Dushar

Dushar Ne jemi nga Dushari

15/12/2024
30/10/2024

Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës.
Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin.
Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës.
Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se:
“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”
Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshin të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.
Rasti i 21 Tetorit tregoi qartë se as unë, Ilir Meta dhe as personi tjetër, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonjë vendim gjyqësor, nuk u informuam për të drejtat tona, nuk na u lejua të telefononim avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as që pranonin të identifikoheshin dhe kur i’u prezantuam dhe kërkuam një akt ose dokument juridik, nisën të ulërisnin dhe të ushtronin dhunë.
Shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë provat dhe pamjet filmike dëshmojnë për një arrestim të paligjshëm e banditesk.
Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.
Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.
I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga forcat speciale të policisë, lëshuar nga SPAK, është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

📌 Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Ilir Metës në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Pra ata e kanë bazuar ligjshmërinë e këtij Urdhri te ligji nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar katër vite më parë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.
Ky ligj i ri, i shpallur në 16.07.2020 nga Presidenti i Republikës, ka hyrë në fuqi në 05.08.2020 duke zëvendësuar ligjin, të cilit i referohet SPAK-u nga padija apo qëllimisht.
Akti juridik merr forcën dhe vlefshmërinë e tij, vetëm përmes ligjit të kohës kur ky akt nxirret.
Pra jemi në kushtet kur Urdhri për ekzekutimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” është i mbështetur mbi një akt, që ka 4 vjet që nuk është në fuqi.
Aktet administrative, urdhrat e përmbaruesve, urdhrat e prokurorisë janë vlefshme dhe të zbatueshme për sa kohë që ato mbështeten mbi një bazë të caktuar ligjore, e cila duhet të jetë në fuqi në momentin e lëshimit të aktit.
Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër në bazë të ligjit nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale” duhet të konsiderohet i pavlefshëm, që nga fillimi i tyre.

📌 Skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca Operacionale.

Nga vetë pamjet filmike duket qartë se Urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj personit në hetim Ilir Meta nuk është zbatuar nga oficerët e BKH apo nga oficerët e Policisë së Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, që pretendohen se ishin Forca Speciale.
Kjo vjen në kundërshtim të qartë edhe me dispozitat që përcaktojnë qëllimet operacionale të Forcave Speciale.
Në urdhrin e Prokurorisë së Posaçme, në pikën 3 të tij, parashikohet se “Me ekzekutimin e pikës 1 dhe 2 të këtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila e ka detyrë funksionale”, funksion që ligji nr.108/2014 ia jep Forcave Speciale.
Në këtë kontekst është e qartë se Forcat Speciale kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ato, por edhe autoritetet që i kanë urdhëruar për një operacion jashtë kompetencave të tyre ligjore, ndaj këto veprime janë të pavlefshme.
Veprimi i Forcave Speciale, jo vetëm që nuk është në përputhje me situatën faktike të çështjes, por as me masat operacionale që kërkonte rasti në fjalë.
Është flagrante se Forcat Speciale në përpjekjet e tyre për të ekzektuar masën e sigurimit, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara qartë, duke shkelur autorizimin e dhënë nga ligji për funksionet dhe kompetencat e tyre specifike.
Gjithashtu ekzekutimi i vendimit nga persona të maskuar dhe jo BKH, sipas parashikimeve të nenit 246 të Kodit të Procedurës Penale dhe pikës 9 të vendimit nr.125, datë 20.10.2024, të GJKKO e bën të pavlefshëm gjithë ekzekutimin e këtij vendimi.
Shmangja nga dispozitat ligjore për kompetencat e BKH-së dhe zëvendësimi i saj nga struktura të tjera, që nuk kanë juridiksionin e përcaktuar për të vepruar në raste të tilla, jo vetëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë së veprimeve administrative, por gjithashtu cënon standardet e përcaktuara për sigurinë ligjore dhe të drejtat e subjekteve të përfshira.
Kemi një rast të qartë të tejkalimit të kompetencave, që çon në pavlefshmërinë e veprimeve të kryera më datë 21.10.2024 për arrestimin.

