndaj dy turistëve që kishin humbur kontaktet në Malin e Tarabosh*t.

Forcat tona të policisë, së bashku me grupin alpin të FNSH-së, pas disa orësh kërkimesh arritën të gjejnë turistët në Zogaj, në Malin e Tarabosh*t, duke u ofruar ndihmë një turisteje nga Gjermania dhe një shtetasi nga Kosova, me banim në Prishtinë.

Mirënjohje efektivëve të Shkodrës për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar!👏👏

31/01/2025

📌 TEUTA-VLLAZNIA, 1-3 NË NIKO DOVANA PËR SHKODRANËT

Është mbyllur me rezultatin 1-3 ndeshja Teuta-Vllaznia, e luajtur në “Niko Dovana”. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 1-3, falë golave të Malës dhe Balajt nga penalltia, ndërsa goli I tretë u shënua që në minutat e para të pjesës së dytë nga Kevin Dodaj në minutën e 47-të. Teuta ka shënuar një gol në minutën e 60 të takimit

31/01/2025

📌Pas marrëveshjes për huazimin e Egert Selmanit, KF Vllaznia dhe FC Feronikeli 74 ditën e sotme kanë rënë dakord edhe për huazimin e futbollistit tjetër kuqeblu, Ersi Zaganjori. Ky i fundit do të jetë pjesë e skuadrës së Superligës të Kosovës deri në fund të këtij sezoni. KF Vllaznia i uron suksese lojtarit në këtë eksperiencë të re në karrierën e tij!

31/01/2025
31/01/2025

📌 Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Shkodër për 2025, kalon rendi i ditës. Ndou: Vazhdojmë të punojmë për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila ishte e para për këtë vit, miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët, duke përfshirë:

▪️Fondin shtesë për ndihmën ekonomike (deri në 6%) për muajin dhjetor 2024 si dhe miratimin e kritereve për ndihmën ekonomike për familjet që nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit.
▪️Shtesë në buxhetin 2025 dhe programin afatmesëm 2025-2027, sipas aktit normativ të Ministrisë së Financave.
▪️Miratimi në parim i bashkëfinancimit për projektin e infrastrukturës në zonat informale (rikonstruksioni i rrugës Roza Lejn dhe degëzimeve).
▪️Bashkëfinancimi për strehimin social, për ndërtimin e një kati shtesë në objektin “Banesa sociale me qira” (ish-konvikti i Shkollës Veterinare).
▪️Ndryshim në emërtimin dhe përdorimin e një prone shtetërore, të transferuar në pronësi të Bashkisë Shkodër.
▪️Miratimi i listës së përfituesve të subvencionit të qirasë për ata që nuk përballojnë tregun e lirë për vitin 2025.
▪️Miratimi i planit vendor për mbrojtjen e biodiversitetit.

Vazhdojmë të punojmë për një Shkodër më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

31/01/2025

🔴 Shpërthim me tritol automjeti në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në Shkodër në orët e para të mëngjesit. Tritoli është vënë në automjetin e 37-vjeçarit Alban Bushati.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht”-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Top Channel

30/01/2025

30/01/2025

🔴🔵 Benet Beci: Përpara nisjes drejt Durrësit, pata kënaqësinë të takohesha me ekipin e Vllaznisë. Gjatë këtij takimi, urova personalisht kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj, për tre trofetë e fituar në ceremoninë e organizuar nga FSHF.

30/01/2025

📌 QKF “Kujtim Alija” fiton kupën e festivalit – Vogëlushët shkodranë morën tre çmime të para në Durrës

QKF “Kujtim Alija” është shpallur fituese e tre kategorive si dhe është vlerësuar me Kupën e Festivalit.

Në ambjentet e QKF “Kujtim Alija” u zhvillua një takim plot emocion nga stafi i QKF Durrës të cilët kishin ardhur për të dorëzuar kupat e fituesve të Festivalit të 5-të mbarëkombëtar të interpretuesve të këngës popullore për fëmijë.

Jasemin Çaku u shpall fituese e vendit të parë për kategorinë 8-11 vjeç.

Klejvi Kapeta u shpall fitues i vendit të parë për kategorinë 12-15 vjeç.

Ndërsa vëlla e motër , Dea dhe Dean Hoxhaj u shpallën fitues në kategorinë Duet.

Ata shprehen të emocionuar për vlerësimet që kanë marrë

DEA DHE DEAN HOXHAJ Fitues në kategorinë duet Ky festival që zhvillohet nga QKF të Durrësit është kthyer në traditë tashmë i cili synon ruatjen e vlerave të këngës popullore qytetare.

30/01/2025

30/01/2025

▶️ Sherbimi Social i Bashkise Shkoder takime ndergjegjesuese mbi kancerin e qafës së mitrës

Vijojnë takimet informuese për rritjen e ndërgjegjësimit mbi kancerin e qafës së mitrës, një sëmundje e parandalueshme përmes masave të duhura mjekësore.
✅ Vaksinimi i adoleshenteve ndaj HPV është një ndërhyrje e sigurt dhe efektive për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me këtë virus.
✅ Testimi për HPV mund të identifikojë rrezikun në kohë, duke mundësuar masa të shpejta parandaluese.
✅ Programi i depistimit ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjes, duke ofruar mundësi më të mira trajtimi.
-Konsultohuni me mjekun tuaj dhe kryeni kontrollet e nevojshme në qendrën shëndetësore.
-Gratë e moshës 40-49 vjeç këshillohen të informohen pranë mjekut të familjes mbi mundësinë e testimit për HPV.
Vaksinimi dhe diagnostikimi i hershëm janë masa thelbësore për parandalimin dhe menaxhimin efektiv të kësaj sëmundjeje.
Kujdesi dhe ndërgjegjësimi mund të shpëtojnë jetë!

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Focus Focus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share