Web: www.4plusmedia.tv
Email: [email protected]
Tel: +355 (35) 223413
Adresa: Lagja “Loni Dhamo”, Bulevardi “Shetitorja e Palmave”, Kompleksi “3-Kolonat”, Kati VIII, Lushnje I krijuar që në vitin 1997, TV 4 Plus ka krijuar një eksperiencë të vyer programacionesh që transmetohen live dhe me regjistrim. Vitet e tranzicionit të tejzgjatur, ky radiotelevizion ishte dritarja e vetme tepër e shikuar
në Lushnje. Informacioni që jepte TV 4 Plus për pajtimin e gjaqeve dhe të grindjeve ishte i pazevendësueshëm. Sot TV 4 Plus ka një tjetër fytyrë dhe nivel programacionesh të preferuara për të gjitha moshat. Zona e mbulimit me sinjal jane: Lushnja, Fieri, Mallakastra, pjesa fushore e Beratit, Kuçova pjesërisht, Peqini, Belshi, Elbasani lindor, Kavaja, Rrogozhina, Divjaka e deri në pjesën veriore të lumit Vjosa. TV 4 Plus është i liçensuar nga KKRT-ja dhe transmeton në dy frekuenca CH 55 dhe CH 66. Sot TV 4 Plus ka një staf prej 15 personash, nga të cilët 4 gazetarë, 2 operatorë, 2 teknik transmetimi, 2 montazhierë, njw arkiviste si dhe 4 punonjë të prapavijës. Stafi i gazetarëve është me arsim të lartë dhe i profilizuar për gazetari ose mësuesi (gjuhë letërsi). Aktualisht jemi televizioni më i shikuar dhe i kompletuar në qytet. TV 4 Plus transmeton 16 orë në ditë, nga të cilat 8 edicione lajmesh, të përditshme. Televizioni prek një gamë të gjerë informacionesh sa interesante dhe të shikuara. Kemi disa emisione të përjavshme të rregullta dhe LIVE si: dy herë në javë emisioni i fëmijëve "Alo! Ëmbëlsira?" ne oren 17:00 te marten dhe po kjo ore te premten, me shikues të shumtë dhe telefonata te njepasnjeshme; Emisioni i përditshëm nga ora 07-09, me titull "Mirëmëngjes në RTV 4 plus"; "Folk", emisioni i përjavshëm; "Rubrika Sportive" cdo te hene ora 20:45, “Mjeku ne familje”, emisioni i së shtunës "Studentët në shtëpi", "Shkolla dhe komuniteti" ; "Udhekryq" etj (te gjitha keto drejtperdrejt me shikuesit). Dy ndër veprimtaritë më të rëndësishme vjetore të RTV 4 plus janë "Fjala artistike", konkurs me nxënësit e të gjitha shkollave nëntëvjeçare të rrethit si dhe "Olimpiada Artistike Rinore", konkurs me të gjitha shkollat e mesme të rrethit (shkollat konkurojnë me dramë, ansambël ose variete). Për fituesit japim edhe çmime në vlerë materiale, kurse për shkollën fituese sponsorizojmë vizitë në rivierë ose jashtë, në vendet fqinje. Këtë vit (2011), të dy këto aktivitete kanë edicionin e gjashtë të zhvillimit pa ndërprerje. Në këto aktivitete përfshihen 22 shkolla të mesme dhe 56 shkolla nëntëvjeçare. Sponsorizimet janë fryt i bashkëpunimit me Zyrën Arsimore të rrethit, bashkinw Lushnje e bashkinë Divjakë, komunat e bizneset e rrethit. TV 4 Plus organizon filmimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit të skuadrës së qytetit dhe i transmeton rezultatet me ndërhyrje direkt kurse në darkë me pamje e zë për shikuesit. Kemi pergatitur dhe transmetuar dhjetra dokumentare televizive per figura te ndryshme te qytetit nga fusha e sportit artit kultures etj. TV 4 Plus ka mjedise krejt të veçanta, komode e luksoze, nje kat i tere ne dispozicion te televizionit ne forme rrethore me zyra per rrjetin: Gazetaret-Drejtoria-Radioja-Montazhi-Studioja Lajmeve-Transmetimi-Arkivi dhe Salla e studios se regjistrimeve e permesave te mjaftushme per publikun, përshtatshme për zhvillimin e emisioneve të ndryshme. Ky radiotelevizion transmeton telenovela të kohës, filma të ditëve të fundit, dokumentarë dhe emisione sociale, shkencore, politike etj. Radiotelevizioni është pjesë e grupimit të RTL dhe mban lidhje bashkëpunuese të ndërsjellta me to. TV 4 Plus i është bashkëngjitur edhe Radioja 4 Plus, që nga viti 2009. Radioja 4 Plus transmeton 24 orë në frekuencën 98.3 mgh. Në RTV tonë transmetohen informacione ditore dhe komente, kulturë, art, muzikë, argëtim, zbavitje, ekranizime emisione për talentet, sport, publicitet etj. Fale bashkepunimit me "ABCOM" RTV 4 plus tani shikohet edhe ne qytetet Vlore, Durres, Tirane dhe Shkoder.