📌 Skandali tjetër është paligjshmëria e vendimit të Gjykatës, por “afërmendsh” ato vendosin gjithmonë siç kërkon SPAK, ndaj një hetim i nisur në mënyrë të paligjshme, që u ndoq nga një urdhër “Arrest në burg” i paligjshëm dhe që u ekzekutua në mënyrë të paligjshme s’mund të kishte një gjykim të ligjshëm, objektiv e jo diskriminues.

Neni 228, pika 3 e Kodit të Procedurës Penale parashikon se masa e sigurimit personal vendosen:
a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme, që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit.
b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet.
c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj për të cilin procedohet.
Në kushtet aktuale asnjë nga tre rreziqet nuk ekziston.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në jurisprudencën e saj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se arsyetimi i gjykatave vendase do të konsiderohet gjithmonë i papërshtatshëm nëse është “abstrakt” ose “i bazuar në stereotip”.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thekson se personi i akuzuar për një krim duhet të jetë i lirë në pritje të gjykimit përveçse në ato raste kur shteti mund të tregojë që ekzistojnë arsye “të forta dhe të mjaftueshme që justifikojnë vazhdimin e mbajtjes së personit në burg”.
Në këtë kontekst, vazhdimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” vetëm për shkak të rëndësisë së dënimit të mundshëm dhe rrezikut të supozuar është në kundërshtim të hapur me standardet e vendosura nga GJEDNJ.
Këto standarde të lidhura ngushtë me parimin penal të prezumimit të pafajësisë, i japin rëndësi të veçantë mbrojtjes së të drejtave individuale dhe procesit të rregullt ligjor.
Prezumimi i pafajësisë nuk është mbrojtje proceduriale, por gur themeli i të drejtave të njeriut dhe parim përbërës i së drejtës penale, duke u reflektuar qartazi në të drejtën ndërkombëtare dhe në nenin 30 të Kushtetutës të Shqipërisë, që përcakton qartë se çdo individ konsiderohet i pafajshëm përderisa fajësia e tij nuk është vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka theksuar se caktimi i masave kufizuese të lirisë personale, siç është paraburgimi, duhet të bazohet në prova konkrete dhe në një nevojë të pashmangshme, e jo në një rrezik të paqartë ose spekulativ për rendin publik.
Ky arsyetim vjen në mbrojtje të argumentit se caktimi dhe vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit duke u bazuar vetëm në veprime penale për të cilën personi akuzohet, do të cënonte rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë.
Po kështu standardet e zhvilluara nga jurisprudence e GJEDNJ sipas parimit “in dubio pro reo” kërkojnë që çdo dyshim duhet të interpretohet në favor të të pandehurit si pjesë integrale e prezumimit të pafajësisë dhe thekson se çdo barrë e provës bie mbi organin e akuzës.
Për këto arsye, bazimi i caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit për shkak të veprës penale dhe dënimit të lartë që i atribuohet asaj është antikushtetues dhe në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Po kështu vendimi për caktimin dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” për personin tim është diskriminues, në raport me personat e tjerë në hetim, duke patur parasysh që GJKKO nuk ka ofruar argument specifike.
Ky qëndrim ka krijuar një standard të dyfishtë:
Nga njëra anë, GJKKO nuk ka paraqitur ndonjë analizë të detajuar se si secili nga të dyshuarit mund të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave (marrë në konsideratë që secili ka ushtuar funksione të ndryshme nga njëri-tjetri) ndërsa ka caktuar masë ekstreme për personin tim krahasuar me të tjerët.
Kjo tregon qartë se nuk kemi një qasje të njëtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe për qëllime politike.
Nëse masa e sigurimit “Arrest në burg” caktohet për shkak të ekzistencës së rrezikut të asgjësimit të provave nga personi në hetim, prokurorit i lind detyrimi të parashtrojë provat ose minimalisht natyrën e provave, që rrezikohen të cënohen nga personi në hetim dhe rrjedhimisht gjykatës i lind detyrimi të arsyetojë vendimmarrjen mbi caktimin e kësaj mase në bazë të nenit 228, pika 1, gërma a.
Po ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta për çështjen absurd CEZ-DIA, që ka 13 vjet që hetohet e bazohet vetëm në intervista të sajuara nga dëshmitarë që kanë problem me drejtësinë.
Ç’prova mund të rrezikojë Ilir Meta kur të gjitha ato që pretendon SPAK-u janë në celularët e ish-bashkëshortes time dhe grupit të saj të ngushtë, të cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.
Është e qartë se i gjithë ky proces rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata afërmendsh kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të Ilir Metës, si President i Partisë së Lirisë, me qëllim pengimin e aktivitetit të saj opozitar, por edhe favorizimin e peronsave që janë kapur në shkelje të ligjit për të vepruar të lirë për llogari të regjimit mafioz për të dëmtuar Partinë e Lirisë në këmbim të rrethanave lehtësuese për veprimet e paligjshme që kanë bërë.
Arrestimi i paligjshëm dhe banditesk i 21 Tetorit është jo vetëm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor bazuar në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij rënë në rrjetën e SPAK-ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre, të cilët janë kthyer në bashkëpunëtorë të regjimit për të vrarë ëndrrat dhe shpresat e atyre që i mbështetën me idealizëm.

