A News Dega Kavajë

A News Dega Kavajë A News një portal gjeneralist me lajmet më të fundit nga vendi,rajoni dhe bota! Për tu informuar sa më parë,qëndroni me A NEWS!

Forumi Rinor i PD dega Kavajë, mbledh shtabin e të rinjve dhe ndez motorrët për fitoren e kandidatin Fisnik Qosja me 14 ...
08/04/2023

Forumi Rinor i PD dega Kavajë, mbledh shtabin e të rinjve dhe ndez motorrët për fitoren e kandidatin Fisnik Qosja me 14 Maj!

Ditën e sotme mblodhëm shtabin drejtues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dega Kavajë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit!
Energjia, pozitiviteti dhe sinqeriteti i të rinjve, janë absolutisht lokomotiva dhe uragani i fitores së padiskutueshme të Bashkisë Kavajë dhe kandidatit tonë Fisnik Qosja, për t’i rikthyer shpresën dhe dinjitetin qytetit tonë të dashur.
Ne, kemi vendosur që të ardhmen tonë, ta krijojmë këtu, në tokën tonë, në vendin ku lindëm dhe u rritëm, ndaj dhe të gjithë së bashku do t’i dalim Zot Kavajës!💙✌🏻





Shkruan kryetari i FRPD Ibrahim Skuqi në facebook.

Skandal në Kavajë/ Myftiu fut në xhami kryetarin e bashkisë për fushatë, e kthen në sallë mbledhje të PS!“Prifti” që kër...
22/03/2023

Skandal në Kavajë/ Myftiu fut në xhami kryetarin e bashkisë për fushatë, e kthen në sallë mbledhje të PS!

“Prifti” që kërkon të bëhet “Hoxhë”, vetëm për vota!

Kryetari në ikje i bashkisë së falimentuar Redjan Krali ka kryer aktin më të shëmtuar ndaj besimtarëve muslimanë, duke mbajtur ligjërata politike në shtëpinë e zotit, çka është krejtësisht e ndaluar brenda ambienteve të një Xhamie.

Kjo fyerje e rëndë ndaj besimit tonë është një tregues i pahijshëm i përdorimit të fesë për qëllime politike.
Kishim dëgjuar për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale, por kurrë nuk e kishim menduar se do arrinim deri pikën e shëmtuar të dhunimit të besimit fetar, vetëm për disa vota më shumë në kutitë e votimit.

Ky individ, që e ka treguar se nuk ka aspak lidhje me politikbërjen, duhet të dalë menjëherë dhe të kërkojë falje publike për këtë gjest të paprecedentë në 33 vite të demokracisë dhe lirisë së besimit.
(Denoncim i PD dega Kavajë)

Kandidati për kryebashkiak Fisnik Qosja: Me demokratët dhe mbështetësit tanë të zjarrtë në lagjen Sallbeg!Rrugës tonë dr...
10/02/2023

Kandidati për kryebashkiak Fisnik Qosja: Me demokratët dhe mbështetësit tanë të zjarrtë në lagjen Sallbeg!

Rrugës tonë drejt fitores i bashkohen çdo ditë e më shumë qytetar të çdo kahu politik. Të rinj e të reja, burra dhe gra, profesionist të çdo sektori, të moshuar, gjyshër dhe gjyshe. Të gjithë kanë shpresë tek ne, të gjithë duan të kontribuojnë për ndryshimin shumëdëshiruar!

Të gjithë bashkë do t’i prijmë ndryshimeve të mëdha që na presim!

Fisnik Qosja





Kreu i PD Kavajë Hysen Kadiu: Gjatë takimit me Demokratë në Njësinë Administrative Helmas.  🤝📍Helmasi, Memzotaj, Shtodhë...
10/02/2023

Kreu i PD Kavajë Hysen Kadiu: Gjatë takimit me Demokratë në Njësinë Administrative Helmas. 🤝

📍Helmasi, Memzotaj, Shtodhëri, Çeta, Momëli dhe fshatrat panoramike rreth tyre, 🏞️ kanë potenciale të pazhvilluara dhe vuajnë nga mungesa e theksuar e investimeve dhe mbështetjes nga Bashkia Kavajë, duke e kthyer në një zonë të shpopulluar e të braktisur masivisht, tashmë, jo vetëm nga të rinjtë…

Ky realitet i trishtë, me Fisnikun në krye të Bashkisë, shumë shpejt do të marrë fund! ✅
Së bashku do t’i dalim zot vendit dhe nga nesër nisim marshimin tonë drejt kryeministrisë! ✌️





30/07/2022

Home Aktualitet Një spiker la... Aktualitet Një spiker lajmesh në garën për kreun e FRPD-së, Kariqi: Jam një i ri plot energji dhe besim By redi - July 28, 2022 0 0 Facebook Twitter Email Në garën për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është edhe spikeri i lajmeve në...

Arnold Kariqi kandidon për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë!“Të dashur miq dhe dashamirës!K...
28/07/2022

Arnold Kariqi kandidon për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë!