28/10/2024

Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë.
Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare.
Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?
Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë?
Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?
A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.
Jam shumë i qartë se ky rrëmbim është një konsensus i gjerë i përgatitur nga faktorët më malinj, të cilët i tmerron prania e Ilir Metës, në jetën publike, të vërtetat që ai thotë dhe që gjithmonë janë provuar, çmontimi i Ramaformës në Komisionin e Venecias, që ka asgjësuar shtetin e së drejtës dhe ka instaluar një juntë të rrezikshme policore, gjyqësore dhe bandash, aq sa edhe Vietnami i ka indekset e drejtësisë më të mira.
Rrëmbimi i Ilir Metës nga mafia në pushtet, me urdhër të tre mercenarëve të saj, Altin Dumani, Arben Kraja edhe Sotir Kllapi, u bë me qëllim që të më pamundësojë sa më shumë mbrojtjen në publik, në media e debate nga akuzat qesharake dhe të stisura të cilat nuk përmbajnë asnjë fakt apo provë penale kundër meje.
Hetimet ndaj meje kanë nisur që në Dhjetor 2019 në bazë të kallëzimit të një njeriu të dënuar nga Gjykata për dhunë në familje, si Romeo Karaj, i cili ishte edhe punonjës i regjimit, OSHE dhe dikur bashkëpunëtor i Kastriot Ismailit te CEZ-DIA.
Kjo çështje është filluar në kohën e përplasjes së madhe për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese midis meje si President i Republikës dhe Qeverisë së “Rilindjes”, që donte të grabiste të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të kemi këtë Ramaformë që e dinë të gjithë shqiptarët.
Për vite të tëra, Altin Dumani, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin, jo vetëm joshën shumë persona për të bërë deklarime të rreme, por edhe intimiduan shumë të tjerë, që kishin probleme me drejtësinë, për vjedhje dhe mashtrime, si rasti i Elvis Mataj, që ka qenë krahu i djathtë i Kastriot Ismailit, për t’i përdorur në gjyqin e arbitrazhit në Vjenë kundër tij, por edhe më pas për të bërë deklarata mashtruese lidhur me marrëdhëniet e mia me Kastriot Ismailaj.
Po kështu përmes Dritan Priftit dhe Tom Dosh*t u përpoqën të përdornin të afërm të tij për të më provokuar mua, që të ndërhyja për lirimin e tij dhe më pas i nxitën për të dhënë intervista të pavërteta.
Lidhur me këtë çështje, si Kryetar Kuvendi, i kam çuar informacion zyrtar Prokurorisë dhe i kam kërkuar të merreshin masa, pasi ata edhe mund ta eleminonin znj.Vojsava Ismaili e më pas të pretendonin se këtë e kisha bërë unë, gjoja si hakmarrje ose për të zhdukur një dëshmitare që kurrë në fakt s’ka ekzistuar si e tillë.
Altin Dumani e di shumë mirë se Kastriot Ismaili i kishte lidhjet me CEZ shumë përpara se unë të bëhesha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, për shkak të partneres së tij amerikane Rebeka dhe nuk jam unë personi që e kam lidhur me çekët.
Po kështu Dumani e di shumë mirë se lidhjet me CEZ i mbante Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë në emër të Qeverisë shqiptare, si aksionere me 24% në CEZ-Albania.
Dumani e di shumë mirë se marrëveshja midis CEZ-it dhe DIA është firmosur në 1 shtator 2010 dhe ishte marrëdhënie midis dy kompanive me interesa reciproke.
Ndërsa unë jam bërë Ministër i Ekonomisë më 16 shtator.