“Të dashur miq dhe dashamirës!

Kontributi im familjar në Partinë Demokratike ka nisur që prej vitit 1990 e i trashëguar ndër breza, me bindjen e plotë se ajo është dhe mbetet e vetmja parti që përfaqëson interesin tonë kombëtar, ndërtimin e shtetit të së drejtës, garantimin e lirive themelore, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe prosperitetin e të gjithë kombit!
Në rrugëtimin tim shumëvjeçar në PD, me krenari dhe vendosmëri i kam shërbyer bindjes sime si një qytetar i lirë që beson se vendi i tij, një ditë do të jetë shumë më i mirë se ky i sotmi!

Që në fëmijëri, kur as të drejtë vote nuk kisha, angazhimi im ka qenë i palodhur e palëkundur fushatë pas fushate, qoftë ajo fituese apo humbëse!
Që nga mbështetës pa kushte, anëtari i thjeshtë e deri tek anëtar i seksionit e grupseksionit, sekretar e kryetar i saj, anëtar i kryesisë së PD e sekretar i FRPD dhe kryetar i saj në Kavajë, e së fundmi anëtar i Këshillit Kombëtar.

Sot, kam vendosur që me shpirt dhe sinqeritet, të j*p një tjetër kontribut për demokratët dhe vendin tonë, duke shpallur kandidaturën time për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Unë si një i ri plot energji dhe besim, kam dëshirën dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuoj me krenarinë më të madhe për këtë organizatë, sepse bën pjesë në partinë që në thelbin e saj ka vlerat themelore të konservatorizmit, të familjes tradicionale Shqiptare, dinjitetin njerëzor, humanizimin e solidaritetin shoqëror dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës fetare!

Partia Demokratike mbetet aseti më i çmuar i Shqipërisë në këto 32 vite demokraci.
Të mos dorëzohemi dhe të mos reshtim së punuari për ta shndërruar atë, në alternativën e shpëtimit të vendit dhe rikthimit të shpresës së Shqiptarëve!
Së bashku, për 🇦🇱✌🏻”
Shkruan anëtari i Këshillit Kombëtar të PD në facebook!

Berisha: Leter e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith.Shkelqesia Juaj...
23/07/2022

Berisha: Leter e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith.

Shkelqesia Juaj!

Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vulgare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une akuzohem per korrupsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.

E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.

Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!

Absurde, per te thene me te pakten!

Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.

E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.

Me kete rast, ju ve ne dukje se perdorimi per te me akuzuar mua per korrupsion i emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, perben nje fyrje per çdo shqiptar, çdo britanik, çdo europian, çdo amerikan dhe per çdo qytetar te botes qe beson ne presumimin e pafajsesise, parim ky i sanksionuar qe nga Carta Magna, dhe pas saj, ne te te gjitha dokumentat e tjera nderkombetare per te drejtat e njeriut por qe ju ja mohoni nje qytetari te vendit tuaj me qellim shpifjen ndaj nje personi tjeter.

Kjo perben nje skanadal te rende dhe akt te mirfillte korruptiv qe ka per qellim final te zgjase ditet e qeverise me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. Me kete rast, dua t’ju siguroj ju dhe qeverine e Madherise se Saj per te cilen ruaj respekt te vertete, se me te gjithe mundesite e mia modeste, nuk do resht se luftuari per te bindur shqiptaret se korrupsioni, krimi i organizuar dhe sh*tblerja e votes jane armiqte e lirise, demokracise, dinjitetit dhe te ardhmes se tyre.

Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem te komentoj akuzen tuaj politike per lidhjet e mia me krimin pa sjelle asnje fakt pasi per kete flet shume me gjate e me thelle heshtja juaj per rekordet me te zeza te narkoqeverise qe po zbras Shqiperine me shume dhe me shpejt sesa nje lufte. Por, ju bej me dije se jeni zyrtari i pare ne bote qe e thoni nje gje te tille dhe se akuza te tilla nuk jane artikuluar ndonjehere as nga kundershtaret e mi, lidhjet e te cileve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo dite.

E mbyll kete leter me lutjen dhe kerkesen time per Shkelqesine Tuaj, Ambasador King-Smith dhe qeverine e UK, qe çdo prove, fakt apo dokument qe dispononi apo qe mund te siguroni nga kushdo ne bote, ti paraqisni prane gjykatave shqiptare ose britanike.

Me konsiderate,
Sali Berisha

Berisha: Do t’ju rikthej shpresën Shqiptarëve!Rama shpopulloi vendin, s'garanton minimumin jetik! Rritja e fëmijëve për ...
19/07/2022

Berisha: Do t’ju rikthej shpresën Shqiptarëve!Rama shpopulloi vendin, s'garanton minimumin jetik! Rritja e fëmijëve për emigracion po shkatërron të ardhmen e kombit.

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi në një takim me fermerët e Belsh*t se qeveria e Edi Ramës ka shpopulluar vendin. Kreu i PD tha se në Mirditë janë regjistruar vetëm 120 fëmijë në klasë të parë dhe kjo tregon se të rinjtë kanë ikur nga Shqipëria.

Më tej Berisha tha se duke rritur fëmijë për emigracion, do të jemi një vend pa të ardhme. Sakaq, Sali Berisha tha se Rama nuk i garanton shqiptarëve minimumin jetik.

"Shpopullimi i vendit problemi më dramatik me të cilin përballemi. Në Mirditë, rreth që fillon te ura e Matit dhe përfundon në kufi me Kukësin, në klasë të parë kanë hyrë 120 fëmijë, kjo është ajo që po na ndodh ne.

Largim masiv i popullatës, i të rinjve në këtë rast, gjithçka, treguesi më kryesor i ndryshimit për qeverinë e ardhshme do jetë treguesi demografik.

Grafiku tregon se 2007-2014 popullsia filloi të rritej vit pas viti. Themelore që ne të kthejmë shpresën te shqiptarët, por kjo shpresë nuk kthehet nëse ata nuk marin shpërblimin që meritojnë.

Nëse nuk çlirojmë shqiptarët nga tirania e varfërisë, shqiptarët do kërkojnë diku tjetër, në një botë të hapur.

A ka mundësi kjo të bëhet, absolutisht ka mundësi, së pari nëse qeveria do të çlirojë qytetarët e vet nga barra dhe dhimbjet e varfërisë, tu garantojë minimumin jetik."-tha Berisha.

Nga Sekretari i Përgjithshëm, nën/Kryetarët e deri tek Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Këshilli Kombëtar zgjedh drejtu...
03/06/2022

Nga Sekretari i Përgjithshëm, nën/Kryetarët e deri tek Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Këshilli Kombëtar zgjedh drejtuesit e rinj të strukturave në PD!

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjen e strukturave drejtuese në Partinë Demokratike.

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, u zgjodh, Flamur Noka. Në postin e nënkryetarit u zgjodhën Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Sekretar Organizativ u zgjodh Ervin Minarolli.

Sekretar për Organizatat Partnere është zgjedhur Megi balliu me 103 vota.

Ndërkohë në postin e Sekretare për Luftën Kundër Korrupsioni fituese u shpall Ledia Mandia.

Për Sekretariatin për të Drejtat e Njeriut fitues u shpall Bislim Ahmetaj.

Sekretar për Integrimin Europian është zgjedhur Edmond Spaho i cili ika marrë 107 vota.

Sekretar për Marrdhëniet me Publikun është zgjedhur Jola Hysaj me 111 vota.

Sekretar për ish-të Përndjekurit Politik është zgjedhur Lorenc Luka me 112 vota.

Sekretar për Emigracionin dhe diasporën u zgjodh Indrit Hoxha, i cili mori 104 vota.

Sekretar për Pushtetin vendor u zgjodh Ylli Hasani.

Sekretar për Çështjet Zgjedhore u Zgjodh Ivi Kaso.

Për Kryetar të Gjykatës së Apleti të PD, u zgjodh Adriana Kalaja me 126 vota.

Anëtarë janë zgjedhur Elton Bano 144 vota, Anxhela Malko 135 vota, Ledio Nuraj 127, Gledis Çela 83 vota, Arenc Berati dhe Shaqir Manjani.

🔹Partia Demokratike e Shqipërisë

22/05/2022
Thirrja e fortë e Berishës: Bashkohuni me ne, ta përmbysim, me siguri e ndryshojmë këtë gjendje!Lideri historik i Partis...
21/05/2022

Thirrja e fortë e Berishës: Bashkohuni me ne, ta përmbysim, me siguri e ndryshojmë këtë gjendje!

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë para zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, i ka përcjellë një mesazh të fortë sot, jo vetëm demokratëve, por të gjithë qytetarëve shqiptarë, që e kanë humbur besimin se ndryshime rrënjësore mund të bëhen në Shqipëri.
“Një thirrje zemre për të gjithë ju miq”, – u drejtohet Berisha shqiptarëve ku shprehet:
“Pasioni ynë është liria e shqiptarëve. Ne e vazhdojmë këtë betejë, e vazhdojmë këtë mision më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD, si një lëvizje e fuqishme që do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t’i thotë vetes “të bashkohem me këtë lëvizje”, “të mos them më kurrë ç’më duhet mua”, “të mos them më kurrë s’ke ç’i bën. Kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri! Kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, e rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar. Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre , me urtësi, me mençuri, me njerëzi! Të bashkohen me ne”, thekson lideri historik i PD-së.

Kryetari i PD Kadiu: Kavajën po e zhbëjnë si qytet!Ka ardhur momenti, që me ju, bashkëqytetarë, të ndaj një shqetësim, i...
04/05/2022

Kryetari i PD Kadiu: Kavajën po e zhbëjnë si qytet!