Po kështu ai e di shumë mirë se asnjë ditë, Kastriot Ismaili nuk ka qenë as kandidat për anëtar i Këshillit Mbikqyrës të CEZ-Albania, as anëtar i këtij Këshilli dhe as ndihmës i Ministrit sepse nuk ekziston asnjë akt i tillë.
Prania e tij gjatë vizitës që kam zhvilluar unë në Pragë gjatë një vizite pune të dokumentuar nuk ka të bëjë me faktin se ai ishte pjesë e delegacionit tonë, i cili është i dokumentuar nga urdhër-shërbimet.
Por ai ishte si partner zyrtar i CEZ-it që ishte edhe mikpritësi ynë së bashku me Ministrin e Ekonomisë.
Po kështu Kastriot Ismaili nuk ishte as person në kërkim dhe as i lidhur me bandat siç janë sot shumica e atyre që fluturojnë me çarterin e Edi Ramës, shpenzimet e të cilit nuk deklarohen kurrë dhe për të cilat Dumani s’ka guxim të shqetësohet.
Dumani spekullon kur thotë se unë nuk kam thënë të vërtetën lidhur me udhëtimin në Pragë, i cili ka qenë shumë i saktë.
Pra mund të kemi qëlluar në një avion, por jo për qëllime të përbashkëta.
Dhe kjo është logjike sepse qëllim i përbashkët do të thotë për shembull të ikësh me dikë për pushime në të njëjtin vend.
Por në rastin konkret qëllimi im ishte nxitja e drejtuesve të CEZ për të mos zvarritur investimet që ishin jetike për shkak të dimrit ku kishim hyrë.
Lidhur me pretendimet se pas kësaj vizite u realizua ulja e çmimit nga ERE në favor të CEZ, më duhet të sqaroj se ERE ishte një institucion i pavarur nga Qeveria.
Jo vetëm kaq, por Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e kundërshtoi përmes KESH-it vendimin e saj në të gjitha gjykatat.
Për më tepër kjo përplasje e Qeverisë me ERE solli pasojë edhe dorëheqjen ose shkarkimin e Kryetarit të ERE.
Por kjo nuk i leverdis Altin Dumanit të përmendet edhe pse ishte te dëshmia ime sepse ai ka marrë detyrën e kamikazit të Partisë për të ndërtuar një tablo sinoptike fake, me qëllim montimin e akuzave politike pa prova.
Për 4 vite Dumani bëri çdo përpjekje për t’i marrë deklarime të rreme Kastriot Ismailit në burg kundër meje, por nuk ia arriti qëllimit.
Këtë e dinë të gjithë në burgun e Fierit dhe SPAK.
Në pamundësi për të provuar një fakt penal nga kjo çështje, SPAK lëshoi plot delinkuentë për të bërë kallëzime të tjera pafund për çështjet e lobingjeve, të deklarimit të pasurive, të çështjeve shëndetësore, etj.
Përfundimisht më duhet të deklaroj shkurt se në gjithë pretendimet që ngre SPAK-u për hetimet 20-vjeçare ndaj meje, ka vetëm dy raste që më duhet të sqaroj.
Mosdeklarimi sipas tyre i shpenzimeve të mia shëndetësore në vitin 2013 në Vjenë prej 7341 Euro.
Dhe në Nëntor 2014, shuma prej 7984 Euro në klinikën, Austri.
Pra bëhët fjalë vetëm për 15 mijë Euro total në 20 vite hetime.
Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.
Pastaj çdo gjë tjetër ishte vetëm një makinacion për të më veshur mua përgjegjësi që nuk më takojnë pasi me procesin e deklarimit të pasurisë apo shpenzimeve shëndetësore dhe mjekësore merrej ish-gruaja ime në mirëbesim të plotë duke patur edhe avokatin dhe noteren për këto çështje, por edhe shumicën e pronave.
Lidhur me lobingjet, siç e sqarova edhe në sallën e gjyqit, në dijeninë time çdo gjë është bërë sipas ligjeve shqiptare dhe amerikane dhe kurrë nuk kam autorizuar veprime të paligjshme.
Në sallën e gjyqit me shkresë konkrete demonstrova sesi kompania “McKeon Group” kishte regjistruar në FARA (Departamenti i Drejtësisë) një konkratë të nënshkruar nga një avokat greko-amerikan Fideszis, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI.