Ka ardhur momenti, që me ju, bashkëqytetarë, të ndaj një shqetësim, i cili na prek të gjithëve.
Që Kavaja jonë është parë me përbuzje dhe përçmim nga kjo qeveri është fare e qartë dhe qytetarët tanë tashmë e kanë kuptuar këtë.
Vendimi i fundit për eleminimin e qendrës së shërbimeve “ADISA” dhe për largimin e Drejtorisë së Kadastrës jashtë qytetit janë pjesë e një sërë aktesh politike, të cilat po e zhveshin Kavajën nga institucionet!

Periodikisht, qytetit tonë kanë filluar t’i presin krahët duke e zhveshur nga institucionet kryesore, të cilat i j*pin peshë një qyteti!
E para që e dërrmoi atë ishte Reforma territoriale, që la jashtë Bashkisë zona dhe pika strategjike të saj, të cilat historikisht kanë qenë pjesë e Kavajës.
Vazhduan më vonë duke zhbërë dalëngadalë Spitalin e qytetit dhe duke e kthyer nga një Spital Rajonal të pajisur me të gjitha kushtet bashkëkohore, në një Qendër shëndetësore, ku edhe për një operacion të thjeshtë duhet të shkosh me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërkohë që të rinjtë që mbaronin studimet mjekësore i degëdisën rrugëve të Europës.

Më pas rradhën do ta kishin Gjykata e rrethit dhe Drejtoria Arsimore. Të dyja këto institucione të rëndësishme po i largojnë nga qyteti ynë për t’u vendosur në Durrës.
Të parën me anë të Reformës gjyqësore, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti, si pasojë e së cilës qyteti ynë do të mbesë pa gjykatë.
Ndërkohë Drejtorinë arsimore e kanë zëvendësuar me një zyrë vendore, të varur nga Drejtoria në Durrës, e cila nuk ka asnjë lloj kompetence në vendimmarrje.
Këto janë manovra burokratike dhe politike, të cilat qëllim të tyre kanë vetëm bërjen më të vështirë të jetesës së qytetarëve të Kavajës.
Sikur këto të mos mjaftonin, dashakeqësia e qeverisë ndaj Kavajës nuk mund të mbetej me kaq.
Rradhën do ta kishte institucioni i “Kadastrës” dhe zyra e shërbimeve “ADISA”.
Këto dy institucione jetike nuk do të gjenden më në qytetin tonë, por shërbimet e tyre do të transferohen jashtë qytetit.

Të gjitha këto akte politike janë një hakmarrje e pastër ndaj Kavajës, ndaj shpirtit rebel dhe antikomunist që gjendet në ADN-në tonë. Ashtu si në Komunizëm, kur Kavaja shikohej me përbuzje dhe konsiderohej si një qytet i dorës së dytë, njejtë dhe tani bijtë e etërve ndërmarrim akte në urrejtje ndaj qytetit tonë duke u përpjekur për ta zhbërë vlerën e Kavajës si qytet!
Kryetari i Bashkisë dhe deputeti i zonës duhet të kishin ngritur zërin për këtë padrejtësi dhe përçmim që po i bëhet qytetit sepse pavarësisht mënyrës se si janë zgjedhur, gjë që dihet nga të gjithë, në fund të ditës janë shërbëtorë të qytetarëve dhe duhet të jenë protektorë të interesave të tyre.
Por asgjë nuk bënë!
Duke qenë të lidhur pas karriges dhe pushtetit, duke parë vetëm interesin dhe pazaret poshtë tavolinave, jo vetëm që nuk kanë guxuar të ngrenë zërin, por vazhdojnë të fshihen pas fasadës së shëmtuar të “punëve publike”, ku asgjë publike nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë më e rëndësishme se shërbesa ndaj qytetarëve.
Fakti se janë jo më shumë se një zgjatim i pushtetit qëndror, i cili i përdor për interesa të tij, harrojnë se një ditë përballë qytetarëve do j*pin llogari edhe për këtë!

Kavaja nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një shtojcë si ata po përpiqen ta trajtojnë, duke i gllabëruar çdo gjë, por ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti me vlera të papërsëritshme, autentike dhe qytetare.
Askush nuk do mund të devijojë interesin qytetar dhe dëshirën e tyre për ta parë qytetin ashtu si ai e meriton.
Kavaja ka memorie!
Ajo kurrë nuk do ta harrojë padrejtësitë që i janë bërë këto vite dhe është e afërt koha, kur qytetarët do të ndëshkojnë me votë, ashtu si kanë bërë gjithmonë, këta shërbëtorë të qeverisë, të cilët e dinë edhe vetë që për ta po fillon numurimi mbrapsh.

Shkruan kreu i PD Kavajë Hysen Kadiu në facebook!

Sali Berisha vjen në Kavajë për iftar!
27/04/2022

Sali Berisha vjen në Kavajë për iftar!

PD DEGA KAVAJË NJOFTONTë dielën e 17 Prilllit, zhvillohet procesi zgjedhorë për zgjedhjen e kryetarit të ri te deges se ...
15/04/2022

PD DEGA KAVAJË NJOFTON

Të dielën e 17 Prilllit, zhvillohet procesi zgjedhorë për zgjedhjen e kryetarit të ri te deges se Partise Demokratike në Kavajë!
Ftojmë të gjithë demokratët të marrin pjesë.