Në 20 Janar, Presidenti i “McKeon Group” i kërkoi zyrtarisht FARA (Departamenti i Drejtësisë) të korrigjonte atë marrëveshje pasi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z.Ilir Meta na tha se ky person s’ka qenë i autorizuar nga ai dhe LSI dhe se qëllimet e bashkëpunimit janë të tjera.
Po kështu më duhet të sqaroj se lidhur me dy kompanitë e lobimit të prezantuara nga shqiptaro-amerikani, Adrian Shatku, në dijeninë time çdo vendim i LSI ka qenë i ligjshëm në respekt të ligjit shqiptar dhe amerikan.
Nëse SPAK-ut i rezultojnë diferenca midis deklarimeve në KQZ dhe përfitimeve nga kompanitë e lobimit për interes të LSI-së, SPAK-u dhe FBI i kanë patur të gjitha mundësitë të verifikojnë se cilët persona ose kompani kanë paguar në USA dhe t’i vendosin në ndjekje penale.
Është e padiskutueshme që unë Ilir Meta të kem autorizuar dikë të bëjë veprime të tilla ose të kem patur dijeni.
Por SPAK-ut nuk i intereson e vërteta e përgjegjësisë por përpjekja për të krijuar tymnajën që përderisa këto janë deklaruar si shërbime ndaj LSI dhe Ilir Metës, paguesi është Ilir Meta, kur kjo është e pavërtetë dhe SPAK-u dhe FBI e dinë se cilët janë paguesit që duhet të përgjigjen para ligjeve shqiptare dhe amerikane.
Po kështu më duhet të distancohem me neveri nga aludimet dhe insinuatat që bën SPAK-u nga tabulatet e telefonave të sekuestruara ish-bashkëshortes time se unë kam ndikuar në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku dhe kam qenë në dijeni të përfitimeve nga ish-bashkëshortja ime.
Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e SPAK-ut për të shtuar një insinuatë më shumë në fletërrufenë e gjatë.
Akoma më i turpshëm është konkluzioni se unë kam përfituar nga kartat që ish-bashkëshortja ime p***a marrë dhe përdorur nga Adrian Shatku, gjë që s’do ta kisha lejuar kurrë.
Po kështu konkluzioni se Kryetari i Kuvendit ka ndërhyrë për të bërë një ndryshim ligjor në favor të një biznesmeni është absurd.
Procedura e ligjbërjes është e përcaktuar se si nis dhe konkludohet dhe roli i Kryetarit të Kuvendit është si ai i çdo deputeti tjetër në votim, në bazë të bindjes së tij.
Si nuk u shqetësua SPAK-u për shumë ligje me porosi dhe emra të përveçëm që bëri Edi Rama dhe u denoncuan nga Presidenti i Republikës?
Akoma më absurd është konkluzioni se meqënëse Kryetari i Parlamentit ka biseduar me Kryetaren e AKEP-it për shqetësimet e ngritura nga e vetmja kompani shqiptare në fushën e telekomunikacionit, PLUS, qënkan ndërhyrje për favorizim kur ankesa e tyre ishte se po diskriminoheshin nga kompanitë e huaja.
Ndërkohë që te PLUS, kishim aksionerë shqiptarë dhe shqetësim i tyre nuk mund të injorohej.
Si përfundim për sot, e gjithë Fletërrufeja e SPAK-ut kundër meje është një justifikim për të realizuar aktin e rrëmbimit dhe izolimit të thellë politik, me qëllim që në koordinim me Edi Ramën, Erion Velinë, SHISH dhe bashkëpunëtorët e tyre të infiltruar në Partinë e Lirisë të rrëmbejnë drejtimin e kësaj force politike, për ta kthyer në një freskore të regjimit.
Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë ndaj i kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, z.Tedi Blushi, Kryesisë dhe gjithë strukturave tona anembanë vendit, t’i japin përgjigjen e merituar këtij skenari ogurzi për demokracinë, se Partia e Lirisë nuk mund të bëhet Partia e Tradhtisë.