Kandidatet në garë:
Eris Xhihani
Hysen Kadiu
Rudin Hylviu

(Votuesit te pajisur me mjet identifikimi, karte ID ose pasaporte)
Adresa: Ish-Shtabi i pergjithem elektoral pranë selise se PD, kati i dytë!

Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur✌🏻
🔹Partia Demokratike dega Kavajë🔹

PD KAVAJE NJOFTONE diel, 17 Prill, nga ora 08:00 deri ne 18:00, demokratet e Kavajes i drejtohen kutise se votimit per z...
13/04/2022

PD KAVAJE NJOFTON

E diel, 17 Prill, nga ora 08:00 deri ne 18:00, demokratet e Kavajes i drejtohen kutise se votimit per zgjedhjen e kryetarit te ri te deges se Partise Demokratike!
Kandidatet:
1.Eris Xhihani
2.Hysen Kadiu
3.Rudin Hylviu

(Votuesit te pajisur me mjet identifikimi, karte ID ose pasaporte)
Adresa: Ish-Shtabi i pergjithem elektoral perbri selise se PD, kati i dyte!

Me te bashkuar, me te forte, me te hapur✌🏻
Partia Demokratike dega Kavaje.

Organizimi dhe ristrukturimi i degës së PD, ishte axhenda e takimit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dega Kavajë!...
09/04/2022

Organizimi dhe ristrukturimi i degës së PD, ishte axhenda e takimit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dega Kavajë!
Përfaqësuesi i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri teksa bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhjet për kryetarin e degës në 17 Prill, ftoi të rinjtë të jenë promotorë të bashkimit të demokratëve për ta rikthyer Partinë Demokratike fituese në betejën e afërt zgjedhore.
Kryetari në detyrë Arnold Kariqi njoftoi edhe përgatitjen e strukturës së FRPD për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së të rinjve të Kavajës!
Pjesëmarrja e rinisë në politikë përfaqëson treguesin më sinjifikativ të edukimit qytetar, të demokracisë pjesëmarrëse e përgjegjësisë qytetare, të së ardhmes së demokracisë dhe Shqipërisë.
Ndër të tjera, bashkimi ishte i vetmi refren i çelësit të fitores dhe rikthimit të PD-së në piedestalin e merituar!

Më të bashkuar, Më të fortë, Më të hapur!
Partia Demokratike e Shqipërisë✌🏻

(Njoftim nga zyra e shtypit të PD)

Demokratët e Kavajës zgjedhin kryetarin e ri të degës më 17 Prill!Njoftimi i PD dega Kavajë:Të nderuar anëtarë të Partis...
06/04/2022

Demokratët e Kavajës zgjedhin kryetarin e ri të degës më 17 Prill!

Njoftimi i PD dega Kavajë:
Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike dega Kavajë, në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Nr. 5/1 të Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, vijon procesi për riorganizimin e strukturave të PD në çdo degë të Shqipërisë.
Konkretisht:
- Kryetar i PD Kavajë (paraqitja e dokumentacionit për kandidim deri më 10 Prill);
- Anëtar Kryesie dhe Delegat në Kuvendin Kombëtar (paraqitja e dokumentacionit deri më 22 Prill).

KRYETARI I DEGËS SË PD NË KAVAJË, ZGJIDHET TË DIELËN E 17 PRILLIT!

Partia Demokratike dega Kavajë, ju fton të bëheni pjesë e !

Për çdo informacion, mund të kontaktoni me funksionarët/strukturat e partisë në territor. Gjithashtu selia e PD mbetet në dispozicionin tuaj çdo ditë nga ora 16:00-18:30!
Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur✌🏻
Ju faleminderit!
🔹Partia Demokratike dega Kavajë🔹

Sali Berisha shpalos projektin Berisha 3: Shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion!
05/04/2022

Sali Berisha shpalos projektin Berisha 3: Shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion!

Lideri i demokratëve shpalos projektin "Berisha 3": Shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion!

Teksa ka shfaqur publikisht ambicien për tu rikthyer në krye të PD, duke u deklaruar si një nga kandidatët në garë, liderit demokrat Berisha ka shpalosur projektin e tij që shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion.

Një arsye madhore që ja forcon bindjen se ai do të ketë sukses në këtë rikthim të tij është dhe merita që ja njeh vetes pa modesti, si personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën.

Sali Berisha: “Berisha 3” është projekt që shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion, të mos jenë më njerëzit që jetojnë në një nga vendet më të pasura me burime natyrore të Europës dhe të punojnë si argatë në tokat e të tjerëve. Në vitet 1992-1997, popullata në Shqipëri nisi të rritej, po ashtu si edhe të ardhurat për frymë. Atëherë u rrit shpresa, ashtu siç u rrit në periudhën 2007-2014. Prandaj, ky është projekt i madh për vendin, për ta integruar Shqipërinë në BE, për ta fuqizuar rolin e saj në NATO. Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së. Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën.

Sesi mund ta jetësojë këtë projekt duke qenë "non grata" në SHBA, Berisha thotë se kjo është në dorë të qytetarëve, andaj dhe i drejtohet genit shqiptar për ti bërë një analizë në retrospektivë sjelljes dhe qëndrimeve të tij politike.

Sali Berisha: Në një betejë që e konsideroj të një rëndësie jetike për PD-në dhe vendin, unë i drejtohem genit shqiptar. Cilido që shikon në retrospektivë, unë ky kam qenë në tërësi. Nëse në vitin 1998 unë kisha kundër të gjithë botën, të përfaqësuar nga OSBE, BE, të cilët dërguan një trojkë me mesazhin që unë duhet të largohesha, sepse isha pengesë e madhe për qeverisjen socialiste, atyre u kam dhënë përgjigjen që meritonin. Përpjekjet e mia për rikthimin e atëhershëm, shënojnë një nga sukseset më të pamohueshme në historinë e vendit. Nuk bëra asnjë lobing përveçse të bind shqiptarët. Isha i vendosur që të zbatoja ato vlera që kanë bërë të lira të gjitha kombet. Mbi këtë bazë, nga marrëdhënie pothuajse inekzistente me SHBA-në apo me vende të tjera, u arritën marrëdhënie kulmore. Kjo nuk ndodhi se unë kisha fuqi magjike, por sepse partnerët vlerësuan lart përpjekjet dhe reformat e qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, unë qëndroj pas vlerave të cilat i bëjnë shqiptarët më të lirë, të sigurtë dhe të begatë.

Berisha nënvizon se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë gjithçka që të presë marrëdhëniet me demokratët, që kur u ka servirur atyre barin.

Sali Berisha: Do ta këshilloj guvernatoren Kim, që në rast se dëshiron të ketë komunikim të sinqertë me ta, t’u kërkojë të falur demokratëve për shprehjen e diktatorit mizor Enver Hoxha, që përdori në gusht. Ajo ishte një frazë e mirëmenduar. Ose ajo e ka studiuar Enver Hoxhën, ose në rininë e saj ka patur lidhje me grupe marksiste-leniniste që qarkullonin veprat e autorit. Ajo ishte një përzgjedhje fraze për të ofenduar shqiptarët, të cilët, për shkak të varfërisë ekstreme që shkatoi diktatura e Enver Hoxhës, kanë ngrënë edhe bar në vend të ushqimit.

Deklaratat Berisha i bëri në studion e Debatit në A2 CNN me Alba Alishanin.

“Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme”, Berisha: Të rikthejmë PD në pushtet!Në foltoren e zhvilluar sot me emigrantët sh...
20/03/2022

“Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme”, Berisha: Të rikthejmë PD në pushtet!

Në foltoren e zhvilluar sot me emigrantët shqiptarë në Greqi, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme.

Sipas Berishës, PD duhet të kthehet në pushtet për procese të mëdha transformuese për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar.

Më tej ai tha se do të bëjë gjithçka për të patur një bashkëpunim të ngushtë me degët në Athinë.

‘”Sa më shpejt për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme dhe rikthyer partinë e idealeve tuaja në pushtet për procese të mëdha transformuese të Shqipërisë, integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian dhe shndërrimin e tij në një vend të zhvilluar. Unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë me degët tona në Athinë dhe kudo që ndodhen. Inkurajojmë nxitjen e tyre për një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që janë në mënyrë që ata të kenë rolin e tyre direkt në të gjitha zhvillimet e vendit. Vota e emigrantëve, ushtrimi i të drejtës së tyre do të jetë përparësia e parë e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

'Brava na ka tradhtuar', Berisha:Ju do keni përfaqësuesit në të gjitha organet drejtuese të PD!Lideri Historik i demokra...
20/03/2022

'Brava na ka tradhtuar', Berisha:Ju do keni përfaqësuesit në të gjitha organet drejtuese të PD!

Lideri Historik i demokratëve Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren' e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Gjatë takimit me qindra emigrantë u trajtuan çeshtjet që kishin të bënin me jetën e tyre në shtetin fqinj, siç ishin shkollat, sherbimet në ambasada, por edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe në qeverisjen Shqipërisë.
Nje qytetar duke ju referuar zhvillimeve në PD, tha se “Brava ka mbushur xhepat e tij pasi na ka tradhtuar ne”. Ndërkohë ai kërkoi një përfaqësim më të madh të emigracionit shqiptar në Greqi në organet drejtuese të PD.

Berisha tha se “dega e PD ne Athinë do të jetë njëlloj si degët e mëdha të PD në Shqipëri, në të gjithë vendimarrjen e në gjithçka tjetër”.

“Ju do këni përfaqësuesit tuaj në të gjitha organet vendimarrëse të Partisë Demokratike”, tha Lideri historik i demokratëve.