21/10/2024

🇦🇱 Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.
Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.
Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!
Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.
Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

20/10/2024
27/09/2024

Nga Ervis Zholi

Në një kohë kur integriteti dhe transparenca duhet të jenë në thelb të institucioneve tona, vendimi i gjykatës për të dënuar deputetin Ervin Salianji për kallzim të rremë është një sinjal i qartë i një sistemi që mbështetet në frikë dhe heshtje. Kjo është një skemë që promovon mbrojtjen e individëve të fuqishëm dhe pengon denoncimin e abuzimeve dhe korrupsionit. Kur institucioni i drejtësisë vepron si mjet për të ndëshkuar ata që guxojnë të flasin, ajo ndihmon në krijimin e një klimë të frikës dhe mosbesimit, duke e dëmtuar rëndë demokracinë.

Denoncimi i Salianjit për trafikantët e drogës, përfshirë vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, tregon një guxim të jashtëzakonshëm në një mjedis ku korrupsioni dhe influenca e krimit të organizuar janë të thella. Në vend që të mbështeten denoncuesit, institucionet e drejtësisë e shohin atë si një kërcënim për status quo-në, duke e bërë kështu të vështirë për çdo qytetar të besojë se ka rrugë për të kërkuar drejtësi. Kjo situatë është një pasqyrë e një pushteti autoritar, ku frika e ndëshkimit e mban shoqërinë të heshtur.

Në përfundim, duhet të pranojmë se ky është një moment kritik për vendin tonë. Kur gjykata shërben si një mjet për të ndëshkuar guximin dhe ndershmërinë, ne e gjejmë veten në një situatë të rrezikshme. Kjo nuk është vetëm një çështje e një ndëshkimi individual, por një sulm në vetë thelbin e demokracisë. Duhet të ngrihemi dhe të kërkojmë llogaridhënie, përndryshe rrezikojmë të kthehemi në një regjim ku denoncimi i korrupsionit do të jetë një akt i rrezikshëm, dhe ku qytetarët do të kenë frikë të flasin.

26/09/2024

I kam mundur në çdo përballje elektorale, e në çdo debat publik.
I kam mundur e treguan sa frikë më kishin!
Kam denoncuar me forcë çdo padrejtësi, pa kompromis, pa frikë e përballë çdo segmenti të mafies!

Ky vendim nga gjyqtarë mjeranë, që shesin dinjitet e profesion vetëm për karrige, më bind dhe më shumë që kam pasur e kam të drejtë.