Vijon puna në PD-në e Kavajës!Pas Qerretit me demokratët e Golemit!Rithemelimi i PD, domosdoshmëria për afrimin e çdo de...
12/03/2022

Vijon puna në PD-në e Kavajës!

Pas Qerretit me demokratët e Golemit!
Rithemelimi i PD, domosdoshmëria për afrimin e çdo demokrati në alternativën e fitores.
Çdo njeri që pranon votën e lirë si të vetmen mekanizëm të bashkimit drejt fitores, është i mirëpritur në shtëpinë e demokratëve✌🏻

Partia Demokratike dega Kavajë!

Demokratët e Kavajës në gatishmëri për zgjedhjet e 6 Marsit! Mblidhen kryetarët dhe sekretarët e seksioneve.Partia Demok...
05/03/2022

Demokratët e Kavajës në gatishmëri për zgjedhjet e 6 Marsit! Mblidhen kryetarët dhe sekretarët e seksioneve.

Partia Demokratike dega Kavajë!
Së bashku për ndryshim, shpresë dhe fitore.
Në përgatitje për 6 Marsin, Voto Shtëpinë e Lirisë, opozitën e vërtetë të demokratëve!✌🏻
(Nga PD dega Kavajë)

Sali Berisha prezanton Hekuran Xhani kandidatin e demokratëve për Bashkinë Rrogozhinë!
12/02/2022

Sali Berisha prezanton Hekuran Xhani kandidatin e demokratëve për Bashkinë Rrogozhinë!

Berisha prezanton Ardian Mukën në Durrës: Në 6 mars, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë jetik ndryshimin!Lideri historik i ...
11/02/2022

Berisha prezanton Ardian Mukën në Durrës: Në 6 mars, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë jetik ndryshimin!

Lideri historik i PD, Sali Berisha prezantoi në Durrës kandidatin për kryetar bashkie Ardian Muka.

Berisha tha se kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' është përfaqësuesi më i denjë i qytetarëve durrsakë. Vendi e ka jetik ndryshimin, tha Berisha, me votën e 6 marsit.

"Kush e njeh Ardi Mukën ka për të vetëm fjalë të mira. Një qytetar që mishëron vlerat më të mira të qytetarisë së këtij qyteti, një demokrat që në të gjithë ecuirinë e tij qëndroi besnik idealeve demokratike, një biznesmen i suksesshëm, një qytetar i ndershëm, mbi të gjitha siç e tha vetë, një njeri që adhuron qytetin e tij, por para së gjithash qytetarët e Durrësit dhe të rrethinave të këtij qyteti. Ne vijmë sot për të kërkuar votën e durrsakëve me bindjen më të thellë se vota e tyre për Ardian Mukën do të jetë një votë e rëndësishme, jo vetëm për Durrësin, për qytetin, rrethinat e tij, por do të jetë një votë shumë e rëndësishme për mbarë Shqipërinë. Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetik ndryshimin", u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe te problematika që po shoqëron qytetin bregdetar ku në plan të parë qëndron betonizimi dhe rreziku i zhdukjes së resurseve natyrore të qytetit mijëra vjeçarë.

Nëse ne mendojmë një moment këto 8 vite, atëherë jam i bvindur se ajo që kemi nevojë për çdo tjetër është ndryshimi, para së gjithash, ndryshimi. Ne na duhet ndryshimi sepse në rast se i hedh një vështrim kësaj treve, këtij qyteti, portit, fushave përreth, trashëgimnisë mahnitëse, historike të qytetit, vështirë se mund të gjesh kund një territor në të cilën natyra dhe zoti të ketë qenë më bujar se me Durrësin.

E me gjithë këtë shtatin mijëra vjeçarë të këtij qyteti të mrekullueshëm, brigjet e tij, i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, jo erozioni, por betoni. Betoni nga lakmia, nga babëzia e papërmbajtur e një grupi njerëzish që i janë përveshur Durrësit në kurriz dhe duan të pasurohen me çdoi kusht, duke varrosur pasurinë e tij përrallore, duke i shndërruar plazhet mahnitëse në zona udhëtimi në horror, siç do të thoshte disa vite më parë një i huaj për plazhin e Durrësit", tha Berisha.

Vijon puna për ringritjen e PD-së me demokratët e  Kavajës!Ditën e sotme, i deleguari i komisionit të Rithemelimit Gent ...
06/02/2022

Vijon puna për ringritjen e PD-së me demokratët e Kavajës!
Ditën e sotme, i deleguari i komisionit të Rithemelimit Gent Strazimiri zhvilloi një takim me demokratët e grupseksionit të Bagos.
Bashkë sjellim shpresën dhe fitojmë✌🏻

Nga Partia Demokratike dega Kavajë.

NE TERREN ZBRET DOKTORI!Shtëpia e Lirisë!Sot Sali Berisha prezantoi  banoreve te Sukthit, Manzes, Ishmit  dhe Hamallajt ...
06/02/2022

NE TERREN ZBRET DOKTORI!

Shtëpia e Lirisë!
Sot Sali Berisha prezantoi banoreve te Sukthit, Manzes, Ishmit dhe Hamallajt kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” z Ardian Muka!
Durresin do jua kthejme qytetareve!

Arnold Kariqi dorëhiqet nga drejtimi i FRPD dega Kavajë!Të dashur miq dhe dashamirës!Kontributi im familjar në Partinë D...
10/01/2022

Arnold Kariqi dorëhiqet nga drejtimi i FRPD dega Kavajë!

Të dashur miq dhe dashamirës!
Kontributi im familjar në Partinë Demokratike ka nisur që në vitin 1990 e i trashëguar ndër breza, me bindjen e plotë se ajo është dhe mbetet e vetmja parti që përfaqëson interesin kombëtarë, ndërtimin e shtetit të së drejtës, garanton të drejtat dhe liritë themelore, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe prosperitetin e të gjithë kombit!

Në rrugëtimin tim shumë vjeçar në PD, me krenari i kam shërbyer bindjes sime si një qytetar i lirë që besonte se vendi i tij, një ditë do të ishte shumë më i mirë se ky i sotmi!
Fatkeqësisht, situata e tanishme të trishton.
Që fëmijë, prej 12 vitesh angazhim të palodhur e palëkundur fushatë pas fushate, qoftë ajo fituese apo humbëse!

Që nga mbështetës pa kushte, anëtari i thjeshtë e deri tek antëtar i seksionit e grupseksionit, sekretar e kryetar i saj, anëtarë i kryesisë së PD e sekretar i FRPD dhe së fundmi kryetar i saj.
Ama në jetë, njeriut i vjen momenti që të marrë një vendim, sado i vështirë qoftë ai.
Ndaj dhe unë, ditën e sotme kam vendosur të j*p dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dega Kavajë dhe të largohem nga angazhimi im aktiv në jetën politike!
Kjo PD e sotme nuk përfaqëson më demokratët.

Unë kam bindjen se i kam shërbyer me maturi, dinjitet e përkushtim një detyre me tejet përgjegjësi që të rinjtë demokratë më besuan që prej vitit 2016!
Dua të falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat e qytetit tim, bashkëpunëtorë të çdo lloj brezi që punuam së bashku pa menduar se një ditë do merrnim diçka në këmbim, por thjesht udhëhiqeshim nga idealet dhe dashuria jonë për PD-në, atë PD-në e dikurshme, kurrësesi këtë të sotmen.
Atë PD që sot, duhet të udhëhiqet nga vlerat themelore që mbart duke mos harruar se historia e arritjeve të saj të arta të cilat bëjnë krenar çdo demokrat, mban padyshim vulën e Sali Berishës! Ata që janë të destinuar të harrojnë apo mohojnë të shkuarën, padyshim nuk e meritojnë të ardhmen.

Disa i njihja, shumë të tjerë jo, ama u rritëm së bashku dhe sot ruajmë miqësinë dhe respektin e veçantë për njëri tjetrin!
Unë u jam mirënjohës nga zemra për gjithçka bëtë me mund e shpirt!
Pa ju, drejtimi i forumit do të ishte i pamundur.

Dua të falenderoj kryetarin e degës Isa Sakja për mbështetjen dhe besimin e tij që prej ditës së parë që unë mora drejtimin e forumit, falenderoj kryetarin e FRPDSH Belind Këlliçi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë këto vite!

Falenderoj nga zemra çdo demokrat, dashamirës që më qëndroi afër, më këshilloi dhe herë pas here edhe më kritikoi kur diçka nuk bëhej siç duhej.
Kam aq shumë për të falenderuar saqë do të më duheshin ditë e javë të tëra për ti shkruar, e sërish do harroja dikë.

Ky largim i imi nuk është një lamtumirë me PD-në, pasi atë, nuk do arrija ta bëja dot kurrë deri në frymën time të fundit!
Do jem krahë saj në çdo rrugëtim sado i vështirë qoftë ai.

Çdo i ri dhe e re që nesër aspiron drejtimin e FRPD, ta marrë atë me krenarinë më të madhe sepse bën pjesë në partinë që në thelbin e saj ka vlerat themelore të familjes tradicionale Shqiptare, dinjitetin njerëzorë, humanizimin e solidaritetin shoqëror dhe frymën e tolerancës e të bashkëjetesës fetare!
Kurrë mos e harroni!
Partia Demokratike, mbetet aseti më i çmuar i Shqipërisë në këto 31 vite demokraci.
Mos u dorëzoni dhe mos reshtni së punuari për ta shpëtuar atë nga kjo shpurë delinkuentësh që ka uzurpuar selinë e demokratëve sot!
Ju faleminderit nga zemra! 💙✌🏻

Shkruan Kariqi në facebook.

Address

Kavajë
2501

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when A News Dega Kavajë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby media companies


Other News & Media Websites in Kavajë

Show All