Sepse prokurori dhe gjykatësi i çështjes ndaj meje, doli ballëhapur në publik me një shenim të gjatë, duke treguar pa teklif se ai e vuri në skenë këtë farsë juridike, këtë proces politik dhe se ishte ai që mori vendimin.
Ky është Edi Rama.
Edhe më heret si në seancen e fundit në Kuvend, ai kërcenoi kolegë me vendimin qē kishtë marrë ndaj meje. Fare hapur.

Nëse nuk është ai autori i ketij ndeshkimi, ku e dinte dy javë më parē se çfarë do të shpallej sot.

Dënohem se denoncova vëllain i Ministrit të Brendshëm.
Dënohem nga kunata gjyqtare e zv/Kryeministres dhe gjyqtari ish përfaqesues i PS në KQZ që e sh*ti shpirtin, integritetin vetëm se i kanë premtuar Gjykaten e Lartë!
Nëse ky nuk eshte akt politik, cfare mund te jete tjeter!

Rama një burracak që kërcënon nga fuqia që i ka dhënë vjedhja e gjithë pushteteve në menyrë tinzare e korruptive. Një burracak që kerkon të ruajë nderin e tij të shyqer nga krimi e korrupsioni, duke mbyllur gojën e kritikëve, kundershtarëve.

1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin që kam bërë. Se kjo êshtë korsia që kam ndjekur e do të ndjek deri në fund të aktivizimit tim publik e politik, kundër krimit e korrupsionit.
Kurse ti që ke gjithe institucionet e zyrat nê dorë, sa më shumë e shton këtë sundim, aq më larg je të qenit burrë shteti. Dhe ke për të ikur shpejt nga këto ndere e privilegje pa pikën e lavdisê, dhe askush nuk do të gjendet për të treguar një grimcë respekt për ty.

Kurse unë do të jem aty për të treguar të vertat e lidhjeve të tua me krimin, me trafikantêt e drogës, me bandat, që janë shemtitë e dëmet më të medha që dikush i ka bërë ndonjêherê ketij vendi. Ora është kthyer përmbys e për ty ka nisur numërimi mbrapsht. Për mua, thjesht një pengesê nê rrugen e gjatë që kam perpara, që kam për ta kapercyer dhe këtē si shumë kurthe e leqe të tjera që ti je mësuar tê ngresh për ata që nuk mendojnë si ti.

Në luftë ka dhe sakrifica!
Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin.
Jam i pari politikan i dënuar ngaqë kam pasur të drejtë, ngaqë kam mbrojtur interesin publik.

P*s nuk me bejne dot te pistet!
Nuk kam pasur kurrë asnjë post, asnjë tender, nuk kam mbi shpinë as sh*tjen e miqve as sh*tjen e shokve, e vëllezërve. Madje as jashteqitja s’më bie erë korrupsioni e droge.
Jam brezi i ri politikes që nuk më kërconon dot me dosjet e SHISH-it, Sigurimit të Shtetit, dhe as jam hetues apo prokuror i komunizmit, e as i kapur nga krimi e llumi!

Opozitës i dhanë burg për shpifje!

Në fakt shpifësinë e gojës që spërkat me stërkalat e pështymës me erë, korrupsioni e pleqerie që qelb pa e nuhatur vetëm duke e parë, nuk e lani dot!

Sepse trafikant droge ishte, trafikant droge është e trafikant do mbetet!

E vetmja ndjesë keqardhje që kam sot është për familjarët e miqtë e pafundëm që janë shqetësuar atyre e mijëra demokratëve, i detyrohem!

Demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor nuk do ta mposhtin dot! E sotmja për mua është medalja më e lartë që më ka dhënë regjimi, për demokratët e qytetarët kambanë për zgjim!
Ne do ja dalim ✌🏻

21/08/2024
01/08/2024

Një qytetar ka raportuar se në Bode, njësia Adminiatrative Gore, Bashkia Maliq, zjarri i nisur që më 27.07.2024 është ende aktiv.

Sipas tij ka patur dëme të shumta, vlerësimi i të cilave nuk është bërë ende.
Qytetari ndër të tjera shkruan:

"Temperaturat lokale varjonin mbas shiut te dt 26 me 25 grade Celsius , pra ky argument mjafton qe zjarri eshte i qellimshem , gojat e liga thone ose per te fshehur gjurmet e hashash*t ose per ti liruar vendin ndertimit te nje hidrocentrali . Dje ne terren per shuarjen e zjarrit ishin 7 persona nga Njesia Administrative , 9 nga Zonat e Mbrojtura , 8 nga sherbimi pyjor i bashkise Maliq dhe 16 nga Sherbimi Zjarrfikes"

30/07/2024

Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në fakt në Shqipëri mund të quhet “Erion Veliaj me ‘5D’”. Dikush do të thotë është krahasim i pasaktë.

Në fakt personat e dosjes “5D” ishin drejtorët kryesorë të Veliajt dhe ishin hajdutë. Ata kishin një kompani “5D”, se ishin 3, se ishin 5, se ishin 10 drejtorë apo ishin 40 nuk ka rëndësi.

Tashmë në Bashkinë e Tiranës simboli kryesor i saj është simboli i hajdutit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i vetëquajturi zdroms, e ka pranuar publikisht se është kreu i organizatës, pra drejtonte bashkinë ku kishte një tufë drejtorësh hajdutë që kishin dosjen “5D”.

Me rregull treshi ose jo Erion Veliaj është kryetari i organizatës së hajdutëve. Hajdutët kishin “5D”-në dhe ishin drejtorët e Erion Veliajt, ishin njerëzit e tij, ata që drejtonin PS-në në Tiranë, ishin ata që drejtonin zgjedhjet në Tiranë.

Erion Veliaj me “5D”-në është kryetar i organizatës me plot hajdutë.

Është “Alibaba me 40”, është “Alibaba me 10” apo me më shumë brenda, fakti është që Erion Veliaj është kreu i kësaj organizate.

Deri tani dimë që SPAK-u ka hetuar dhe po heton disa dosje me kryebashkiakun e Tiranës ku më të famshmet janë “5D” dhe “inceneratorët”.

Kjo e dyta ka me dhjetëra të burgosur dhe janë gjetur mënyrat se si ata pastronin paratë apo vidhnin taksat e shqiptarëve, por ai që i paguante këto para, ai që inicioi këtë projekt, ai që firmoste dhjetëra miliona euro nga dherat, ai që dirigjonte shpërndarjen e parave nga inceneratori i Tiranës, ende nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe emri i tij është Erion Veliaj me “5D”, por te “5D” nuk futen vetëm 5 emra, por futen inceneratorët, shembja e teatrit, shembjet te “5 Maji”, kullat dhe subjekti që ka emrin e vërtetë “5D”, i drejtorëve, bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakut të Tiranës.

Historia e Alibabës me 40 hajdutë e përmbledhur shkurt

Ali Baba dhe Dyzet Hajdutët është një përrallë folklorike e shtuar në botimin e “Një mijë e një netë” në shekullin e 18-të nga përkthyesi francez Antoine Galland, i cili e dëgjoi atë nga tregimtarja maronitja siriane Hanna Diyab.

Në versionin origjinal, Ali Baba është një druvar i varfër që zbulon sekretin e thesarit të hajdutëve në një shpellë duke mësuar dhe fjalët magjike që hapej dhe mbyllej dera e shpellës, me frazën e famshme "Hapu sesame".

Ali Baba ynë me "hapu sesame" hapte 5D- të me drejtorët e tij për të vjedhur shqiptarët dhe me paratë e hajdutërisë siguron pushtetin.

Ali Baba në atë përrallë mbeti i vetmi që e di sekretin e thesarit në shpellë dhe si mund ta përdorë atë.

Si Zdromsi i Tiranës dosjen 5D./ CNA

Address

Dushar
Korçë
8GG2M97J+W2

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dushar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share